Komunikatë e P.Sh.D.K-së.Qeveria duhet të japë llogari për problemin e rriqrave

Analiza & Komente | admin | 28.06.13 | 17:03

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK), mbetet thellë e shqetësuar me papërgjegjësinë e qeverisë së Kosovës dhe institucioneve tjera përgjegjëse, me problemin serioz që ka vendi me ethet hemorragjike që vijnë nga pickimi i rriqrave në stinën e verës.

Kjo papërgjegjësi, dëshmon qartë se qytetarët e Republikës së Kosovës janë pa mbrojtës dhe gjenden në mëshirë të fatit, kur shëndeti dhe jetët e tyre rrezikohen. Ne kërkojmë nga qeveria që të ndërmarrë masa urgjente në parandalimin dhe mbrojtjen nga ethet hemorragjike.
Qytetarët e shtetit të Kosovës, tash e disa vite, çdo verë po përballen me këtë problem serioz, ndërsa Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Bujqësisë, që janë përgjegjëse direkte për këtë situatë, deri me tani nuk kanë bërë asgjë në preventivën dhe parandalimin e humbjes së jetëve të qytetarëve të vendit.

Qeveria dhe ministritë përkatëse, janë të vetëdijshme për problemet që kanë qytetarët e vendit në këtë stinë, prandaj ato nuk mund ta amnistojnë vetën nga kjo përgjegjësi. Institucionet e vendit s’kanë vepruar asgjë në parandalimin e rriqrave.

PSHDK-ja e vlerëson këtë si një papërgjegjësi totale të qeverisë karshi qytetarëve të vendit. Në të vërtet, është papërgjegjësi e madhe, që në një shtet të lirë dhe me institucione funksionale, brenda pak ditësh të vdesin disa njerëz, ndërkohë që shteti nuk dëgjohet askund.

Kjo neglizhencë e plotë e institucioneve qendrore në raport me këtë çështje, shfaq hapur qasjen që ka kjo qeveri për vlerën e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Në një shoqëri normale, është e papranueshme që brenda pak ditësh të humbin jetë disa njerëz nga pickimi i rriqrave, e mos të kemi asnjë deklaratë nga institucionet qendrore në vend. Për këtë çështje dikush do të duhej të jepte llogari, sepse dinjiteti i qytetarit dhe vlera e jetës së tyre, është fusha supreme e çdo politike.
Institucionet e vendit, janë përgjegjëse për mbrojtjen e jetës së njerëzve. Mosreagimi i tyre, është papërgjegjësi e madhe.

Dr. Ukë Berisha,
Kryetar i PSHDK-së

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen