Gozhda e Nastradinit

OP-ED | admin | 08.07.13 | 17:28

Këtë shkrim dua ta filloj me një paralelizëm,për tu kuptuar nga të gjith lexuesit.Nastradini nxorri shtëpin në shitje dhe dikush që kërkonte ta blinte shtëpin e merr vesh dhe shkon të bisedoj me Nastradinin.

E pa shtëpin i pëlqeu e ranë dakort për pazarin, lanë dhe ditën që do futeshe në shtëpinë e posa blerë.
Atë ditë Nastradini i tha blersit,e sheh atë gozhdëatje ngulur në murë? Po, i tha blersi ajo gozhdë është e imja dhe nuk do e lëvizhësh nga vendi se gozhdën nuk ta kam shitur. Dakort, i tha blersi, gozhdën nuk ta prek as kush.Pas ca ditësh Nastradini kalon tek ish-shtëpia e tij, ngjitet në katin e tretë heq xhaketën e varë në gozhdë dhe iku.
Në mbrëmje vjen i zoti i shtëpisë e pa në gozhdë se ishte varur një xhaketë. Menjëher i thërret të shoqes dhe i thotë; çështë kjo xhaket e varur këtu?E shoqja i përgjigjet, kishte qënë Nastradini kishte varur xhaketën dhe kishte ikur.I zoti i shtëpisë i bërë tym, nuk doli nga shtëpia dhe po priste Nastradinin, i cili vjen dhe ngjitet sipër pa i folur asnjërit nga të zotët e shtëpisë merr xhaketë dhe niset për të dalë jashtë.
Athere i zoti i shtëpis e ndali dhe i tha të mos ta lëri më xhaketën aty sepse unë ta bleva shtëpinë ti nuk ke më punë këtu.
Nastradini ja kthen qetë- qetë, dëgjo zotëri „Unë të kamë shitur shtëpin jo gozhdën zotëri“Këtu do vij sa herë të më teket dhe do e varë xhaketën te gozhda ime. Atëhere të dalim për ku jemi nisur. Partia e Debatikasve e udhëhequr nga një sekretar partie prej 23 vjetësh, këtë herë që nuk vodhi dotë votat se kishte shumë vëzhgues ndërkombëtarë, doli e verteta në shesh dhe Debatikasit ranë drejtë e në humnerë.

Tashti i detyruar kryetari i partisë Debatikase duke mos pas asnjë mundësi tjetër manovrimi, me shumë përtesë dhe jashtë vullnetit të tij deklaroi me gjysëm zëri.Jap dorheqjen nga të gjitha fuksionet dhe si kryetarë partie, por tani lind pyetja, a e beson kush këtë se do largohet nga partia kryetari i humnerës? Caktoi ata kanidat që patjetër i binden verbërisht dhe i bien në gjunjë duke i lëpirë dhe këpucët të shoqëruara me lotë Krokodili.

Ky që është caktuar Kryetarë Bashkie mbasi partia e Debatikasve e humbi gjith shqipërinë në zgjedhjet lokale, ndërkombëtarët e mishëruan dhe ja dhanë Bashkinë e Tiranës.

Po ky Kryetarë Bashkie, duke shëtitur ministri më ministri mbasi u akuzua për vjedhje me shifra të mëdha 240 miljon Euro të grabitura dhe si hyri një ferre në këmbë. Tani do bëhet Kryetarë i partisë së shkërrmoqur Debatikase, me këtë rastë të mos ketë mundësi qeveria e ardhëshme tia hapi dosjen sa një mal që fle tek prokurori i përgjithshëm Llalla.
Prokurori Llalla kur mori karriken që ka sot bëri deklarata premtuese dhe i prerë se do zbatonte ligjin pa asnjë mëdyshje.

Të njëjtën gjë bëri dhe para ardhësi i Llallas, madje shkuan shumë më largë, si Kryeministri i ikur dhe Kryetarja e Parlamentit po të ikur duke parashikuar se do ishte një Silva Konti.
Kanidati tjetër vjen nga një familje Ministrash të diktatorit por është i shquar dhe për terrorin në zonën e Lumës edhe sot po tua përmëndësh Dashnor Mamaqin ata dridhen edhe sot e kësaj dite.

Partia e Debatikasve dhe qeveria e ikur u krijua me bijtë e Ministrave të diktaturës, bijtë e sekretarve të parë të kryetarëve të Degëve të punëve të brënshme, me bijtë të sekretarëve të partisë ,me bijtë e sigurimit të shtetit dhe të bashpunëtorëve të tyre ,me kryetare shoqatash të Enverit.
Themi shkurt se aty në qeveri ishin ata që kishin lidhje të forta me komunizmin ose lidhje po aq të forta me sigurimin famëkeq.

Kryetari i partis Debatikase që tani përhap tymnaja se ka dhënë dorheqjen si besnik fanatik i Zv. diktatorit Alia, e mbajti fjalën, e përcolli me shtrat topi u tregua shumë korrekt në zbatimin e porosive të Katovicës dhe të gjith këta bij komunistësh e sigurimsash jo që i punësoi në vende kyçe të pushtetit por i la të vjedhin dhe grabisin sa të donin duke i siguruar se do i mbronte dhe nga proçedimet penale.

Kjo është vërtetuar se asnjë ministër, drejtor apo ku di unë, në sektorët e tjerë ku vidhej para me tendera nuk shkoi në prokurori. Si këta që ikën nga pushteti, si këta që po vijnë thërrasin dhe premtojnë në sy dhe të ndërkombëtarve se do e luftojmë korrupsionin dhe se toleranca është gjithmon zero. Mbas revolucionit të armatosur të vitit 97 partia e Debatikasve e humbi pushtetin duke ja marrë gjysma tjetër e Partisë së Punës.

Ne demokratët me në Krye sekretarin e Partisë dilnim çdo ditë në protesta duke dëgjuar kryetarin se kur të vinim në pushtet do fusnin në burg të gjith të korruptuarit me në krye Fatos Nanon.

Në 2005 pushteti i kaloi partisë Debatikase dhe as njëher nuk u pëmënd, e jo më ti fuste në burg për abuzimet e bëra.Unë shtroj pyetjen, mos vallë këto dy parti kanë një marveshje të heshtur? Duke ja lënë qeverisjen në çdo 8 vjet njëra -tjetrës?
Këta që po marrin pushtetin me një fitore të vertetë çdo bëjnë me dosjet e ministrave të korruptuar, do heshtin?Po prokurori i përgjithshëm gjithmon do hesht?

Korrupsioni nuk është abstrakt është i prekshëm gjithë ato vila, dyqane, prona,si janë ndërtuar. Mirë për miljonat e Eurove që janë depozituar në bankat jashtë shtetit, po këto që duken si do justifikohen? Në qoftëse, largë qoft do futet ndonjë ministër në burg pasuria që ka vjedhur do ti shtetëzohet? Gjykatat tona po ashtu dhe prokuroritë, kur ndodh që dëgjojm sa për sy e faqe pasuria e vjedhur nuk i sekuastrohet. Të presim, të shohim mbase prishet marrveshja e heshtur.

Të shohim se sa do bëhet i besueshëm Luli për kryetar të partisë Debatikase, jo për ta votuar se ai është caktuar dhe ështe kryetare, por sa për farsë do ketë për ta mashtruar popullin se do e ngrej dhe një herë Partin Debatikase dhe ta nxjerri nga humnera ku e hodhën.A do i pastrojnë spiunët, sigurimsat dhe vrasësist?

Siç është rasti i Librazhdit, Se për bijtë e komunistëve dhe hajdutët nuk bëhet fjalë se mund të largohen. Jam kurjoz ta dëgjoj se si do të justifikohet me pronarët dhe të burgosurit politik. A do të garantojnë se sa po të vijnë në pushtet do ti detyrojnë prap të vetë sakrifikohen? Po pronarëve çfarë përralle do ju sajojnë?Le të presim ,sherri ka nisur,Lufta vazhdon.
Po e mbyll këtë shkrim me urimin nga zemra.
E gëzofshi humnerën ku ratë.

 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen