PSHDK-ja është kundër themelimit të komunave të reja

OP-ED, Rrezore | admin | 25.07.13 | 23:18

Republika e Kosovës, si shtet i ri, është në konsolidim e sipër të institucioneve të veta shtetërore. Mirëpo, në këtë situatë ku jemi, me këto sfida të mëdha që kemi para vetës, të aspektit politik, ekonomik e social, krijimi i komunave të reja, për P.SH.D.K  Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, është një barrë e madhe për ekonominë e vendit dhe sidomos për administratën tonë që ende nuk është modernizuar sa duhet dhe ballafaqohet me sfida serioze.

Vendimet e njëpasnjëshme të qeverisë së Kosovës, për të krijuar komuna të reja, janë të pabazuara në ndonjë koncept të mirëfilltë zhvillimor dhe ekonomik dhe si të tilla janë politizuar.
Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, (PSHDK), është për një ndarje administrative të pushtetit në Kosovë, të bazuara në konceptet moderne të zhvillimit të ekonomisë dhe decentraizlimit të pushtetit dhe jo ne koncepte unilaterale të grupeve të caktuara apo interesave politike të ditës.

Mirëpo, të krijohen komuna të reja dhe të ndahen fshatra nga komunat ku kanë gravituar, me një vendim arbitrar të qeverisë, për ne është një politikë e pa mençur dhe që do të ketë një konsekuencë negative, si në zhvillimin ekonomik të vendit, po ashtu edhe në aspekte të tjera. Kjo tentativë e qeverisë, do të krijojë vetëm kaos në këto hapësira dhe komunat që preken nga këto vendime.

Ne mendojmë se në këtë fazë ku gjendet Kosova, kur vendi është para zgjedhjeve lokale, qeveria e Kosovës nuk është dashur të merret me këto çështje që bëhen vetem për marketing politik dhe kanë prapavija të pastra politike.

PSHDK-ja mbështet një ndarje administrative më gjithëpërfshirëse në Kosovë, me një debat gjithëpërfshirës dhe me një kompromis të domosdoshëm të spektrit politik në vend.
Ne vlerësojmë se nuk duhet të krijohen komuna të reja, vetëm për të plotësuar kërkesat e grupeve të ndryshme që interesohen për këtë, pa pasur një plan të detajuar për zhvillimin ekonomik, arsimor dhe kulturor të hapësirës së re komunale.

Nga ajo që kemi parë gjer me tani, qeveria ende nuk ka dëshmuar se ka ndonjë koncept të qartë ekonomik sesi mund të zhvillohen komunat e reja.
Ato nuk duhet të presin lëmoshë nga qeveria, por duhet të kenë një plan të qartë dhe të bazuar ekonomik për sigurimin e ekzistencës së tyre dhe për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Ne mbështesim një centralizim të mirëfilltë të pushtetit në Kosovë dhe jo një ndarje pa asnjë koncept të qartësuar zhvillimor dhe ekonomik.

Dr. Ukë Berisha, Kryetar i PSHDK-së

Dr. Ukë Berisha-Kryetar i P.SH.D.K.-së

Dr. Ukë Berisha-Kryetar i P.SH.D.K.-së

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen