Si u harrua Petro Marko 20 vjet nga ditikja

Analiza & Komente | admin | 30.11.11 | 21:10

Bashkëshortja është në një gjendje të rëndë shëndetësore. Familja e mbetur e poetit po ashtu është në një gjendje të dhimbshme. Si nuk iu ndanë një herë kësaj familje vuajtjet në të gjitha regjimet dhe në të gjitha kohërat?! Heshtja në ditëlindjen e tij është e rëndë. 

2. Kush ishte Petro Marko? 

Petro Marko

Që kur ishte nxënës i shkollës tregtare nVlorë, që e nisi më 1924 dhe e kreu nvitin 1932, filloi të shkruajë poezi dhe proza të shkurtra. Natë shkollë pati si drejtor edhe arsimtarin e studiuesin Kolë Kamsi dhe si mësues Ernest Koliqin; shkollë në të cilën jepnin mësim dhe shumë mësues italianë. Një nga këto i prezantoi „Manifestin“ e Marksit. Pasi kreu shkollën, sorollatet nëpër Tiranën e zymtë të asaj kohe në kërkim të ndonjë pune, derisa i bien në dorë një ditë Hilë Mosit, asokohe ministër Arsimi, i cili e caktoi mësues nDhërmi. Më pas transferohet për nDhuvian të Dropullit. Qëndron nkontakt të vazhdueshëm me shtypin komunist nëpërmjet gazetave greke, të cilat ia jepte Asim Vokshi. Nga një ngatërresë që pati, u gjet preteksti se Petroja u jepte nxënësve literaturë komuniste (akuzë e pavërtetë). Kështu që u detyrua të largohej për herë të parë nGreqi. Qëndron nKorfuz, ku bie nkontakt me emigrantët politikë të atjeshëm, me nkrye dr. Omer Nishanin. Pastaj niset për nAthinë, ku kishte të vëllanë, Dhimitrin (Mimon), që ishte larguar që fëmijë nga Bregu. Atje hyn nfakultetin e letërsisë, por përjashtohet pas një debati me rektorin, të cilit Petroja i thoshte: „Turp për ju që ende jetoni nkohë të Bizantit!…“, ngaqë ai e shikonte si turp që një himarjot të ishte mësues i shqipes. Nëpërmjet punëdhënësit të të vëllait krijohet mundësia të hyjë në një shkollë joshtetërore, në Fakultetin Ekonomiko-Politik. Shqyrton mundësinë të shkojë nBashkimin Sovjetik, ku natë kohë ishte dhe Sejfulla Malëshova, Ali Kelmendi e Tajar Zavalani, por bie poshtë si mundësi. Kthehet nShqipëri, por ikën fill pas dështimit të kryengritjes së Fierit. Kthehet pas vendosjes të qeverisë liberale të Mehdi Frashërit (verë 1935). Planifikohet kryengritja e Fieri, që dështon që nzanafillë, dhe ikën nga Vlora për nKorfuz. Kthehet në nëntor, pasi Branko Merxhani e Ismet Totoja e thërrasin, ngaqë do të hapej një gazetë („Koha e re“) si organ i qeverisë. Gazeta mbyllet pas një artikulli bombastik mbi punëtorët e Kuçovës, që Ethem Totoja, asokohe ministër i Brendshëm, e pa si reaksionar e komunist. Shëtit nga një gazetë në tjetrën („Illyria“ etj.) dhe më 1936 boton revistën “ABC” bashkë me Branko Merxhanin, Dhimitër Godellin, Zavalanin, Migjenin, e cila u mbyll pas numrit të dytë. E internojnë në Porto-Palermo (2 javë) e pastaj në Llogora. Lirohet me interesimin e Merxhanit e Totos. Bashkëpunon në „Përpjekja shqiptare“ të B. Merxhanit, që donte ta vinte si antipod i „Hyllit të Dritës“. Por largohet mbasi u shkrua një artikull se sishte gazetë komuniste nga Brankoja. Pasi në një gazetë tjetër del haptas me idetë e tij proproletariatit, i bie halë në sy Musa Jukës, i cili për ta pajtuar i propozon postin e zëvendësprefektit të Himarës. Petroja i jep fjalën se do ta pranojë pasi të shkojë në Athinë e të japë ca provime. Takohet me Migjenin para se të niset (1937) dhe pastaj me të mbërritur në Athinë merr anijen për në Francë, Marsejë. Anija i ra përreth Mesdheut (Izmir, Xhafa, Aleksandri, Tripoli). Mbërrin në Marsejë dhe gjen nParis Llazar Fundon e Ali Kelmendin. Merr direktivat nga një „shok“ serb që mbante nofkën „Roberti“. Dhe caktohet kryetari i grupit prej 113 vetash që u nis për nAlbacete, ku ishte qendra e brigadave internacionale. Bashkohet me vullnetarët e brigadës “Garibaldi” në Spanjë, shkon për në “Kuintanar de la Republica”. Merr pjesë në mbledhjen e shkrimtarëve antifashistë nValencia, ku ishin dhe Ernest Heminguei, Pablo Neruda etj. Lëviz nga Estremadura, Aragona, Gondez e mandej prapë në Francë, ku herë në Paris e herë në Grenoble i financuar nga Ndihma e Kuqe Internacionale, i veshur me petkun dhe karizmën e interbrigadistit (vullnetar me brigadat internacionale), u ngarkue me agjitacionin në rininë universitare të Grenoble. Hyn nItali nga fundi i 39. Pas 1 mijë e ca ditësh kthehet natdhe, sepse KOMINTERN-i kishte porositë me i çue legalisht ose jo të gjithë komunistët në vendet e tyne. Kthehet në Dhërmi dhe mendon pajtimin me Dukatin – hasmëri të vjetra. Në Vlonë nis e harton trakte, shqip e italisht, kundra fashizmit. E burgosin në Vlonë, në Tiranë (maj 1940)… Mbas marsit 1942 e nisin për Itali, Palermo e Ustikë. Shkruan „Një natë e dy agime“, poemat „Nase labi“, „Horizonti në kuletë“, „Parada e të uriturve“, romanet „Kodashi“, „Rrugëve të luftës“; „Nisja pa mbarim“, „Bija e kapitenit“… Pas çlirimit të Jugut tItalisë nga forcat aleate anglo-amerikane çan burgun së bashku me të burgosur tjerë dhe kalon në zonat e çliruara italiane. 1944 arrestohet nga gjermanët dhe po atë vit kthehet në Shqipëri. Në përfundim të Luftës Antifashiste në vitin 1944 kthehet ne Shqipëri, duke organizuar edhe ardhjen e gati 300 shqiptarëve të tjerë në kohën kur shqiptarët kishin mbetur pa kurrfarë organizimi. Është në Shkodër në shtëpinë e Nush Topallit kur Shkodra bastiset nga trupat serbe. Te „Retë dhe gurët“ citon N. Spirun, që i thoshte se Shqipëria kishte material të mjaftueshëm jo vetëm për të dhe për kushedi sa vjet – bollëk ky që bënë të mundur tregtarët shqiptarë nën okupacionin italian e pastaj gjerman, ngaqë pushtuesit kishin nevojë për material. Kur kthehet në Shqipërinë e çliruar, ftohet që të qëndrojë në krye të gazetës „Bashkimi“ në Tiranë nga 1945-1947. Nga një kontroll i befasishëm i gjejnë shkrime jashtë vijës së partisë (shkruan se Hysni Kapo e shpëton nga pushkatimi), lirohet më 15 maj 1950. 1957 mësues në teknikumin “8 Nëntori”. Boton „Hasta la vista“ (1959). 1973 i hiqet e drejta për botim. Më 1975 i fusin në burg të birin. Romani „Çuka e shtegtarit“ (1980) si direktivë për autokritikë nga Partia, por sia pranuen e nuk u botue. Kjo për të vetmin shkak se nuk mund të pajtohej që në ditët e para të pushtetit me fillimin e diktaturës, e sidomos kur provoi ti rezistojë diktatit që i vinte Shqipërisë asokohe nga jashtë, kryesisht nga Beogradi. 27 dhjetor 1991 vdes dhe varroset sipas amanetit pa ceremoni.

 

3. I paharueshmi Petro Marko 

Në Dhërmi ne të klubit “Petro Marko” duam të takojmë Petro Markon. Kemi planifikuar një dokumentar. Do ta xhiroj tv “Apolon”. Do të bëjë një bust për ta vendosur në klubin tonë. Kurse busti që është planifikuar në vendlindjen e tij ende nuk po vendoset. 

Në ka zë më të bukur në poezinë dhe letrat tona, poeti Petro i kësaj ane është i paarritshëm. Petroja ka pasur frymëzimin e detit, d.m.th., kur mbushej me atë gjënë hyjnore, fryhej e kërkonte ta derdhte nëpër fletëzat e vogla njëfarsoji si velëzat e këtij deti harbut, që në dimër kaq kokëfortë shkon e përplaset te bregu. Mirëpo poeti Petro ishte një valë e bukur e ëmbël, e bardhë, hyjnore e këtij deti dhe e kësaj toke. Ku mund ta takojmë sot poetin Petro Marko? Është një pyetje që nuk di ku ta bësh. Poeti dhe shkrimtari Petro nuk është ndër xhinët e kësaj bote. Është në kohëtretjen e madhe, por të paharrueshmen. Është në mendjet dhe në fjalët e të gjithëve në këto anë, është në kopertinat e librave, është në derën e një teatri në qytetin e Aulonës, është në koperturën e një shoqate shkrimtarësh, është kudo i gjithëgjendur, është dhe nuk është. Por koha nuk e ka harruar poetin tonë Petro Marko. Dhe pse të harrojë? Kam kaluar kohëra të mira dhe të këqija, që kanë bashkëshoqëruar edhe banorët e këtyre viseve jugore, por emri “Petro” nuk besoj se është bërë i harrueshëm. Nuk e kam njohur dhe dua ti çoj një lule atje ku prehet paqësisht, mirëpo ku ti gjej këtu lulet dhe në këtë stinë? Mirëpo mendimi im është se më mirë të vemi ta vizitojnë. Ka një veçori, që dua ta përmend. Përgjithësisht për njerëzit që janë marrë me religjionet fetare e dinë se për shenjtorët, kur ikin, thuhet: “Nuk vdiq, por iku se kishte ndoca punë.” – “Ku?” – “Atje sipër, o burrë i këtij dheu.” Dhe varrin-maozeulum të tij e vizitojnë kohë pas kohe njerëzia. Madje, ka edhe një poet atje në Turqi që ka nja 8 tyrbe dhe nuk dihet se në cilën është, që quhet Emre. Edhe për Petron një vizitë në këtë kohë dimri është një mirësi. A e kanë bërë vallë këtë poetët e rinj? Petro ishte një shenjtor i fjalës së shkruar shqipe, ishte një soj qiriu që u shkri me një jetë në luftë me regjimet dhe diktatorët e diktaturat, që e qëlloni sa majtas, djathtas, para e mbrapa, se ishte krijues, ishte poet dhe si poet ndihej ngushtë në kohëra dhe përpara regjimtarëve të të gjitha kohërave. Prandaj dua të them se poetët e rinj duhet të bëjnë një lloj poeteke aty ku ka lindur dhe sot ku fle pikërisht i miri poet, i biri i Markos dhe nënë Zoicës. 

Banoret e fshatrave të Lumit të Vlorës me zonën e Himarës ishin të lidhur jo vetëm siç përpiqet të thuhet në ndonjë libër, vetëm shtatë fshatrat e tij dhe kënga e shpreh: “Që në Gumenicë e lartë/ Himarë është çdo fshatë… Ose Himarë, Kaninë, Drashovicë/ Tepelenë, Kardhiq, Nivicë/ nga një farë e nga një fis/që me ardhjen e Turqisë i ndau i bëri dysh/ në xhami edhe në qishë…” Pra, atje në Kuç dhe në të gjithë fshatrat tona këtej vargmalit, me himarjotët në çdo kohë bëhej tregti e krushqi, jepej misër, fasule e merrej vaj, ullinj e agrume, madje diku sipër në Qarrishtë është një lis që i thonë “te lisat e qishës”, ku ka qenë kisha dikur… që do të thoshin se i përkisnin një fare dhe një feje. Ne, kur vinin himarjotët këtej në kohën e atij regjimi, i pyesnim se cilin kishin më të zgjuarin. Ata përmendin poetin: “E keni dëgjuar Petron, por edhe Neçon”, që kishte zë gurgullimë si ujërat që rrjedhin e vërshojnë në Dhërmi kishte zërin e veçantë, ëmbëlsor, poetik, bukurisht të bukur, që i këndonte vajzës së valave… Por historia me poetin dhe shkrimtarin Petron për ne që e lexonim nëpër këndime ishte si me Lasgushin. Përmende fare pak, aspak madje dhe nuk dihej ishte i gjallë apo i vdekur, vetëm kur vdiste e mbulonte nuri i bukurisë, që ia kishin fshehur, ia kishin marrë ose ia kishin ndryshuar qëllimisht. Sidoqoftë, unë e dija se nga fshati Progonat në Himarë kishte plot, por besohet edhe historikisht nga një fis i Kaonisë rridhnin, madje në shek 15 “”Himarë” quheshin jo vetëm trevat e sotme, por edhe Lumi i Vlorës dhe Kurveleshi dhe diku aty nga shek 17-18 në letrat që himarjotët u shkruanin fuqive të mëdha se lidhja himarjote shkonte deri në Tepelenë, Butrint, Sarandë, bregu i Jonit dhe përfshinte rreth 53 katunde, ndërsa në një akt zyrtar të M. Argiroit shënoheshin 38 katunde deri para myslimanizmit në Lumin e Vlorës e Kurvelesh kanë qenë të krishterë, të traditës iliro-arbëreshe. Një pjesë e madhe e fiseve të Himarës (sotme) kanë ardhur aty nga Kurveleshi e Lumi i Vlorës. Në Himarën e madhe në shumë dokumente dalin emrat e fshatrave: Piliureus, Drimades (Dhërmi), Nivicë Pallasa, Pikern (Piqeras), Llukova, Vunoi, Dukat Radhim, Gjonboqari (Tragjas), Gumenica, Durbag (Terbaq), Kudesi (Kudhes), Liopes (Lopesi), Mavrove Vranishta, Smokthina, Kallazherates (Kallarat Zgugliati, Vermiki, Lepenica, Progonates, Tepelena, shprehet pikërisht pak a shumë kështu një studiues dhe në mos gaboj është Sh. Delvina tek “Epiri”… Mbi kurrizet e Çikës godiste me… vetëtima Zeus (mitologji, të vjetrit)… “Nëse Homeri do të kishte zgjedhur malet e Himarës për skenën e Iliadës, gjërat do të kishin marrë rrjedhë tjetër gjatë periudhës 3000-vjeçare shprehet Pukëvil.” Kaonia (Himara), vendi ku circet porositën Odiseun të ruhej prej sirenave… malet mbi Himarë quhen „të Vetëtimave“? Zeusi lëshonte ato nga qielli sipër saj… (Emri “Himarë” (Himera, edhe Kimera)… përfytyrohej si qenie mitologjike me trup dhie e kokë luani, me bisht dragoi… që villte zjarr nga goja (zjarri nga flakët e vullkani, tashmë të shuar, në Llogora…) Deti Jon. Legjenda thotë se Jonin, birin e Dyrrahut, pas vrasjes së tij në luftë e hodhën në det, i dha emrin (varianti tjetër) “deti Jon” (deti ynë). 

Fiset epirote kanë banuar që në lashtësi: Kaone Himara, Thesprotet, çamët, mollosët – Janina, amantët – Lumi i Vlorës… Kaonia (ka hone) shtrihej nga lumi Aos, Aosta (Vjosë deri në lumin Thyamis (Kallamas) në Jug. Straboni dhe Tukididi thonë se „Pellazget e Ankandës quheshin kaonë. Variant i emrit kaon (ka hone) dhe varianti tjetër “Kaoni”, biri i Priamit… Kaonet zinin pjesën më të madhe të Epirit. Nga Himara pellazgjike shkuan në Itali etruskët, japigët, mesapët… shprehet një studiues i këtyre anëve te gazeta “Demokracia” e vitit 95… Mirëpo vetë poeti dhe shkrimtari Petro çthotë për origjinën e tij dhe të fisit? 

Me sa kam dëgjuar, me sa di unë, rrjedh nga një familje që në fshatin Dhërmi quhet Bua. Shekuj më parë në fshatin tonë erdhi për tu strehuar Gjin Bue Shpata. Nipi i luftëtarit Gjin Bue Shpata. Ai, nipi, siç, thonë pleqtë, banoi ne një vend midis Shenapremtes dhe Shën Theodhorit, aty ku kishte nomenë Zhupa dhe që quhet Paloshpita… Pastaj erdhi dhe ndërtoi një konak, nën Qëndushen, aty ku ende i themi Konaku i Gjinit. Aty i lindën dy djem: Markoja dhe Gjoni. Pak metra poshtë ngriti një kishë të vogël, Shën Janin, që është ende. 

Djemtë e tij u rriten dhe ndërtuan shtëpi të tjera të vogla nën shpellën e Pano Gjinit. Markoja dhe Gjoni i bënë pranë e pranë. Aty në atë vend Markajt Gjanët bënë shtëpi të tjera, se u shtuan. Edhe Buajt shtëpi pranë Konakut të Gjinit. Kështu që shekuj me radhë Markajt, Gjonët, Buajt ishin një bark, një fis gjer vonë, sa isha unë i ri, nuk martoheshin me tjetrin. Kishin të drejtën e gjakut për njëri-tjetrin… 

Mirëpo Petron unë sot nuk kam ku ta gjejë, ndritë veçse shpirti te varrezat. Aty paqësisht ai fle, në ditë të mira dhe të këqija, në dimër, në verë, në stërbima, llohëra e zheg, pra ka kohën e prehjes së madhe. Petroja ishte një shqiptar i mirë, që shprehte vetë dhe mburrej me këtë, kishte edhe një ideal, por Petroja ishte me gjak e kockë të vërtetët shqiptari. Në të vërtetë figura e tij është një lloj ndriçimi yllësor dhe ylli i tij tashmë ndriçon në planetin tonë të letrave. Ai është udhërrëfyesi i poetëve dhe shkrimtarëve, është njeriu që sakrifikoi kur regjimet i kërkuan gjithçka deri në zhdukjen fizike, por poetët mbesin, sepse pavdekësia tek ata është lexuar qartësisht që ditën kur vijnë. Mirëpo a kishte pranga për të burgosur Petron, a kishte kurthim për zemrën e poetit, a kishte hekura për ti lidhur duart, ndonëse dhimbshëm e lanë të presë, ku poeti i robëruar nga ai realitet më mirë thotë “të vdesë”? Edhe deti i gjorë sot fle si Petroja. Në tablonë e portretit të tij anija petrojane ecte në detin e gjerë të letrave. Deri në palcë i futën hekurin dhe deri në kockë e ndjeu thikën. Viktimë e këtij shekulli, që kurrë se humbi muzën edhe nga gjumi zgjohej, në detin pa rërë e guaska, në natën pa hënë e yje, në atë botë thashethemesh, ku ishte Petroja, perverse lundronte në dallgët e regjimit që e shtynin andej, këtej lart, para dhe gjithë kohës. Për jetën e këtij poeti mund të thuhet se e mbuloi një oqean vuajtjesh, kur regjimi e shtrëngonte çdo ditë drejt vdekjes, kush do ta shpëtonte këtë vend kur fytyra nxinte nga kroma e socializmit mashtrues. Kështu, ai priti gjallërimin e kohardhjes pranverë, sepse kishte vite e vite që nuk e ndiente mungesën e reve, të shiut dhe mungesën e vrapit të erës së re. Në kishën e sipërme nuk gjetëm njeri dhe zbritëm te centrali që dikur kishte bërë dritë. Edhe një herë folëm për Petron, dritësimi që ai kishte sjellë dhe ikëm. Lamtumirë poet, hasta la vista Petro! 

* Sekretar i klubit të shkrimtarëve “Petro Marko” 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen