Londër. Kardinali Toran: “Me Islamin nuk jemi konkurentë, por shtegtarë drejt së vërtetës”.

Diaspora | Zef Prenka | 13.06.13 | 00:52

“Besimtarët, duke e ditur se njeriu nuk rron vetëm me bukë, janë të vetëdijshëm se duhet të japin një kontribut të veçantë në jetën e përditshme e se duhet ta bëjnë këtë së bashku, jo si kundërshtarë a konkurentë, por si shtegtarë drejt së vërtetës”. Këtë theksoi kardinali Zhan Lui-Toran, kryetar i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, duke folur, të mërkurën e kaluar në Londër, në takimin e tretë të ipeshkvijve dhe delegatëve të Konferencave ipeshkvnore të Evropës për marrëdhëniet me myslimanët, që përfundoi sot.

kardinali Zhan Lui-Toran, kryetar i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar Teksti vjen nga faqja e internetit http://sq.radiovaticana.va/news/2013/05/03/lond%C3%ABr._kardinali_toran:_%E2%80%9Cme_islamin_nuk_jemi_konkurent%C3%AB,_po/alb-688761 Radio Vatikani

Kardinali Zhan Lui-Toran, kryetar i Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar

Në takimin, organizuar nga Këshilli i Konferencave Episkopale të Evropës (Ccee) ipeshkvijtë e delegatët diskutuan për arritjet në dialogun me Islamin në Evropë, duke pasur më shumë parasysh breznitë e reja të myslimanëve. Të mërkurën në mbrëmje, kujton agjencia Sir, baronesha Sajeda Hysen Varsi, ministre për fenë e bashkësitë, Zyre e jashtme e Komunuelthit, u takua me pjesëmarrësit, në një darkë pune.

Ndërsa kardinali Toran, duke folur në hapje të takimit, kujtoi se për thellimin e dialogut ndërmjet të krishterëve e myslimanëve, ka rëndësi të dorës së parë vizita e Benediktit XVI në Liban, me takimin e krerëve fetarë myslimanë dhe krijimin e qendrës ndërfetare në Vjenë, që mund të jetë një kanal i ri, përmes të cilit mund të denoncohen shkeljet e lirisë fetare e, njëkohësisht, të inkurajohet e të përhapet përvoja pozitive.

AUSTRIA-SAUDI-ARABIA-KAICIID-RELIGION-DIALOGUE

AUSTRIA-SAUDI-ARABIA-KAICIID-RELIGION-DIALOGUE

Në sesionin e hapjes së punimeve foli edhe kryeipeshkvi i Bordosë, Zhan-Pierr Rikard. Peizazhi ndërkombëtar, tha prelati, ka ndryshuar shumë pas ‘Pranverës arabe’ në Egjipt e në Tunizi, pas luftës në Libi e shpërthimit sirian, me pasoja mbi gjithë Lindjen e Mesme. Për kardinalin e Bordosë, këto ndryshime nuk janë pa ndikime të fuqishme mbi opinionin publik të vendeve evropiane. Në Evropë ekzistojnë forma të ndryshme të dialogut ndërfetar: dialogu i jetës së përditshme, ai i veprave, përmes të cilave bashkëpunohet për zhvillimin e gjithanshëm të njeriut, ai i shkëmbimeve teologjike e, së fundi, dialogu i përvojës fetare, përmes të cilit njerëzit që besojnë në fenë e tyre, ndajnë bashkë pasuritë shpirtërore.
Në referatin e parë të takimit, don Andrea Paçini, sekretar i Komisionit për ekumenizmin dhe dialogun në Piemont-Vale d’Aosta të Italisë, theksoi: “Dialogu e kumtimi janë të dy të nevojshëm e të ligjshëm. Lidhen ngushtë, por nuk ndërshkëmbehen: nga njëra anë dialogu i vërtetë ndërfetar hamendëson dëshirën e të krishterit për ta bërë Jezusin sa më të njohur, që të mund ta duan të gjithë; nga ana tjetër, Krishti duhet kumtuar me frymën ungjillore të dialogut, pa agresivitet e pa përbuzje”. E, për t’i shprehur me dy fjalë arritjet e takimit, porosia që dialogu dhe kumtimi të dëshmohen në jetë.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen