Një Ligj që ndalon fyerjen e Skënderbeut dhe Nënë Terezës

Analiza & Komente | Zef Prenka | 26.07.13 | 09:52

Një djalë i ri, reperi anonim, me emrin „artistik“ Princi W Hyseni, doli me shetit, u ndal midis Prishtinës, te sheshi Nëna Terezë, i zhveshi pantallonat e shkurtër dhe u pëshurr mbi shtatoren e Skënderbeut.

Për metaforë Hyseni e quan veten „Princ“.
Dhe, nuk urinoi mbi shtatoren e Skënderbeut prej zorit, por për pikë të qejfit të tij që buron nga urrejtja që ndjen për Skenderbeun „katolik“.

Ditë dhe diell, vajza me fustana të „zbuluara“ dhe të mbuluara mbyllën sytë, kishe nuk po e shohin „Princin“ që nxjerr organin e tij midis xhades dhe pëshurr si i lemeritur në rrugë.

U shtirën që nuk po e shohin edhe policia e Bajram Rexhepit, prandaj nuk e arrestuan djalin e ri që pëshurr shtatoren e Skënderbeut.

A guxon me provu „Princi“ m’u pëshurr në Manastirin e Deçanit?

Bota i ndalon puthjet në rrugë, lëre më që dikush të kryejë nevojat fiziologjike në rrugë.

Gjesti i „Princit“, tregon nevojën urgjente që Kosova ta ketë Ligjin që mbron Heronjtë.

Të angazhohen policë që natë e ditë mbrojnë varrezat dhe shtatoret e personaliteteve të kombit shqiptar, ashtu siç ruajnë Manastiret ortodokse me Ligj të posaçëm.

Askush në Francë nuk guxon që qenit të tij t’ia vë emrin Napoleon. Ligji ia ndalon.

Të ndalohet me Ligj që të fyhen heronjtë kombëtar.

Skenderbeu-rrezore.com         Nena Tereze- rrezore.com

Është koha urgjente që Kosova ta mbroj me Ligj figurën e Skënderbeut dhe të Nënës Terezë nga barbarët.

Kimete Berisha/fb

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen