Pozicione të ndryeshme të Sali Berishës dhe Edi Ramës

OP-ED | Zef Prenka | 26.06.13 | 23:01

Edi Rama dhe Sali Berisha, në pozicione të ndryshme, ban fjalime shumë mbresëlënëse dhe dobiprurëse për Shqipërinë dhe shqiptarët. Për mua, ishin këto dy fjalimet ma domethënëset në historinë e këtyre dy dekadave në Shqipëri. I pari, i zotuar për Shqipëri Europiane, me kulturë të lartë dhe një elokuencë për lakmi, shpalosi një platformë ndryshe për Shqipërinë e viteve të ardhshme, duke iu shmangur konflitualitet dhe diskursit të vrazhdë politik. I dyti, si një lider i fort i Shqipërisë, përmbylli kapitullin e tij politik, me një kulturë demokratike të çmuar, duke pranuar rezultat dhe duke hapur rrugë për pasardhësin e tij. Për mendimin tim, Shqipëria me këto zgjedhje, po i kthehet normalitetit të munguar politik.Kështu Shqipëria mund të bëhet si krejt europa, një shtet me ndërgjegje të lirë, me drejtësi qeverisëse dhe me normalitet politik. Këto zgjedhje, janë sinjale që të lanë të besojnë se Shqipëria tani është duke përmbyll procesin e tranzicionit të stërzgjatur dhe të mundimshëm politik.
Shqiptarët kudo ku jetojnë, këto ditë i kanë pasur sytë në Tiranë. Ata kanë nevojë për një rilindje, për një rilindje shpirtërore, që të ndërtojnë një platformë të qartë për të ardhmen e tyre brenda identitetit europian.
Tashti është koha që shqiptarët të lanë prapa kapitullin e politikave kacafytëse, të depolitizohen dhe ta duan Shqipërinë si atdheun e vlerave të përbashkëta.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen