Mbi universin poetik të Sabit Rrustemit

Analiza & Komente | admin | 25.07.13 | 17:44

Poet i mirë është vetëm ai,duke bërë hapat e tij në krijimtari hap pas hapi,lufton për të arrirë të bukurën,të përshkruaj ngjarëjet dhe fenomenet,për atdheun,kohën,njerëzit e atdheut,ku qoftë mes poezisë apo tregimit,dokumenteve,krijimtarinë e bënë si skulpturë që flet, si muzikë që fisnikëron,si zjarr që nuk i nënshtrohet hirit,por një art të përsosur,estetik,të thjesht,lakonik dhe të qartë,të pasur letrarisht dhe të kapur për secilin lexues.

Një poet i mirë lypset sa më shumë lexim. Veçanërisht në lëmin e poezisë që të përvetësohet përvoja e të tjerëve në përsosjen e vargut si nga pikëpamja teorike (forma), ashtu edhe nga pikëpamja përmbajtjesore kuptojmë se poezia lirike, për të dalë e mirë, duhet të jetë: e shkruar me fjalë të zgjedhura që, me pak fjalë të thuhet shumë, ) duhet ta ketë idenë e domosdoshme sipas temës së trajtuar, duhet ta ketë
ndjenjën e ngrohtësisë së brendshme, që të dalë poezia sa më e mbrujtur dhe sa më bindëse, ta ketë, në të njëjtin kohë, edhe dufin, që është dyzash sipas temës e motiveve të trajtuara dhe, duhet ta ketë edhe
goditjen e qëlluar,sipas këtyre cilësive të cilat cekëm më lart,njëri nga letrarët tanë i cili i posedon të gjitha këto cilësi,është poeti ynë i çmuar,z.Sabit Rrustemi.

Sabit Rrustemi

Sabit Rrustemi

Sabit Rrustemi:Shquhet ndër letrarët më të spikatur të rrethit të Anamoravës.Veprat e tij poetike, vijnëpara lexuesit me një përkushtim të theksuar,ai që prej krijimeve të para artistike ka ruajtur identitetin e vet krijues, gjithnjë duke e pasuruar fondin e letërsisë shqiptare me veçantit e tija
artistike.Vargjet e tij korrespondojnë pohimin e brendshëm shpirtëror në krijimin e vargut racional, duke e pasqyruar atë
gjithnjë me zjarrminë e botës së brendshme, që shpërthen vazhdimisht në përditshmërinë tonë.Tek krijimtaria e Sabit Rrustemit .

Vargjet e tij korrespondojnë pohimin e brendshëm shpirtëror në krijimin e vargut racional, duke e pasqyruar atë
gjithnjë me zjarrminë e botës së brendshme, që shpërthen vazhdimisht në përditshmërinë tonë
portretin e ekspresiv prej artisti.Poeti përmes figurave artistike si; metafora, epiteti,simboli etj., ka treguar se transparenca në poezinë e tij bartë atributet e kohëve,si në rrafshin tematik,po ashtu edhe
si; metafora, epiteti,simboli etj., ka treguar se transparenca në poezinë e tij bartë atributet e kohëve,si në rrafshin tematik,po ashtu edhe
në rrafshin e vetëdijesimit të këtij absurditeti nëpër shoqëritë e ndryshme.

Sabit Rrustemi,veç talentit të tij,punës së paepur,ka ardhur në këtë botë edhe me dhunti për të shkruar,me dhunti për të kapur mendimet,
për të shprehur ate që ndizet në shpirtin e tij poetik,për të shpalosur botën shpirtërore para lexuesit.Ai është një lërues i madh i kulturës sonë,gëdhend vargun dhe nga ai nxjerr thesaret e fjalës,të cilat lëkundin
shpirtin e lexuesëve.Poezia e tij është poezi e prushit të madh,ai ka ditur të pregadis mirë brumin e tij poetik,Ai di të zgjedh tema,din të i shtjelloj ato,gjatë shtjellimit nxjerr motive dhe mesazhe të fuqishme,
bënë mrekullira dhe vargun e tij e bënë armë të fortë në duart e luftëtarit.

Një poet që poezinë e vënë në shërbim të kombit,mes saj pastron shpirtin e vet prej krijuesit dhe shpirtërat e lexuesëve.Ai ka shumë aftësi
për të shprushur shpirtin poetik,për të e pasuruar me figura të pasura poetike,metafora e simbole,qoftë kur vargëron në motivin kombëtarë,qoftë në ate të dashurisë.Sabiti iu është përkushtuar poezisë
nga fëmijëria,ndoshta mu aty e mori frymëzimin,se i takonte një treve me pasuri të pashterrshme kulturore e kombëtare,në odat e rrethit të tij ka pasur burra veprimtarë të kombit të cilët kishin cilësitë
më të çmuara të cilat u takojnë burrave,mençurinë,trimërinë,burrërinë,qëndresën,besen,nderin ,mbi të gjitha atdhedashurinë,si ishin:Mulla Idriz Gjilani,Idriz Seferi,Ramiz Cërnica,e shumë të llojit të tyre
në rrethin e Karadakut,të cilët jetën ia kushtonin burrërisë,nderit dhe kombit.E si mos të e frymëzonin burrëritë e tyre,madje ato pejsazhet e bukura të vendlindjes së Sabitit,fushat,arat,malet,gurrat,e atij
vendi të dashur e pitoresk.

Poezitë e Sabitit i kam lexuar si fëmijë nëpër gazetat e revistat që botoheshin atëhere,aq sa i kuptoja,ia kisha lakmi vargjeve të tija të fuqishme.Shumë kohë më vonë,kam pasur
fatin të e njoh personalisht Sabitin,të e përqafoj e të i shtrëngoj duart me te,të pijmë kafe së bashku,të bisedojmë e këshillohemi për poezinë,artin,kulturën,i mençur ,i ngrohët,i papërtueshëm në këshilla,
të jep guxim,frymëzim dhe të mundëson të kapish kuptimin e bukur të fjalës së shkruar.Njeri që dhuron libra,unë edhe pse në mërgim,kohën kur shkoj në vendlindje takohem me te,në Hotelin“KRISTAL“ të
Gjilanit,vend ky që sikur i bashkon krijuesit,isha edhe në shtëpinë e tij,ku më ka lënë përshtypëje mikpritja e tij prej burrit,bukuritë pitoreske të vendlindjes së tij,më ka dhurua shumë nga krijimtaria e tij,
deri te përmbledhja e fundit“Zjarrmi e Kthjelltë“,madje më ka dhënë të u përcjell edhe miqëve në mërgim,çka e kam bërë me shumë kënaqësi.Sabiti është një organizator i mirë i krijimtarisë letrare,udhëheq
klubin“Beqir Musliu“ në Gjilan i cili rreth vetes bashkon shumë krijues,nxjerr revistën „Agmia“,unë kam marrur pjesë në organizimet e tyre dhe jam nda shumë i kënaqur.Sabiti me Nexhat Rexhën,një shkrimtar,poet e kritik
letrar,kanë bërë shumë për krijimtarinë letrare në rrethin e Anamoraves,nuk e fsheh mallin i cili më ka pushtuar,për të takuar këta dy miq të mirë,të cilët kur të i takoj,padyshim do të sjellin ndonjë risi.
Sabit Rrustemi,një poet i cili simbolizon atdhedashurinë,guximin,largpamësinë,mendjen e ndritur,i ka armë të forta fjalët e tij në vargje,frymëzim për çdo atdhedashës,ngrohin zemrat e artdashësit,ngritë
moralin në shpirtin e lexuesit,është idator,projektor dhe realizues i veprave të mëdha në letërsinë tonë kombëtare.Të shkruash të bëmat e Sabit Rrustemit në letërsinë tonë,nuk arrin të i thuash me një vështrim të
shkurtër,për to duhet të shkruajmë shumë.Ky mendimtar i fjales së ndritur,letërsinë e ka bërë pasion e dashuri të shpirtit,mënyrë e të jetuarit me te në të njejten çati.

Beqir Musliu u shfaq në poezinë tonë në fillim të viteve ’60, si poet me pikëpamje dhe forma insistuese, që nuk ishin të rëndomta për atë kohë… prandaj kritika e përcolli me interesim të veçantë dhe
krijimtarinë e tij e tij ,i cili atë botë ishte më i miri,por shkuarëja e tij e parakohëshme në botën tjetër,la pasardhësit e tij në Anamoravë,të cilët nuk e lanë të rrënohet asnjë çast kështjella e tij letrare,
vetëm sa shtoheshin krijuesit e kësaj ane,të cilët secili vënin nga një gurë në atë kështjellë,i pari e vuri Sabit Rrustemi,i cili punoj çdo çast që të ruaj,kultivoj,pasuroj dhe të mbajë gjallë vepren e tij.Kur kujtonim
të madhin Beqir Musliun në Gjilan,e pata thënë publikisht:As Beqir Musliu dhe as Kadare nuk u shfaqen rastësisht,ata me punë e mençuri bënë emër dhe vepër,ata duhet të i zëvendësoj dikush,unë e quajta
një Beqir Musliu të dytë z.Sabit Rrustemin,por ai protestoj menjëherë,tha se Musliu mbetet i pazëvendsueshëm.Eh,po kështu janë ata që punojnë pa zhurmë e bujë,por jeta dhe vepra e Beqir Musliut,mbetet
e gjallë,e ndritëshme,nga se ate e bëjnë të pavdekshme krijues të mëdhenj të Anamoravës,si:Sabit Rrustemi,Nexhat Rexha,i madhi poet e kritik Ibrahim Ibishi,i cili fatkeqësisht nuk është më me ne,por
i jeton vepra,Hysen Kqiku,Daut Maliqi,Demir Krasniqi,Musah Ahmetaj,Hasije Selishta -Kryeziu,Bajram Kosumi,Albinë Idrizi,Dan Kosumi,Linditë Ramushi,Vehbi Klaiqi,Fatushe Ahmetaj,Fitore Bunjaku,e shumë
të tjerë të cilët nuk po mund të i përfshij në këtë shkrim të shkurtër,si Ramadan S.Latifaj,Sadbere Gagica,Isë Kosumi,Fehmi Cakolli,Shpresa Ajvazi,e shumë të tjerë…….

Sabit Rrustemi është i lindur më 3 Prill 1959 në Terziaj, fshat në afërsi të Zhegrës, Komuna e Gjilanit. Shkollimin fillor e kryen në Zhegër, atë të mesëm në Gjilan, ndërsa studimet në Degën e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, në Prishtinë.

Në vitin 1977 boton poezinë e parë ne revistën „Zëri i rinisë“ të Prishtinës. Në vitin 1981, është shkrimtari i vetëm i Kosovës që burgoset për shkak të botimit të tregimit „Nën maskën e mysafirëve“, të botuar në revistën „Fjala“ më 1 prill të atij viti, ditën kur demonstratat shqiptare për Kosovën Republikë e mbushën Prishtinën. Dënohet me katër vjet burg nga regjimi i Jugosllavisë titiste, me ç’rast i ndalohet edhe botimi i krijimtarisë letrare. Tek në vitin 1990 boton përmbledhjen e parë të poeziveËNDËRRO ËNDRRËN E MUNGUAR

Sabit Rrustemi,ka botuar:

Ku i la lisat era Rilindja, Prishtinë, libër ky i dorëzuar që në vitin 1981, redaktuar nga poeti i mirënjohur Ali Podrimja.
Besoj në një diell, Fjala 1992 Prishtinë.
Variacione për lirinë, Rilindja, 1997, Prishtinë.
Ëndrra që puthet, poezi, Rozafa, 2001, Prishtinë.
Pika e zezë, përmbledhje tregimesh, Flaka e vëllazërimit, Shkup, 1993.
Maska e mysafirëve SH.B. Buzuku, Prishtinë, 1997.
Jetëshkrimi i Sylë Kopernicës, prozën dokumentare 1994, Shtëpia Botuese Plejada botues, Beqir Musliu.
Natyrë me vaj, album poetik, Shtëpi Botuese Plejada, Prishtinë me parathënie të Beqir Musliut.
Paqja e brishtë, bot. Rozafa, Prishtnë, 2007
SHIU I BUZËVE TUA, bot. Rozafa, Prishtnë, 2009
ANTINGERE DIVINA / Prekje hyjnore (përkthyer në gjuhen rumune nga Baki Ymeri), Bukuresht, 2009
NËN QERPIKUN TËND, poezi, T-KOM, Shkup 2009
I përfaqësuar edhe në Antologjinë poetike TEMPLUL CUVANTULUI / Tempulli i Fjalës, Bukuresht 2009

Trekëndshi Poetik i Paqës

Zjarmi e Kthjelltë,si dhe Sabiti do të ketë botuar edhe shumë libra tjerë,por unë si mërgimtarë shkoj rrallë në vendlindje,dhe nuk kam mundur të siguroj gjitha veprat e tij.

Është laureat i një sërë shpërblimesh letrare ne poezi e prozë mes viteve 1979 -2010.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen