Një jetë në shërbim të çëshjes kombëtare

Histori & Fakte | admin | 30.06.13 | 17:34

Prezentojmë, profesorin, intelektualin, lektorin, aktivistin, humanistin, nacionalistin, inspektorin e arsimit , ish drejtorin e shkollës fillore “Sadri Misini“ në Shipashnicë të Epërme z. Sinan  Dërmaku

Ne historinë tonë kombëtare, çdo herë ka patur njerëz të penës e të pushkës, të cilët tërë jetën ia kushtuan zgjidhjes së drejtë të çështjes kombëtare. Këta atdhetarë kanë qenë veprimtarë të një niveli të tillë përgatitjeje e formimi kulturor, arsimor dhe me ideale kombëtare, që janë vënë ne shërbim të Atdheut e të kombit me të gjitha forcat e tyre fizike, materiali, kohore dhe intelektuale deri ne vetmohim. Këta aktore të historisë kombeëtare përdorin me mjeshtëri të dyja “armët”, pra penen edhe pushkën, ne kohën e momentin e duhur, për t’i shërbyer atdheut dhe kombit. Pa dyshim, ne këtë panteon ( I cili me penë) figurash të tilla të idealeve kombëtare, bënë pjesë dhe Sinan Shaqir Dërmaku, i cili ”luftën” ndaj armikut nuk e ndali kurrë. Sa më tepër që kalonte koha tek profesori e nacionalisti Sinan Dërmaku shtohej urrejtja ndaj armikut. Gjendja politike që krijoi kasapi i shqiptarëve gjatë viteve të kaluara në Kosovë, shqiptarëve të Kosovës ua imponoi luftën në vend të paqës, madje shqiptarët ishin të parët që provuan agresionin serbo çetnikë.

Ishin ditët e para të vitit 1990, kur ndërgjegjja kombëtare shqiptare ishte vënë përpara proves së veshtirë sepse regjimi I kriminelit S.M., I ftonte atdhetarët në biseda informative, rrahte, dënonte, vriste shqiptarët në armatë, largoi e I helmoi nxënësit nga shkolla. Ishin ditët e para të vitit 1990, kur ndërgjegjja kombëtare shqiptare ishte vënë përpara proves së vështirë. Manifestimet e rinis shkollore, të frymëzuara e të drejtuara nga profesoret pra edhe nga Sinan Dërmaku, lëviznin si një lumë I gjatë ne rrugët e fshatrave dhe qyteteve të Kosovës. Armë ne duart e profesorit e nacionalistit Sinan, ishte “ Pena”, i cili me punën, zërin e gjestet e tij, ngjallnin emocione të forta, që grishnin për luftë deri në vdekje.” Rinia e fshatit, nxënësit e gjimnazit çdo kund ku punoi profesori Sinan, do ta dëgjonin me vëmendje spjegimin e njisisë mësimore nga prof Sinan.. Porosinë e tij “Ti rrëmbejmë armët kudo që t’i gjejmë, t’u dalim përpara armiqëve dhe të luftojmë deri në çlirimin definitivë të Kosovës. Nxënësit e përvetësuan si amanetin më të çmuar të profesorit të tyre, për ta mbajtur e realizuar ne vitet e mëpasme. Ato ngjarje te stuhishme e të zjarrta të ditëve të para të marsit dhe prillit 1981, kur shpalosej vendosmëria e rinisë studentore të Prishtinës e Kosovës. Ne nxënësit e shkollave të primun prej Sinan Dërmakut. Ky do ta fillonte mësimin, pas këthimit në punë, duke mbajtur heshtje zije për dëshmoret e rënëpër çlirimin e Kosovës. Një qëndrim i tillë atdhetar I Profesorit Sinan, i ra menjëhere ne sy UDB-ës, gjë për të cilën Sinanin do ta largojnë nga procesi edukativo arsimor. Ne këtë mënyrë emri i profesor Sinan, nga UDB-a do të quhet nacionalistë ndersa shkollën tone komunisti I përbetuar Hysen Jerrliu, do ta quaj qerdhe të nacionalizmit dhe irredentizmit. Profesori Sinan ishte nën përcellje të përherëshme nga sherbëtorët shqipëtarë ( pa kurfarë përfitimi material )I shërbenin sistemit komunistë. Profesori Sinan ishte çdo here në ballë të denmostratave, aktivistë I dalluar, humanistë. Nnga zemra e profesorit Sinan,
Nxenesit e shkollës do ta dëgjonin për herë të fundit fjalimin e zjarrtë patriotik te drejtorit te tyre. Porosinë e tij “Të punojmë të gjithë për çështje kombëtare nxënësit e përvetësuan si amanetin me të çmuar të profesorit të tyre, për ta mbajtur e realizuar në vitet e mëpasme. Ato ngjarje të stuhishme e të zjarrta te diteve te para të marsit e prillit të viti 1981, kur shpalosej vendosmëria e rinisë studentore te Prishtinës dhe krejt Kosovës, kishin si frymëzues fjalën dhe veprimin e profesorit Sinan. Ne ditarin e 4 prillit 1939 te Mirash Ivanait lexojme: “Edhe sot te tane diten dhe naten deri pas mesnates, shfaqjet e popullitndoqen njenatjetren… Ne nxenesit e shkollave te primun prej Safet Butkes, gjoksit trimosh e deshmoresh, po pasqyrohen Shqipnia dhe populli shqiptar…” .4)
Pushtimi fashist i vendit, me gjithe qendresen dhe gadishmerine qe shfaqi populli shqiptar, ishte i pashmangshem. Ai u perjetua me hidherim e dhimbje te thelle nga atdhetaret, ne radhet e para te te cileve ishte Sinan Dërmaku.
B I O G R A F I A (z.Sinan Dërmaku)

Nëse flitet për kontributin dhe botën e brendshme të një intelektuali, veprimtari, nacionalisti të ( siq është Sinan Dërmaku) mirëfilltë, do të mësosh se ku qëndron vlera e tij. Profesor Sinani, është i njohur për karakterin dhe aftësinë profesionale. Tek ne z. Sinan si profesor i mire si inspektorë i arsimit, si drejtor shkolle, si aktivistë në fshatë, si nacionalistë I cili nga do që shkoi dhe kudo që punoi me aftësitë e tij ai solli ndryshime kudo që shkeli këmba e tij. Me një pamje dinjitoze, me sjellje e komunikim magjepës dhe me një fjalor të pastër të mahnit. Në vlerat e këtij profesori të Gjuhës Shqipe, spikat thjeshtësia dhe aftësia për ta bindur tjetrin me baza reale duke qenë gjithnjë në efektin e një respekti për tjetrin. Është bindëse biseda me të, që do të thotë të përballesh me realitetin, e kjo e ka bërë të njohur në shoqëri e kudo. Sinan Dërmaku rrjeh prej një familje arsimdashëse, por edhe me vlera patriotike atdhedashurie. Që në moshë të re tek ky intelektual i mirëfilltë paraqitet etja për dije. I etur për të mësuar gjithçka, me një frymëzim për t’u përballur në çdo aspekt. Shkollën e mesme e përfundon me një motiv të kënaqshëm ku s’mungojnë këshillat e mësuesve të tij që shpesh shikonin tek ky student një sërë talentesh. Njohës i thellë i kujtimeve referuese nga ku kurorëzon suksesin e punës së tij nëpërmjet një vullneti të pashtershëm. I harmonishëm, me një vërtetësi e kompaktësi. Nëpërmjet personalitetit të tij ai dërgon një mesazh që e ka burimin nga morali i tij i shëndoshë. Me një edukatë perfekte ai prezantohet dhe mbetet një dëshmi e gjallë edhe sot në moshë e pensionist. Me punën e tij ai rrjedhshmërinë e kujtimeve të bukura e ruan me fanatizëm, e ekspozon me optimizëm. Ka një vëzhgim therës, por autoritar, me shije dhe elegant. Është rezultativ i vlerave. Një pedagog vizionar, i larmishëm dhe kërkues. Prej ndjesisë së tij i reales, së bukurës dhe afreskisë së ambientit nga duart e tij të arta, plot shije artistike. Ky profesor i nderuar i brezit të ri u bë aq i njohur sa në librin e mbresave lanë mbresat e tyre shumë nga artistët e kësaj linje. Vërtet një talent i gërshetuar i një mësuesi e profesori së gjuhë-letërsisë i cili na dhuroi një ndjesi të veçantë. Profer Sinani sot është një gjysh i nderuar, një bashkëshort idal, një burrë i vlerave qytetare që për nga mosha (në pension) ka shembur çdo tabu duke punuar, krijuar e deklaruar se puna është bashkëudhëtare e jetës. Profesor Sinani kurorëzoi me sukses punën krijuese të tij duke na dërguar një mesazh: Puna s’njeh moshë. Burimin e suksesit të tij Profesor Sinani e gjen tek morali qytetar e fshatar tek bindja për të na sjellë më të mirën e shoqërisë, të bukurën dhe optimizmin që duhet të kenë njerëzit në vetvete. Ka mbajtur me dhjetra orë mësimi model, pune metodike e shkencore. Dhe sot në këtë moshë i preokupuar si një familjar model, prind shembullor, bashkëshort ideal dhe gjysh, profesor Sinani nuk shkëputet dot nga aktiviteti duke dhënë këshilla e duke dhuruar krijimtari artistike. Një studioz që të le mbresa respekti për dijet e tij të fituara në jetë. Në dukuritë e tij pozitive sheh një portret të një intelektuali të mirëfilltë nga ku në çdo kohë e shoh me libra ndër duar. I rregullt dhe me një prezentabilitet ai është një shembull për fshatarët. I qeshur dhe kopetent për të vlerësuar e studiar çdo gjë në shërbim të shoqërisë. Ka ndjesi të veçantë për njerëzit e artit, për shkrimtarët e mëdhenj të kohës duke veçuar Tolstoin, Dostojevskin, Kafkën, Drajzerin etj. Ndër të mëdhenjtë e letërsisë shqipe flet me pasion për Fishtën, Nolin, Frashërin, Lasgushin, Kadarenbë, Visar Zhitin, etj

Sinan Shaqir Dërmaku është profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe ( tani i pensionuar) nacionalist. Ky intelektual me përkushtim e devotshmëri i edukoi shumë gjenerata të reja gjatë karierës së Tij. Ky intelektual nacionalistë bëri atë që dikur e bënin Rilindasit tanë. Ai në fillim të intervistës më deklaroi;“ Arti dhe Kultura janë dy elemente kryesore që ndikojnë dhe kultivojnë imazhin e një kombi“ humanistë,
Bota sot: Ju lutem z.Sinan Dërmaku , na tregoni për lexuesit e gezetës sonë dhe Zemrën Shqipëtare“ në pika të shkurtëra kush është Sinan Dërmaku ?
Sinani Dërmaku: u lind më 10.03.1946 në fshatin Shipashnicë e Epërme, komuna e Dardanës (ish-Kamenicës). Është i martuar ka dy djemë e një vajzë. Edhe familja e Sinanit si shumë familje tjera nga regjimi kriminel serbo-çetniko- komunistë hoqi të zitë e ullirit. Qysh nga vitet e herëshme të fëmijërisë tek Sinani, vërehej një urrejtje nda armikut tone shekullor serbo-çetnik. Shkollën fillore katërklasëshe e kreu në vendlindje, klasat e larta në Hogosht(1962) dhe shkollën e mesme-normalen në Gjilan, më 1967. Po në këtë vit u regjistrua në Shkollën e Lartë Pedagogjike – Dega: Gjuhë e Letërsi Shqipe në Prishtinë dhe diplomoi në
vitin 1969, kurse Fakultetin Filozofik, për të njëjtën degë dhe lëndë e mbaroi
në vitin 1980 (pa shkëputje nga marrëdhënia e punës). Që nga viti shkollor 1969 e deri në fund të vitit 1995 best online casino ka punuar arsimtar i Gjuhës dhe i Letërsisë Shqipe në shkollën plotë fillore në Shipashnicë të Epërme, paralele e ndarë fizike e shkollës së Hogoshtit. Mirëpo, herë pas herë sipas nevojës që ndihej për kuadër të kualifikuar, mësim ka mbajtur edhe në Gjimnazin e Hogoshtit-Dardanësë.
Për punën e tij shumëvjeçare në arsim, çdo herë ka qenë njëri ndër punëtorët më të dalluar, të respektuar e të lavdëruar jo vetëm nga kolektivi i shkollës, nxënësit dhe prindërit, por edhe nga drejtorët e shkollave si dhe nga këshilltarët pedagogjikë të Entit Regjional të Gjilanit në bazë të vizitave dhe hospitimeve që i bënin nëpër orët mësimore. Në vitin 1986 ka mbajtur një orë
mësimore (siç quhej atëherë orë shembullore) para të gjithë arsimtarëve të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të komunës sonë, i caktuar nga këshilltari pedagogjik i kësaj lënde.
Ka pasur e ka akoma prirje dhe vullnet për aktivitete të lira, përgatitjen e programeve kulturo-artistike, shfaqjeve të ndryshme me nxënësit dhe rininë e fshatit, programeve të shfaqura dhe të mirëpritura nga shikuesit në shumë shkolla të komunës sonë. Mirëpo, për këtë aktivitet shpeshherë ka qenë i penguar nga Organet e atëhershme të Sigurimit shtetëror, i penguar në shfaqjen e tyre, i marrë në biseda informative, i maltretuar psiqikisht dhe fizikisht, i nxjerrë edhe nga ora e mësimit, por aktivitetin s’e ka ndalur kurrë.
Në vitin 1971, ish-Komiteti Komunal bëri diferencimin ideo-politik ndaj tij, duke e përjashtuar nga LKJ-a (që sapo u pat pranuar si anëtar), e shkarkuan edhe nga anëtari i Pleqërisë së shkollës dhe nga kryetari i Komisionit të konkurseve.

Më 16.01.1972 ka qenë i dënuar me kundërvajtje lidhur më përgatitjen dhe shfaqjen e programeve në shkollën tonë dhe në shumë shkolla tjera të komunës, program i përgatitur jo vetëm më nxënës, por edhe me rininë dhe të rejat e fshatit që ishte hera e parë që dolën para publikut. Po kështu është vepruar edhe ndaj fëmijëve të tij, penguar dhe të përjashtuar nga shkolla si nxënës të rregullt, sidomos ndaj djalit të madh, Lulzimit i cili u detyrua ta kryejë shkollën e mesme me korrespondencë dhe u dënua me 60 ditë burg në vitin 1986. Gjatë tërë sistemit monist nuk i është dhënë leje udhëtimi (pasaportë) as Sinanit, as bashkëshortes së tij – Myrvetes vetëm pse ishte motra e dëshmorit Rexhep Mala.

Në vitin 1977 ka dhënë provimin
profesional shtetëror para komisionit të përhershëm në SHLP – Prishtinë për
arsimtar – profesor të Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe.
Në dhjetorin e vitit 1987 e deri në
muajin maj të vitit 1990, që na qëndrimet e Komitetit Komunal të LK-së u largua (suspendua) nga procesi edukativo-arsimor si nacionalist, irredentist… dhe i papërshtatshëm për të punuar në arsim.

Në muajin maj 1989 u kthye në vendin e njëjtë
të punës, dmth. kur filloi mëvetësimi i shkollës shqipe. Pastaj me angazhimin e
tij, me përkrahjen e arsimtarëve dhe të qytetarëve u kryen aksione të shumta
vullnetare për transformimin demokratik të fshatit gjatë këtyre viteve të
sistemit pluralist, si p.sh. rregullimi i rrugëve të fshatit, kanalizimi,
punimi i urave, përforcimi i rrymës elektrike dhe meremetimi i shtëpisë së dikurshme të kulturës dhe sado pak, u krijuan kushte për pavarësimin e shkollës
së plotë fillorë në Shipashnicë të Epërme, pikërisht me 31 dhjetor të vitit
1992 dhe shkolla u emërtua me emrin e heroit Sadri Misini, emrin e të cilit e
mban me krenari.

Sinan Dërmaku gjatë viteve 90-ta të sistemit demokratik ka qenë aktivist dhe veprimtar i dalluar, njëri nga themeluesit e LASH-it për Komunën e Dardanës-Kamenicës, anëtarë i këshillit të pajtimit, kryetar i Komisionit për informim në nivel fshati, anëtar i Këshillit Lokal të Financimit në përmbushjen e obligimeve të qytetarëve ndaj Këshillit Komunal të Financimit dhe ndaj Qeverisë së Kosovës, anëtar i Komisionit solidar për grumbullimin dhe shpërndarjen e të mirave materiale dhe ushqimore për familjet e rrezikuara brenda dhe jashtë fshatit.Sinan Dërmaku po ashtu ka qenë njëri ndër themeluesit dhe mbikëqyrës kryesor për disa vite i Shoqatës HB “Nëna Terezë” për fshatin Shipashnicë të Epërme, e cila gjatë atyre viteve ishte mjaft aktive në grumbullimin dhe ndarjen e ndihmave humanitare dedikuar familjeve të varfra, të rrezikuara familjeve të dëshmorëve, strehimin e të dëbuarve nga okupatori serb, luftëtarët e UQK-së etj, të ndihmuar më material ushqimor, si: më miell, me vaj, kripë, sheqer, patate, pasul, oriz, makarona; me material higjienik, detergjent, shampon dhe veshmbathje. Po nga kjo Shoqatë Humanitare për nxënësit e varfër
dhe bonjakë janë ndarë fletore, lapsa, çanta dhe veshëmbathje, kurse për shkolla
janë ndarë koftorë, dru, banka, karrige, tabela e të tjera të bëra fal punë,
vullnetit dhe aktivitetit të tij.
Në prag të Vitit të Ri 1995, në
mbledhjen e Aktivit të drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme të Komunës
sonë duke u bazuar në rezultatet e arritura për shumë vite në procesin edukativo-arsimor,
në aktivitet e lira dhe në punën e përgjithshme pedagogjike u shpall arsimtari
më i dalluar i vitit në Rajonin e Komunës së Kamenicës, ku për këtë më
gjerësisht është shkruar në gazetën “RILINDJA”, më 17.01.1996.

Prej korrikut të këtij viti nga Qeveria
e Përkohshme komunale u caktua përgjegjës për Sektorin e Arsimit deri në marsin
e vitit 2000, pastaj u zgjodh inspektor i Arsimit komunal deri në vitin 2004
dhe më vonë u zgjodh përgjegjës për lëndët gjuhësore-shoqërore dhe për ato të
shkathtësisë deri në fund të korrikut të vitit 2006.

Sinan Dërmaku gjatë këtyre 10-të viteve
sa punoi në ish-KKA-në dhe më pas në DKA, pos punëve dhe detyrave të shumta që
pati, organizoi dhe udhëhoqi këto gara:

Garat e recitatorëve për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit
dhe 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Kuisin e diturisë me nxënësit e shkollave fillore
nga klasa VI – IX

Testin e diturisë më nxënësit e këtyre klasave në
Gjuhë Shqipe dhe Matematikë

Formimin-themelimin e kolegjiumit të aktivit në
nivel komunal për shkencat shoqërore-gjuhësore, matematiko-natyrore dhe për ato
të shkathtësisë.

Konkursin e kulturës së gjuhës “ Gjuhëtari i ri “ më nx. e kl. VI-IX etj.

Të gjitha këto gara janë mbajtur në nivel
shkolle, komune, regjioni dhe në nivel qendror.

Bota sot: Sipas informatave që ne disponojmë , edhe ndaj jush regjimi kriminel serbe, ushtroi dhunë, pra thënë shkurtë edhe Ju ishit i suspenduar nga procesi edukativo arsimor, cila ishte akuza ndaj jush ?
Sinani : Me pyetje të tilla po më shkaktoni emocione shokë gazetarë !
Të shkruash apo të flasësh për vetën e parë, është vështirë, por meqë insistoni po ju rrefej ashtu siç ka ngjarë. Ne disa mësimdhënës (disa) edhe përkundër thirrjeve të shpeshta në biseda informtive, sharjeve dhe akuzave që na bënin organet e sigurimit serbë, ne posë procesit edukativo arsimor mbanim, orë letrare, përgatisnim nxënësit për kuize të diturisë, në gara komunale nga Gjuha Shqipe, Historia, Gjeografia, gara të ndryshme sportive si dhe nga lënda e BAT-it, posë punës që kryenim gjatë arëve mësimore, z. Shaban H. Dërmaku, arsimtar i BAT-it , arrinte rezulatate inkurajuese. Mirëp, në ishim edhe përmes humorit rrihnim probleme politike, duke mos e besuar kurrë se ne sallën e arsimtarëve hynin edhe njerëz të ligjë nga shpirti, hipokritë, të cilët bartnin diskutimet tona në Kuvendin Komunal të Kamenicës. Në atë kohë u ngritën përsona të caktuar dhe çdo gjë timen pozitive e errësuan!
Që nga data 13.08.2006, Sinan Dërmaku u
zgjodh drejtor i SHF “ Sadri Misini “ në Shipashnicë të Epërme. Për këto 3 vite e gjysmë si drejtor shkolle ka bërë
kthesë pozitive në këtë shkollë, si: në disciplinë, në krijimin e një klime të
mirë në shkollë, në respektimin e orarit të punës, në rezultate pozitive, në
procesin mësimor dhe në aktivitete të lira, në ndërtimin e shkollës së re
(shkollë moderne), në rrethojën e shkollës dhe fushave sportive të asfaltuara,
sigurimin e ujit të pijshëm për nxënës, gjelbërimin e oborrit të shkollës dhe
vendosjen e bustit të heroit Sadri Misini, emrin e të cilit e mban shkolla.
Sinan Dërmaku, krahas detyrave dhe
punëve të rregullta që ka pasur, është marrë dhe merret me shkrime në revistën
“ SHKËNDIJA “ dhe me lektorim tekstesh.
Jeton në fshatin e lindjes më
bashkëshorten dhe ka tre fëmijë: dy djem dhe një vajzë.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen