Tronditëse: Vitaminat dhe mineralet e shpejtojnë vdekjen

Rrezore | admin | 15.10.11 | 10:47

Ekspertët deri tek një përfundim i tillë arritën pasi kishin përcjellë të dhënat e më shumë se 38.000 femrave, të cilat kishin marrë pjesë në studimin „Iowa Women’s Health“, hulumtim ky që kishte filluar në vitin 1986 e vazhdon edhe sot e kësaj dite. Femrat që e kishin marrë si shtesë në ushqim, mesatarisht ishin të rrezikuara 2,4 herë më shumë të vdesin pas moshës 19 vjeçe, për dallim nga ato femra, të cilat nuk e kishin marrë fare, thuhet në „Archives of Internal Medicine“.

Nuk jeni të vetëdijshëm për rrezikun

„Studimi ynë, sikurse edhe shumë të tjerë, tregojnë se ekzistojnë fare pak fakte se shtesat në ushqim mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kronike“, tha dr. Jako Mursu, epidemiolog nga universiteti shtetëror për shëndetësi i Minesotos.

„Njerëzve do t’ju këshillonim që të mendojnë nëse kanë nevojë për vitamina dhe minerale“, thekson dr. Mursu.

Kombinim helmues

Hulumtimi më i ri ka ndërlidhur disa vitamina dhe minerale me rrezik pak më të madh nga vdekja. Midis tyre janë vitamina B6, acidi folik, hekuri, magnezi, zinku dhe bakri.

„E dimë se sasia e vitaminave dhe mineraleve është helmuese në sasi shumë të madhe, përderisa marrja e tyre për një kohë të gjatë mundet të sjellë deri tek përfundimi i padëshiruar“, thotë ai. Rreziku i lartë nga vdekja ndoshta ndërlidhet me përqendrimin e përgjithshëm të substancave ushqyese që përmbajnë ata. Në fakt, shumica prej tyre mbajnë sasi shumë më të lartë se sa vetë ushqimet.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen