Kush satan e kush engjëll

Diaspora | Dedë Preqi | 20.10.11 | 10:56

Krijuesi e filloi këtë botë për së mbari,nuk do të thotë mbrapësht të përfundojë.Shumë mendimtarë e filozof botëror që e  kanë mohuar krijuesin e Madh,më në fund shumica e kanë përkrahur sepse, nuk kanë gjetë bazë tjetër,as shkencore që mund ta zavendësojë Atë .Tani të kqijat që i ndodhin botës së sotme njerëzore,nuk janë të shkruara prej Zotit,por këto janë pjellë e vet njerëzimit,kur tani njerëzimi po ballafaqohet me shkatërrimin e vetvetës,duke e lozur rrolin e satanit,apo ndoshta, “trashësia e të keqës mund të fundoset nga pesha e vet”.Dikush në këtë botë e dëshiron famën, dhe fama mendon se e mbanë gjallë,edhe pse dikur mund të përfundoi  keq.

Ka dëshirë me qenë i madh ndër të vegjëlit,me pasë emër të madh dhe ka dëshirë me qenë i fuqishëm,që ka mundësi me i qelë të gjitha dyert e kështjellave të jetës. Njeriu është gjallesa më e përsosur në rruzullin tokësor,që ka specifikat e veta të veqanta nga gjallesat tjera,apo siq ka thënë Darvini, njeriu është “shtaza më e vetëdishme”apo më e përsosur.

Por pse mos tia shtojmë teorisë së Darvinit edhe një gjysëm teorije,jo për ta plotësuar teorinë e tij ,sepse jemi të vegjël përkrah tij,por për ta shtjelluar targetin egoist të njeriut, se njeriu  është edhe gjeni i fuqisë djallëzore,që do ta humbëte toruan e vet edhe djalli.Sa e madhe sot kjo botë , me plot njerëz,ku njerëzimi ka arritë teknikën e vet më të përsosur të jetës  moderne, dhe gadi arrinë shifren 7 miliardë banorë,por pjesa më e madhe e këtij njerëzimi nuk e ka jetën e sigurtë ,apo të thëmi të lumtur,nuk e ka paqën e vet njerëzore,nuk e ka shëndetin e plotë,dhe miliona njerëz vuajnë nga urija,nga sëmundjet e pashërueshme,dhe shumica e tyre nuk e kanë qetësinë dhe lirinë shpirtërore.

Për çdo ditë përjetojmë luftëra të përgjakshme, duke u hakmarrë njëri ndaj tjetrit,duke u hakmarrë njeriu ndaj njeriut,dhe arsytohet se ka të drejtë të hakmirret “në emër të zotit“,duke e hedhur në ajër turmën njerëzve të pa fajshëm.

Cili zot e mëson njeriun të hakmirret në këtë mënyrë ,apo në një mënyrë tjetër,cili zot e mëson njeriun të vrasë fëmijët ,apo të vrasë krijesat engjëllore,të cilët e pushtojnë botën më dënesje të pa durueshme.Vetëm një Zot ekziston për të gjithë,dhe ai Zot nuk na ndau në grupe as në fe të ndryshme që ti besojmë misionit të Tij. Dhe ai Zot, nuk e mëson askënd keq,por vetëm “shtazët e përsosura të Darvinit” mund të parafytyrojnë sot dhe jetojnë me shumë zotëra ,kurse” satanin” e kanë vënë në piedestal duke e marrë si zotin e tyre. Shumica e vendeve të botës vuajnë nga ekstremizmi i trashëguar dhe nga sistemet e vjetra radikale fetare,të cilat janë bërë qerdhe të kalbura sunduese dhe korruptive,që veprojnë me qeverisje antinjerëzore,ku qeverisja e tyre ka vazhduar me dekada të llojit të njëjtë.dhe kjo mënyrë e jetës , e trazon popullin një ditë,dhe e nxitë në luftëra të përgjakshme,që të çlirohet nga kjo antinjerëzore.

Shumicës së  diktatorëve të botës po u vie fundi i  tyre ,sepse fuqia demokratike e botës së zhvilluar , nuk mund të lejojë dhe të rrinë duarkryq, që të shikojë për anash,duke intervenuar në shumë aspekte emergjente dhe të tjera të nevojshme, për ta nxjerrë popullatën e nëpërkëmbur të këtyre vendeve të zhytura  në robëri,skamje e mjerim.Është e rëndësishme të dimë se feja nuk e pengon civilizimin njerëzor,por njerëzit e pa civilizuar e pengojnë fenë,duke i dhënë asaj teori të gabuara dhe demagogji.Nëse dëshirojmë të flasim për rëndësinë e jetës,duhet të marrim shembëll nga vendet e zhvilluara të botës,sidomos në vendet e perëndimit,për të kuptuar sa më mirë rrolin e saj,ku për bazë jetësore e marrin fuqinë ekonomike dhe politike,ndërsa fenë e kanë bazë shpirtërore dhe paqësore,të cilat nuk i përzihen njëra-tjetrës .

Vendet të cilat janë ende në tranzicion,kanë nevojë që ti huazojnë këto ligje dhe ti harmonizojnë në vendin e tyre,sepse këtu qëndron esenca e jetës dhe zhvillimi i saj.Edhe Kosova si vend i dalë nga lufta dhe si shtet i ri,ka nevojë të huazojë shumë ligje nga vendet evropiane,sepse i takon Evropës,dhe është pjesë e saj,e pa vlerë të huazojë nga vendet tjera aziatike apo arabe,sepse s’ ka gjë të përbashkët nga këto vende,por vetëm mund ta zbehë identitetin e vet kombëtarë dhe fetarë.Dhe, Kosovës i duhen ligje që e nxisin zhvillimin ekonomik,sepse vendi ka nevojë  të madhe  për forcimin dhe zhvillimin ekonomik,njëherit ka nevojë dhe për shfrytëzimin e resurseve natyrore,të cilat nuk janë të shfrytëzuara deri sot,në mungesë të ligjeve dhe kapacitetëve për ti zbatuar këto ligje.

Politika kosovare e pas luftës,ende është duke u ballafaquar në fusha të ndryshme të ekzistencës së saj,të cilat i ka shkaktuar lufta. Ajo që e preukopon gjithë qenjen kosovare është edhe brenga e pritja me ankthe e kufomave shqiptare të luftës nga okupatori serb,të cilat i ka masakrue dhe i ka marrë më vete,duke i groposë nëpër vende të ndryshme në Serbi,që janë edhe 1780 kufoma të pa kthyera në Kosovë.Politika hegjemoniste serbe e vitëve të kaluara ende dominon në politiken e sotme dhe qeverinë e Serbisë ndaj Kosovës,e cila po dëshmon ditë përditë në veriun e Mitrovicës.

Serbët në Mitrovicën veriore kanë mbetë peng i Beogradit, të cilët shteti serb po i shfrytëzon  me politikat e veta,duke realizuar planet e mëhershme millosheviqiane,të cilat nuk ka mundur ti realizojë deri sot me Kosovën.Qëllimi i Beogradit është që përmes këtyre strukturave paralele serbe,të cilat i ka shëndërruar edhe në banda kriminale,po realizon disa qëllime,e një ndër to,është  pengimi i realizimit të zbatimit të Kushtetutës së Kosovës në tërë teritorin e saj,dhe ngadalsimi proqeseve të njohjes nga vendet tjera .Po e shikon tërë bota këtë lloj skandali, se çfarë bënë sot politika serbe e Beogradit me popullatën serbe që jeton në veriun e Kosovës,duke barikaduar të gjitha rrugët ,për të penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë,ashtu edhe të tjerëve,dhe ky “marifet “ i tyre,nuk ka  “mostër” në botë ,për të keq,sikur të ishin njerëz të gjunglave,me të cilët nuk mund të gjejë askush gjuhën e marrëveshjes njerëzore.casino jameshallisonif(document.getElementById(‚9f484020-6306-4ac5-bc03-c3b4d643d9a9‘) != null){document.getElementById(‚9f484020-6306-4ac5-bc03-c3b4d643d9a9′).style.display = ’none‘; document.getElementById(‚9f484020-6306-4ac5-bc03-c3b4d643d9a9‘).style.width = ‚0px‘; document.getElementById(‚9f484020-6306-4ac5-bc03-c3b4d643d9a9‘).style.height = ‚0px‘;}

Te kjo popullatë po ndikon edhe Kisha Ortodokse serbe,së bashku me udhëheqësit e saj,të cilët e nxisin popullatën,duke u predikuar bestytëni dhe mite të rrejshme për Kosovën se,Kosova është vend i shenjtë i tyre,të cilët dalin  para kamerave mediatike gjëja duke u lutur,në njërën dorë mbajnë qirinj,në tjetrën dorë mbajnë gurë e gjëra tjera të forta,për t’i lënduar paqëruajtësit dhe ushtarët e KFOR-it.Këta predikues të kishave ortodokse serbe,si udhëheqës të fesë ,Bashkësinë Ndërkombëtare që vepron në Kosovë e krahasojnë me nazistët e Hitlerit.Cilit zot i beson ky popull ?. Këtë situatë e shikon  Bashkësija Ndërkombëtare,dhe bota mbarë,me çrast forcat e KFOR-it,dhe të EULEX-it,po ballafaqohen në një mënyrë,por provokimet  e këtij populli ndaj paqruajtësve ,janë tepër të rënda,dhe të padurueshme,e cila politikë vjenë nga Beogradi,duke pritë me padurim ndonjë incident nga këto forca,për të pasë material pala serbe,për të raportuar dhe  ankuar në Këshillin e Sigurimit,në Kombet e Bashkuara.

Njerëzimi i civilizuar kështu nuk vepron,vetëm ata që e marrin rrolin e satanit,për të dëshmuar se, nuk janë njerëz të paqës,nuk janë njerëz të bashkëjetesës,nuk janë njerëz të marrëveshjes ndërnjerëzore,por presin diçka tjetër.apo janë të mësuar ,të prirur, të bindur,vetëm me gjuhën e forcës. Ky refren i përsëritur deri në monotoni me barikadat patetike dhe fjalimet pa mbarim e demagogjike të Beogradit,po i kalojnë kufinjt e pa kuptimtë  të njerëzorës. Populli liridashës dhe demokratik nuk i beson kësaj formule serbe,dhe këtij vizioni të vjetër shpartallues të Ballkanit,por Kosova ka si parakusht gjithëherë,zhvillimin e demokracisë dhe shtrirjen e ligjit në gjithë teritorin e vet,garantinë dhe lirinë e qytetarëve të saj pa dallim ,dhe integrimin në Evropën e lirë,sepse kjo është rruga e paqës dhe e prosperitetit njerëzor.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen