Vallë është koha tashti të mendojnë politikanet…

OP-ED | admin | 09.11.11 | 23:00

Nga Miradije Gashi-Stuttgart
 
Miradije Gashi
 

Vallë është koha tashti të mendojnë politikanet për puntorët e arsimit mbrenda dhe jasht vendit!!!

 

 

Derisa përgatiteshim për mësues, kur ëndrrat tona ende  kishin sadokudo një qiell më të gjerë  e më të kthjelltët, pedagogët tanë, duke na shpjeguar për mësimin  zakonisht e merrnin shembull dallëndyshen që rastësisht, gjatë fluturimit ngazëllyes të saj, futët në klasë nepër dritarën e hapur, dhe më atë rast, patjeter do të duhej ndërprerë mësimi për t’u folur nxënësve për atë shpend të bukur shtegtar, për jetën e tij etj.

 

Nuk e di pse përmendej vetëm dallëndyshja, meqë nepër dritaren e hapur të klasës kanë mundur të futën edhe shpend e zogj të tjerë, por më kalimin e kohës mendoj se pedagogët tanë e zgjodhën këtë shpend për arsye se fëmijëve duhet prezantuar më të bukurën në mënyrë që t’i joshim sa më shumë drejt mësimit, diturisë. Po ata pedagogë dhe jo vetëm ata, nëpër shumë tekste pedagogjike me vite kanë hedhur vërejtje mbi filmat vizatimorë të perendimit dhe mbi stripet ku shiheshin dhuna, eksplodimet etj. E bënin këtë për të mbrojtur fëmijët nga e keqja: që të mos bëheshin agresiv. Më kalimin e kohës, po del që perendimi kishte të drejtë me ata filma, stripe e literaturë, sepse fëmijën duhet përgatitur për jetë, duke u treguar se jeta është e bukur, por megjithatë, është një lloj turture që duhet ta prballojmë.

 

Në Kosovën tonë mësimi u pat bërë i tmerrshëm. Nxënësit tanë më parë ishin mësuar të shihnin nepër filma dokumentarë e artistikë ushtarë e policë më helmeta. Kjo helmeta ka qenë sinonim i fashizmit, i pushtuesit, por, koha ua solli nëpër klasat e tyre helmetat e policisë e ushtrisë serbe për të torturuar nxënësit tanë. Arsimtarët tanë u gjetën në një hall të madh: si t’ua shpjegonin këtë absurd të kohës e hapsirës: si ta përballonin këtë kthesë të zezë në jetë e cila u ra papritmas ndesh me të gjitha përmbajtet e librave të leximit e librave mësimorë që ishin hartuar duke u lëmuar e stolisur për ardhmërinë më të mirë e të ndritur në hapsirën ish-jugusllave. Ku ishin të drejtat e barabarta e bashkim-vëllazërimi, parulla më finoke e tinzake! A nuk qe mësimi më tragjik dhe i egër për nxënësit tanë kur policët e rrahnin mësuesin, idealin e tyre pra syve të tyre dhe kur para syve të mësuesit helmoheshin, torturoheshin e vriteshin nxënësit! Derisa fëmijët shqiptarë përjetonin, për çdo ditë gërçet e mundimshme të helmimit, pushteti shovenist serb i Beogradit bënte  përpjekje ta bindë botën se ky është një aktrim i shqiptarëve për qëllime politike. Demagogjinë e vet pushteti okupues serb e zhvesh me dokumentin e datës 16.04.1991 në të cilin  qartë thuhej se asnjë arsimtar shqiptar s’mun të punoj në vitin shkollor 1991/92 pa e nënshkruar deklaratën më këtë përmbajtje: „Deklaroj se pranoj Republikën e serbisë për atdhe timin….“ Në atë kohë të ligë e plot më trauma mësuesi i mirë e kishte të vështirë t’u shpjegonte e t’i bindte  nxënësit ç’po ndodhte.

 

Por ne asnjë mënyrë nuk duhej t’i  mësoje nxënësit në formim e sipër të urreje të gjithë të tjerët, sepse asnjë popull nuk ishte krejt i degjeneruar si populli pansllavist që e përlau Ideologjia.  A pat të drejtë, ta zëmë, Zhan Zhak Rusoi kur pat thënë: „ Ai që shkon me qejf të luftoi, në sytë e mi është një kafshë e egër që përpiqet ta copëtojë  një tjetër dhe në qoftë se ngel ndjenja më e vogël natyrore në shpirtin e tyre, kujtoj se ai që vdes është më pak për t’u ankuar sesa ngadhënjyesi“. Vërtet nxënësi që në çdo hap kërcnohej nga turtura e egër policore prej shtëpisë deri në shkollë, brenda në shkollë dhe brenda në shtëpi, që vështirë për ta kuptuar por edhe nëse e kuptoi, që vështirë të pajtohej! Por mësuesi mëgjithatë përpiqej ta bindte nxënësin se krimi i kishte hije vetëm kriminelit sepse ai nuk ishte në gjendje ta pranojë ndaj edhe shkoi deri në fund. Ai më prirje huligani pranonte vetëm ligjin e vetë, në këtë rast ligjin e dhunës. Kështu patëm të bëjmë më  një numër të madh të fëmijëve të traumatizuar. Foshnja kemi pasur rastin të lexojmë se edhe në barkun e nënës nis të formohet, ndaj legjenda nuk e thotë kot që nënës së Budës i ricitonin vargje lirike dhe i ekzekutonin muzikë të lehtë. Po fëmijët tanë që sapo nisen në shkollë, me abetarën e ëndrrave të tyre, ç’përjetuan, atë e dimë ne . Por mësuesi më përvojë e njohuri të mirë pedagogjike diti ta përballojë atë jetë tërë tmerre, krisma, përipeci, kërcnime, nisur edhe nga kafshata e gojës.

 

Këtë më se miri e dinë  pra puntorët e arsimit, të cilët edhe dje kur kishin kushte më të mira ishin të lënë mbas dore, ndaj dhe nuk është çudi që një numër i mirë prej tyre iknin në profesione të tjera. Shoqëria udhëheqëse e dy shteteve shqiptare sikur po harron se fillët e saj dhe themelët janë mu te gjenerata e re. Në këtë vazhdë të sherbejnë edhe shumë shembuj të tjerë si pretekst që të vijsh deri këtu, te e njejta temë mbase e tepërt për kohën tonë, por deshëm apo nuk deshëm vijmë prap aty, ku e filluam: Vallë është koha tashti të mendojnë politikanet  për puntorët e arsimit mbrenda dhe jasht vendit!!!

 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen