P.SH.D.K drejt vlerave të sigurta Demokristiane Evropiane

OP-ED | Zef Prenka | 10.07.13 | 22:08

Nga takimet e rregullta të Kryesisë Qëndrore, që ky subjekt politik i Republikës së Kosovës,që është subjekti i dytë për nga përvoja politike në Kosovë dhe subjekti i parë për besueshmeri politike, P.SH.D.K në krye me Dr. Ukë Berisha – po bënë hapa të sigurtë dhe afirmativ në partneritet me vlerat e politikës demokratike, demokristiane Evropiane.Tashmë mundë të themi me plot kuptimin e fjalës se P.SH.D.K ka një stabilitet dhe gjithnjë e më shumë e admirueshme edhe nga Rinia Demokristiane kudo që gjënden, në Kosovë apo Mërgim.

Për ketë merita të pa mohueshme ka edhe koordinatori i përgjithshëm i saj z.Prof. Gjokë Palokaj, i cili me vetëmohim bashkon elektoratin e këtij subjekti politik që, ishte „demoralizuar“ në shkallë të lehtë nga goditjet politike që mori edhe si pasojë e mos prezencës së përkrahësit të saj,ish kryeministri (për 100 ditë më i sukseshmi në historikun e Kosovës) z. Ramush Haradinaj, e që u shfrytëzua pastaj momenti „përqaj e sundo“nga kreu i qeverisë së Kosovës z. Hashim Thaqi dhe politika ditore e Prishtinës.

Kryasia e P.SH.D.K- së, ka një vizion të qartë para vetes për ti përmbushur objektivat dhe standardet politike duke fituar besueshmeri dhe garancë të plotë nga elektorati i saj që, dita-ditës po ri kthehet, po aktivizohet sepse ky elektorat që ruan në shpirtë vlera kombëtare dhe evropiane, është i katandisur me situata aq qesharake sa edhe të rrezikshme që servohen nga tregu politik i qeverisë së Kosovës e asgjë më pak edhe nga subjekte tjera në koalicion apo edhe në opozitë si PD, VV e LISBA etj.

P.SH.D.K ka vizion për të vënë në binar situatën politke në Kosovë, ka të gjitha kapacitetet intelektuale dhe profesinale,politike dhe stategjike për të stabilizuar jetën politike dhe ekonomike dhe si dëshmi janë edhe vizitata e politikanëve evropian dhe interesimi për të zbuluar vlerat politike evropiane në Kosovë,sado që qeveria e Kosovës dhe kryeministri i saj nuk dështuan asnjëherë për ti thënë JO! kompromisit duke humbur shumë favore në dëm të sovranitetit dhe vlerave kushtetuese shtetnore.

Prandaj, nga këto dëshmi si dhe për një elan politik që, po përgaditet P.SH.D.K duhet që elektorati i saj në vazhdimësi, pa humbur kohë, të mobilizohet dhe të rënditen në akcion për të zgjeruar rrethin elektoral dhe të bashkëpunojnë ngusht me Kryesinë Qëndrore të P.SH.D.K-së për të rritë numrin e votave që, pa asnjë dyshim dhe fare lehtë mundë të arrihet 6 deri në 8 % të pjesmarrjes në Legjislativ (Parlament).

Me ketë përqindje, asnjë qeveri nuk do të mundë të nëpërkëmb vlerat demokristiane shqiptare që, s¸janë tjetër, përveq se vlera të pastra Kombëtare Shqipëtare dhe pro evropiane.

pshdk

z.Gjokë Paloka,z.Darbellay dhe z. M.Hajdari

 

pshdk

Aktivistë të P.SH.D.K-së

 

pshdk

Nënkryetari i P.SH.D.K.-së.z. Gegë Lleshi me z. Voller

 

pshdk

z.A.Shala,z.Voller,z. Lleshi dhe z. Frrokaj

 

pshdk

Kryetari i P.SH.D.K.-së z. Ukë Berisha me mysafirët nga Zvicrra

 

selia e pshdk ne gjakove

Para selisë së P.SH.D.K.-së në Gjakovë

 

pshdk

P.SH.D.K në Gjakovë

 

Rinia Demokristiane në Zvicërr me z. Gj.Paloka

Rinia Demokristiane në Zvicërr me z. Gj.Paloka

 

pshdk

Forumi Rinor i P.SH.D.K.-së në Wil me Koordinatorin z.Paloka

 

Kryetari i AAK z.Ramush Haradinaj  dhe Kryetari i P.SH.D.K. z. Ukë Berisha

Kryetari i AAK z.Ramush Haradinaj dhe Kryetari i P.SH.D.K. z. Ukë Berisha

 

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen