Kripa e tepërt shkakton shumë sëmundje

Rrezore | admin | 24.07.13 | 22:43

Ka kohë që dihet që kripa mund të rrisë presionin e gjakut dhe që njerëzit të cilët kanë tension shumë të lartë duhet të hanë ushqime pa shumë kripë. Por pse kjo është kështu, mjekët e kanë kuptuar vetëm tani.
Ky zbulim lidhet me studimin e të dhënave të mbledhura gjatë një eksperimenti të bërë gjatë një udhëtimi në hapësirën kozmike në vitin 1997, kur për tri javë astronauti gjerman Reinhold Ewald ishte qenë në hapësirë – natyrisht, si shkencëtar, por në të njëjtën kohë edhe si objekt prove.

Reinhold-Ewald

Reinhold Ewald

Mjeku dhe fizikanti e vuri gjatë fluturimit kozmik veten në dispozicion për një eksperiment. Ky lidhej me hetimin e metabolizmit në kushtet e mungesës së peshës: Gjatë fluturimit dhe dy javë pas kthimit në Tokë Reinhold Ewald kishte shkruar saktësisht se çfarë kishte ngrënë:
„Unë u përpoqa shumë gjatë fluturimit qe ta kontrolloja ushqim dhe lengjet që konsumoja dhe çdo gjë ta dokumentoja. Më pas u konstatua se në bilancin tim të kripës kishte ndryshuar diçka. Pra kishte shfaqje të tjera nga ato që njihen në tokë apo në librat klinikë.“
Nga analizat e bëra qe konstatuar se në trupin e tij astronauti kishte mbledhur shumë kripë. Kjo kripë e depozituar në trup gjatë fluturimit kozmik i përgjigjej sasisë së kripës në 6 litër lëng në një trup të shëndeshtëm, por astronauti nuk kishte shtuar 6 kilogramë në peshë.
Deri atëherë, mjekët, si Rupert Gerzer nga Qendra gjermane për Studime Kozmike, supozonin se e gjitha sasia e kripës që merr dikush shpërndahet në trup. Dhe teprica e kripës nxirret nga trupi përmes veshkave në urinë. Por pas eksperimentit u bë e qartë se trupi i njeriut nuk funksionon kaq thjeshtë:
Rupert Gerzer
„Në tekstet mjeksore shkruhet që kripa dhe uji shkojnë paralelisht, por efektet që përshkruhen nëpër libra, nuk janë të vetmet por ka edhe diçka tjetër krahas tyre dhe ky ishte territor krejësisht i ri“ – sqaron Rupert Gerzer.

Rupert Gerzer

Rupert Gerzer

Pas vrojtimeve të bëra tek astronauti Reinhold Ewald studiuesit filluan të bënin një seri eksperimentesh me studentë të cilëve u jepeshin ushqime me shumë kripë.
Tek probandët ndodhi e njëjta gjë si me astronautin: ata depozitonin kripë në trup dhe patën rritje të tensionit.
Jens Titze ishte asokohe student i mjeksisë dhe kishte marrë pjesë në këtë eksperimet. Sot ai është profesor në Universitetin e Erlangenit.
Gjatë studimeve të tij Titze konstatoi se kripa që depozitohet në trup thithet nga makrofagët, këto janë rruaza të bardha gjaku të cilave u pëlqen shumë kripa. Ato lëshojnë një sekret që trasportohet përmes sistemit limfatik në trup. Kripa depozitohet nën sipërfaqen e lëkurës.
Por ka edhe disa qeliza të tjetra të bardha T-Lymfocitet që duke thithur kripë prishin qelizat e tjera të trupit dhe kjo ka pasoja katastrofale. Sepse kripa e tepërt nuk shkakton vetëm probleme me tensionin e gjakut por përbën rrezik edhe për sëmundje të tilla si multiple skleroza ose osteoporoza,
Studiuesit janë duke hulumtuar tani se përse të moshuarit edhe në rast se ushqehen normalisht depozitojnë shumë kripë nën lëkurë.
Qëllimi i tyre është që të përcaktojnë masa parandaluese që pacientët që kanë tension të lartë të mos pësojnë edhe hemoragji cerebrale apo infarkt kardiak.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen