Edhe një përmbyllje e suksesshme e vitit shkollor 2012/13 të shkollave shqipe në shtutgard me rrethinë

Diaspora | Zef Prenka | 21.07.13 | 15:14

Sukseset e shkollës shqipe në Shtuttgart me rrethinë janë suksese të çiftit bashkëshortor, Zejnije e Zeqir Asllani. Këta dy mësues, edukues dhe intelektualë të dalluar me të gjitha forcat e tyre fizike materiale dhe intelektuale ju kanë përkushtuar funksionimit të shkollës shqipe në diasporë, përfshirjes së fëmijëve të mërgimtarëve tanë në shkollën shqipe, arsimimin, edukimin dhe mbrojtjen e tyre nga asimilimi. Ata me vullnet e dëshirë kryejnë detyrën e mësueses-it . Ky nuk është konstatim vetëm i imi por është një konstatim i të gjithë mërgimtarëve që janë përkrahës të funksionimit të shkollës plotësuese shqipe në këtë lokalitet. Unë personalisht kam marrë pjesë në shumë kremte kombëtare, e manifestime të ndryshme; arsimore, edukative, kulturore, humanitare, muzikore, sportive. Pra me 7- korrik shkollat plotësuese shqipe në Shtuttgart me rrethinë nën udhëheqjen e çiftit bashkëshortor – mësueses Zejnije dhe mësuesit Zeqir Asllani, në bashkëpunim me Klubin Futbollistik KOSOVA nga Bernhauzeni, së bashku me prindërit kremtuan në mënyrë solemne përfundimin e vitit shkollor 2012-13. Para përgatitjet ishin bërë me kohë të duhur nga mësuesit s´bashku me prindërit e nxënësve,ku gjithçka ishte e përkryer . Që nga orët e hershme të mëngjesit mërgimtarët tanë që jetojnë e veprojnë në Shtutgart me rrethinë kishin vetëm një rrugës drejt stadiumit SG- 07. Untertürkheim për të marrë pjesë në kremten madhështore për përfundimin e suksesshëm të vitit shkollor. Se vërtetë ky çift bashkëshortorë; Zejnije e Zeqir Asllani , posë sukseseve që kanë arritur në shkollën plotësuese shqipe, ata me mund djersë e sakrifica ; arritën që të formojnë edhe grupin e valleve, të këngëve, të recitatorëve, të dramaturgëve, si edhe atë sportiv.

Këshilli organizativë: Arsimtarët e shkollës Shqipe Zejnije & Zeqir Asllani, në bashkëpunim me KF. “KOSOVA” nga Bernhauseni me Kryetarin zot. Arben Berisha dhe anëtarët e klubit, Shpejtim Mushkolaj, Ramë Husaj, Shaip Mushkolaj, Isuf Elezaj dhe Nuredin Gjuraj, Këshillat e prindërve të shkollave shqipe, “MIGJENI”, ”SHPRESA” dhe “DITURIA” si dhe një grup i bashkatdhetarëve tanë të cilët janë të kyçur në jetën sportive në Stuttgart me rrethinë. Në veçanti kontributi i pazëvendësueshëm i zot. Shaip Mushkolajt i cili viteve të fundit po e ndihmon shkollën shqipe për rezervimin e fushës sportive për fëmijët Shqiptar!
Këtë ditë feste sportive e madhështuan prezenca e këngëtarëve tanë të mirënjohur vëllezërve MUSTAFË dhe FERAT Gërxhaliu, të cilët në formë vullnetare me këngët e tyre të preferuara për të pranishmit bënë atmosferën më madhështore se kurrë një herë më parë të shoqëruar nga vëllezërit Gjocaj me sint të cilët erdhën në formë vullnetare për t´i shoqëruar vëllezërit Mustafë & Ferat Gërxhaliu, vetëm e vetëm që shkolla shqipe rrugën e saj t´a vazhdoj më tutje, që fëmijët tanë të mësojnë për gjuhën, kulturën për historinë, të mos harrojnë traditat tona Kombëtare e mbi të gjitha rreziku i asimilimit të tyre.

Këngëtarët e mirënjohur, Vëllezërit Mustafë dhe Ferat Gërxhaliu ,të shoqëruar nga Vëllezërit Gjocaj me sint, argëtuan të pranishmit.
Të pranishëm në këtë ditë argëtuese sportive kishte edhe shumë shoqata, klube, afarist shqiptar, veprimtar nga të gjitha qytetet në Landin e BW. si: Bashkimi Kombëtar nga Leonbergu nga Fellbahu, Waiblingeni, Helbroni, Nürtingeni, Wendlingeni, Ludwigsburgu, Kirheim Teku, Ostfilderni, Nerlingeni Dekendorfi nga të gjitha pjesët e Stuttgartit.
Kishte shumë të rinj të cilët luajnë në ekipet gjermane. Në këtë ditë feste valonin flamujt si: Flamuri Kombëtar, Flamuri i Rep. së Kosovës dhe Flamuri i shtetit mikë Gjerman, Figurat e Skënderbeut dhe Ismail Qemailit dhe logo e Shkollës shqipe. Gjithë çka ishte veshur në petkun me ngjyra Kuq e Zi. Të pranishmit ndiheshin si në vendlindje si: Në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Ulqin dhe Preshevë, në çdo kënd bisedat ishin në gjuhën shqipe, kënga e mirëfilltë e pushtoi qytetin e Stuttgartit.

Nxënësit e shkollave Shqipe “Migjeni”, “Shpresa” dhe “Dituria”
Të gjithë nxënësit e shkollës shqipe kishin ushqimin dhe pijet falas! Pas përfundimit të programit Kulturo-Artistikë nga nxënësit e shkollave shqipe, pjesa e dytë ishte rezervuar për, Turnirin tani tradicional të futbollit në Stuttgart. Të pranishmit pritnin me padurim fillimin e turnirit në futboll të vogël e sidomos fëmijët të cilët ishin të gjithë të para përgatitur për këtë ditë feste sportive. Arben Berisha, Kryetari i KF. ”KOSOVA” Bernhausenit ishte ai i cili udhëhoqi në mënyrë korrekte të gjitha ndeshjet së bashku me ekipin e tij referuan në mënyrë profesionale të cilët i ndihmuan: Shpejtim Mushkolaj, Hajdin Emërllahu, Qamil Gjuraj, Nuredin Gjuraj, Isuf Elezaj, Shefki Gjuraj, Hamdi Ahmetaj etj.

E përgaditi : Ramiz Dërmaku

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen