Njerëz të lastuar,apo në mendje të sëmurë

Diaspora | Dedë Preqi | 14.12.11 | 20:49

Kaluan kaq vite pas luftës okupatore-serbe, dhe ende ka kufoma të shqiptarëve të pa gjetur,nëpër teritoret e Serbisë,të varrosur nëpër varreza masive,ku ato kufoma vetëm pjesërisht tregohen,apo kthehën nga autoritetet serbe,të cilët përmes këtyre formave dëshirojnë ta gërryejnë deri në fund të shpirtit atë urrejtëjen e akumuluar,duke mos u ngopë kurrë me këtë sëmundje shpirtërore dhe trashëgimi gjenetive.

Kaosi

Sipas informacioneve të Komisioni për të Pagjetur,janë edhe 1800 kufoma të pagjeturve shqiptarë,të cilët deri sot në Kosovë nuk janë kthyer mbetjet mortore të tyre ,me çrast dyshohet se munden me qenë edhe të djegura nëpër furra të hekurit.Kjo ishte ideja e shtetit serb të athershëm,që në këtë mënyrë veproi për ti humbur gjurmët e krimit.Për të gjitha këto krime që i udhëheqi Beogradi,dhe kufomat e shqiptarëve i mëshehi nëpër teritoret e veta për ti humbur gjurmët,Bashkësija Ndërkombëtare ende nuk i ka dhënë një vërejtëje,apo definicion të qartë Beogradit,se ky është një  gj e n o c i d, që i është bërë një populli të pa fajshëm,i cili nuk dëshiroi t’ia zë diellin as hënën askujna , vetëm kërkoi liri  dhe demokraci në vendin dhe tokën e stërgjyshërve të vet. Dhe akoma OKB-ja,nuk e ka detyruar Serbinë,apo t’ia paraqet një kusht,dhe të  bëjë trysni në qeverinë e tanishme serbe,që  ti zbuloi kufomat të cilat i ka marrë të gjallë, apo të vdekur në Kosovë,dhe i ka mëshehur nëpër djerrinat e veta,për të cilat  e dinë fare mirë ku janë të mëshehura,që ti kthejë në tokën e vet në Kosovë,së paku të pushojë loti i  nënave kosovare, që ditë as natë nuk ndihen të qeta,duke i pritë kaq shumë vite, më të dashurit e vet.

Disa media që shkruajnë për disa zbulime të kufomave thojnë se, këto janë shenja të mira,nga se përmes këtyre varrezave munden të zbulohen edhe kriminelët. Mirëpo,shteti serb deri sot kurrë se ka pranuar se në Kosovë ka bërë krime,edhe pse i  ka mbytur  20 mijë njerëz,në mënyrën më barbare,dhe për këto krime duhet  të ndëshkohet  se ka bërë një gjenocid. Ashtu edhe në luftën e Bosnjes,sidomos në Srebrenicë para UNO-s,ka vrarë dhe masakruar me qindra e mijëra njerëz,dhe nuk e ka pranuar se ka bërë gjenocid dhe për këtë krim makabër as që ka kërkuar falje publike ndonjëherë. Por, me gjitha këto lufta të pa drejta,me gjitha këto masakra dhe dëbime të njerëzve nga trojet e veta,po thuaj se, Serbija nuk është denuar nga Bashkësija Ndërkombëtare,por në një mënyrë është përgëdhelur dhe shpërblyer,kur marrëveshja për Stabilizim-Asocimin,iu është zhbllokuar që moti,dhe regjimi i vizave i është  liberalizuar,dhe njëherit ky shtet e ka shtruar kandidaturën e vet në Bashkësinë Evropiane,e cila i huqi në këtë dhjetor,por,do ti jepët shansa në mars të vitit të ardhshëm 2012.

Edhe pse Beogradi nuk i plotëson kushtet,dhe as që  i respekton disa parime themelore të normave evropiane,që një ndër ato është edhe bashkëpunimi rajonal me vendet fqinje,siq është edhe Kosova.Dhe ndër të tjera,kryetari i Serbisë Tadiq,ka tërhequr vërejtjen se Beogradi do ti mbrojë më këmbëngulje pakicat serbe në Ballkan,dhe ku do që janë,që do të thotë se ka predentime ende për ta krijuar “Serbinë e madhe”,ndërsa i mohon të drejtat e pakicave në teritorin e vet,siq janë shqiptarët e Preshevës,Bujanovcit dhe Medvegjës.

Beogradi vazhdon përditë dhe sot e kësaj dite menagjimin e autoritetëve serbe në Mitrovicën veriore të Kosovës,në sabotimin e politikës dhe Kushtetutës së Kosovës,duke krijuar struktura paralele serbe, siq  janë policia,gjykatat,shkollat,spitalet e tjera.Këto skandale të rrebelëve dhe kriminelëve serbë në Mitrovicën veriore,i shikon tërë bota,të cilët barikadojnë rrugët ,dhe e bëjnë të pa mundshme lëvizjen e njerëzve në atë pjesë  të vendit,ku KFOR-i,mundohet me forcat e veta,duke  zhbllokuar njërën anë të rrugës,ndërsa serbët e rrebeluar dhe kriminel ,e bllokojnë anën tjetër,njëherit paraqitën si të rrezikshëm,duke i kundërshtuar paqëruajtësit,ku shumica e tyre  kanë marrë lëndime  të rënda,nga mjete të forta dhe armë  zjarri.Kjo lojë e serbëve të rrebeluar ,që udhëheqët përmes disa kriminelëve dhe udhëheqësve të Beogradit,i kanë ditët e numëruara,sipas  informatave të NATO-s,por edhe durimi është pjesë e politikës dhe paqës,e cila pritet me padurim,nga njerëzit e pa fajshëm për të dyja palët. Këta njerëz të rrebeluar,me punën e tyre që u janë kushtuar barikadave dhe mënyrave tjera antikushtetutare të Kosovës dhe anti njerëzore,duke i llogaritur gjitha ato orë pune,duke llogaritur gjitha ato materiale të shpenzuara për barikada,duke llogaritur gjitha ato orë humbje që kanë bërë roje ditë e natë pranë barikadave,në atë pjesë të vendit ishin ndërtuar disa ura,ishin punuar disa ara,ishin ndërtuar disa objekte dhe shumë gjëra të tjera,në favor të vendit dhe popullit serb. POR,kjo do të thotë,njerëz të cilët nga pikpamja fizike duken të zgjuar,por,nga veprimet dhe mendja,reflektojnë të sëmurë.

Beogradi ende nuk i ka kthyer dokumentet zyrtare,të përvetsuara në vitin 1995,dhe ende nuk paguan pensionet e shqiptarëve,të cilët i kanë vjedhur kasat pensionale gjatë luftës, edhe më herët.Mandej,përveq tjerash,ata sot bllokojnë çdo qarkullim të mallrave të Republkës së Kosovës nëpër teritorin e vet,nëse kanë mbishkrimin e shtetësisë së Kosovës nëpër dogana.

Serbia dhe Tadiqi,ende nuk i kanë dorëzuar kriminelët e luftës,siq është Goran Haxhiqi dhe të tjerë,të  cilët shteti serb i fsheh dhe i ushqen nëpër Serbi.Një psikolog thotë,mendja e shëndoshë e njeriut është e rrethekuar me argjendt,por mendja  sëmuarët nga  urrejtja,e cila nxitë kacafytje,nxitë dhunë, nxitë luftë e tjera e tjera,dhe njeriu në këtë pikëpamje dallohet nga qenjet tjera të planetit tokësor,sepse mundet edhe të mos i posedoi këto tipare negative,por të mbetët qenje e vërtetë me tipare dhe ndjenja të mirëfillta njerëzore,të cilat ia trashëgon brezit të ardhshëm apo shoqërisë ku jeton.

Ngjarjet e vitëve 1998 dhe 1999,mbi popullatën shqiptare të Kosovës,janë dëshmi të vërteta të mos respektimit të jetës njerëzore dhe të drejtave të tij,të cilat ngjarje mund të krahasohen me kohën e përsekutimëve të qifutëve,në kohën e Luftës së dytë Botërore.Njeriu si qenje biologjike dhe historike,i cili e bartë barrën e rëndë,që e ka trashëguar prej një kulture fatkeqe, ai fatkeqësishtë e bartë edhe e trashëgon këtë trashëgimi përsëri në popullin e vet dhe gjeneratat e reja,i cili herë kurdoherë,duhet t’a merrë dikush përgjegjësinë e veprimit negativ.

Populli shqiptar i Kosovës,përjetoi të gjitha nënqmimet,maltretimet,vrasjet,dhunimet,mandej edhe në praninë e anëtarëve të familjes,një gjë që ka rezultuar në vrasjen psikike të anëtarit tjetër që ka mbetë gjallë. Kjo i mbetët në kujtesë çdo fëmije tërë jetën e vet,nëse fëmija e ka parë vrasjen e vëllaut,motres, nënës apo babait,apo anasjelltas,nëse prindi e ka parë vrasjen e fëmijëve të vet nga kriminelët serb,që do të thotë se shumica e popullit shqiptarë është i vrarë edhe psiqikisht nga kjo barbari dhe mizori e çmendur.

Shpesh është shkruar në mediat serbe,se populli shqiptar dhe ai serb,së bashku me popujt tjerë kanë jetuar në harmoni në mes vete,sidomos në kohën e ish-Jugosllavisë së Titos.Por realiteti kurrë nuk ka arritë që ta kuptojmë dhe të na jep dëshmi,sepse ngjarjet për shqiptarët janë përjetuar ndryshe.Siq thotë një poet gjerman,”Çka ke përjetuar,asnjë fuqi në botë nuk mund ta grabis”(“Was tu erlebst,kann keine macht der welt dir rauben”).Prandaj,përjetimet e popullit shqiptarë nga një shtypje djallëzore e pushtuesit serb,i ka dhënë vuajtje të vështira jetës njerëzore dhe këtij populli,por ky popull i regjur dhe i sforcuar nga stuhitë e ndryeshme të kohës barbare,e ka mbajtur guximin dhe shpresën të gjallë,se një ditë do të triumfojë,pas shumë sakrificave dhe përpjekjeve për të mbijetuar.

Duhet ta përsërisim një fjalë të Nietsches që thotë: Ai i cili ka një PSE,për të jetuar,ai mundet të ballafaqohet edhe me gadi sëcilën SI.

Mirëpo,psehet e popullit shqiptarë janë po thuaj se më të shpeshta se të ndonjë  populli tjetër.Psh,Pse jemi shqiptarë,pse jemi ndër më të vjetrit në Ballkan,pse kërkojmë liri dhe demokraci,pse nuk e durojmë shtypjen,pse e luftuam armikun me shekuj,për tu çliruar,pse jemi më të urrejturit ndaj popullsisë serbe,dhe shumë psehe të tjera, që kemi të pa numëruara,që e mohojnë edhe ekzistencën tonë si popull .Prandaj si çdo popull tjetër,i urryer apo i pa urryer,si populli serb dhe ai shqiptarë,nuk mund ta arrijë  fundin e urrejtjeve në forma negative dhe jo njerëzore,sepse nuk ka ekzistencë të përkohëshme të jetës.Edhe pse urrejtëja e ka kaluar shkallën më të lartë të mohimit njerëzor,prap se prap logjika e shëndoshë duhet ta mund logjikën e sëmuar,duke llogaritur pasardhësit e vet.Krimet historike të popullit serb ndaj popujve tjerë,dhe formave të ndryeshme të shtypjeve të tyre,të definuara në një definicion të ashtuquajtur “GJ E N O C I D”njerëzor,duhet të eliminohet nga shoqërija e sotme e njerëzimit,sepse këto ishin format ma të mundshme të shkatërrimit njerëzor,dhe kurrë nuk e kanë arritë qëllimin e vet,por kanë përfunduar edhe vet me shkatërrim dhe denegjerim të asaj apo kësaj shoqërije njerëzore .

Një trashëgimi e tillë nuk është e shëndoshë për asnjërin,por as për popullin serb,dhe asnjë popull tjetër në botë,dhe ky lloj i praktikës së krimit dhe gjenocidit,e mbjellë edhe farën gjenocidiale,e cila nuk lirohet kurrë nga denegjerimi i çdo brezi të ardhshëm.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen