PSHDK-ja përshëndet zgjedhjet në Shqipëri

OP-ED | admin | 27.06.13 | 20:25

Shqipëria kaloi me sukses testin e demokracisë, me mbajtjen e zgjedhjeve të qeta dhe të lira demokratike.
Për ne, fituesit më të mëdhenj mbesin shqiptarët, është Shqipëria dhe e ardhmja e saj europiane.
Këto zgjedhje, janë një arritje historike edhe për shqiptarët jashtë Shqipërisë.
Për PSHDK-në, zgjedhjet në Shqipëri, përbëjnë një hap me rëndësi, në rrugëtimin e shqiptarëve drejt integrimit në familjen perëndimore.
Përmbyllja e një procesi zgjedhor, me qetësi dhe në formë demokratike, është një hap i rëndësishëm drejt përmbylljes edhe të tranzicionit në Shqipëri.
Shteti i Kosovës, ka gjetur tek Shqipëria gjithmonë partnerin e natyrshëm. Bashkërisht, rrugëtimi ynë drejt krahas kombeve të qytetëruara europiane, është më i lehtë dhe më i shpejt. Për më tepër, Kosova ka nevojë të ketë tek Shqipëria një aleate të fuqishme, në avancimin e shtetit të ri drejt procesit të integrimeve europiane, në konsolidimin dhe forcimin e tij.
Ne ju jemi mirënjohës partive në Shqipëri, si dhe institucioneve të vendit, që gjithmonë i kanë qëndruar afër shtetit të Kosovës.
Kosova tashmë është duke konsoliduar shtetin dhe ka nevojë më shumë se për çdo gjë, të aftësohet të ecë me vetëdije të qartë drejt rrugës së saj për integrime në Europë.

Dr. Ukë Berisha -Kryetar i P.Sh.D.K-së

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen