Pas informimit të opinionit me skandalin e radhës,të Fatmire Musliu, të cilat nuk kan të ndalur

Analiza & Komente | Zef Prenka | 12.08.13 | 23:24

Shoqata „Yjet e Kosovës“e.v.Emmendingen Gjermani

Si dhe

Shoqata humanitare:“Sali Çekaj” Zvicërr

Reagojnë:

Me një letër të hapur lidhur me rastin eklatant të Fatmire Musliut e cila kishte dashur, të denigroj përul dhe nënqmoj,duke përdorur edhe forcën kundër ambasdorit Z.Dr.Vilson Mirdita drejtuar:

 

Qeverisë së Kosovës
Presidentes së vendit Atifete Jahjaga
Ishpresidentit të Kosovës Prof.Dr.Fatmir Sejdiut i cili e kishte akredituar njeriun më të qëlluar asokohe
Ministrisë së punëve të jashtme
Kreut të LDK-së
Ambasadës së Kosovës në Berlin
Ish ambasadorit Dr.Vilson Mirdita
Ambasadës së Kosovës në Zvicërr
Partive poltike të Kosovovës
Shoqatave dhe klubeve të cilat veprojnë jasht si dhe shoqërisë civile në Kosovë
si dhe gjithë opnionit të gjerë i cili është i turpëruar, dhe i indinjuar tejëmase me skandalet e njëpasnjëshme ,të cilat nuk kan të ndalur.
Shteti i Kosovës edhe pas pesë vitesh ende kundërmon në pelena, derisa Ambasadori ynë i shpirtit kryen punën e tijë akademike në univerzitetin shtetëror ,dhe këtu i papenguar kryen misionin e tijë prej ambasdori të vërtetë
Rasti i fundit i ambasdorit të parë Zotëriut Dr.Vilson Mirdita i akredituar në ambasadën e Kosovës në Berlin ,na tronditi dhe na shqetësoj deri në atë masë ,saqë rasti i tillë na shtyn, të mendojmë në mos jemi shtetas të atijë vendi, i cili edhe pas pesë vitesh pavarësi ende kundërmon në pelena,dhe një kundërmim i tillë është zgjeruar dhe përhapur në të gjitha nivelet ,edhe në vendin mik ku jemi duke jetuar,dhe ku vepronete Z.Dr.V.Mirdita .

Andaj ne ngrejmë zërin tonë lartë ,dhe dënojmë në mënyrë te fuqishme aktin e turpshëm dhe qyqar të Fatmire Musliut,i cili rast edhe ashtu e ul imazhin e keq ndaj vendit tonë ,dhe e denigron në një masë të tillë,i cili gati është i pareparueshëm,derisa Ambasadori ynë i shpirtit kryen punën e tijë akademike në univerzitetin shtetëror ,dhe këtu i papenguar kryen misionin e tijë prej ambasdori të vërtetë.

 

Ekipi shantazhues i udhëhequr nga një femër e nivelit më të ulët pengonë kontaktet me shoëqrin civile,bashkpunim i cili ngriti qështjen e vendit në nivelet më të larta
Të indinjuar tejëmase ,nuk na mbetet tjetër përpos të dënojmë në mënyrën me të ashpër, duke kërkuar që ky rast i turpshëm të rishqyrtohet ,dhe akterja e cila ka penguar, dhe shantazhuar në vazhdimësi punën dhe mbarvajtëjen e punës së ambasdës,duke dal si bajraktare e një ekipi shantazhues,i cili kishte këputur dhe penguar ,si dhe kishte bërë të pamundur kontaktet me shoqërin civile,duke mëshehur emailat dhe komunikimin përmes postës zyrtare.
Ne si shoqëri civile kërkojmë që bajraktarja e mëhallave tona, të tërhiqet nga trupi diplomatik dhe të denoncohet për veprën dhe sjelljen e sajë kriminale,si dhe të tërhiqen të gjithë ata të cilët jan të inkriminuar në vepëra të tilla.
Ishpresidenti i shtetit Prof.Dr Fatmir Sejdiu kishte bërë përzgjedhjen më të mirë të mundshëme ,dhe ai duhet të jet krenar për përzgjedhjen e tijë
Që nga emërimi i amabasdorit Z.Dr.V.Mirdita nga presidenti Prof.Dr Fatmir Sejdiu i cili kishte bërë përzgjedhjen më të mirë të mundshme,duke emëruar ambasdor njeriun, i cili ishte rritur dhe edukuar ne një familje te nderëshëme ,punëtore dhe e brymosur me idealet e atdhedashursë ,e cila në altarin lirisë i kishte dhuruar vendit birin e sajë të shtrenjët Kolë Mirditën.
Kolë Mirëdita ishte fanar lirije i shtetit, të cilit Z.Dr.V.Mirdita i erdhi si misionari dhe diplomati i parë
Misionari dhe diplomati i parë Kosovar Z.Dr.V.Mirdita ishte poashtu i shkolluar dhe i ngritur intelektualisht deri në nivelin më të lartë akademik, në vendin ku ishte caktuar në misionin e ambasdorit ,të cilin e kishte filluar me një angazhim të paparë ,andaj ne si shoqëri civile tek Vilsoni ynë gjetëm njeriun e fjalës dhe besës ,të punës dhe vizionit të shtetëndërtimit të Kosovës,dhe me te filluam pa hezitim një bashkëpunim të ngusht, i cili me një profesinalizëm të paparë u mirëpritë,dhe u pranua nga profesori i univerzitetit.duke koordinuar dhe bashkvepruar shoqëria civile me ambasadorin e sajë të parë.

 

Koordinimi dhe bashkveprimi i shoqërisë civile me ambasadorin profesor univerziteti kishte rezultuar me efekte aq pozitive ,të cilat i shërbyen vendit në shtetndërtim
Një kombinim i tillë kishte rezultuar me kontakte të nivelit lokal ,Republikan ,dhe të nivelit më te lartë me anëtarin e Bundestagut Gjerman përgjegjësin për Europën Juglindore Z.Peter Weiss ,si dhe me anëtarin e PE Z.Bernt Posselt.
Bashkpunimin me ambasdorin e pasuroj dhe thelloj amabasdorja e Shqipërisë Zonja Margerita Gega
Amabasdorja e Shqipërisë Zonja Margerita Gega e akredituar në Strasburg me vëmendëje të madhe e kishte përcjell veprimtarin tonë të koordinuar me ambasdorin ,i cili këndej pari kishte dhe gëzonte një rrespekt të paparë,ajo në shenjë rrespekti ndaj veprimtarisë sonë kombëtare ,kishte pranuar dhe lidhur kontakt i cili kishte kryekput karakter praktik dhe pune,dhe si i tille,ai ishte i pashkeputur ,në vazhdimësi dhe i pa ndalur,duke na konsultuar ,për sejcilin veprim që po kryenim në dobi të atdheut.

Përkundër pengesave qëllimkqija dhe shantazhuese ndaj punës profesionale të ambasdorit nga ëna e atyre që ishin të paguar ta përkrahnin atë ,misioni i tijë po kryhej në mënyrë kulminante ,tani edhe me përkrhajen e ambasadores së shtetit amë.
Me rastin e meshës të Atit të shenjët Bendickt në Freiburg ,shqiptarët e dy besimeve paparitmas u gjendën në të gjitha rrjetet televizive botërore,si shembulli i botës së civilizuar

 

Puna dhe veprimtaria jone u qmua lartë nga vendasit, që nga njeriu më i thjeshtë deri te anëtarët e parlamentit ishin të entuziazmuar me ekspozitat dhe takimet tona ,të cilat kishin kryekput karakter kulturor me vlerat më të qmuara të krijueseve tanë.

Tërsisht e veqant ishte mesha e shenjët ,ku shqiptarët e dy besimeve të bashkuar si vëllezër po merrnin pjesë ,dhe paritmas ata u gjendën në qendër të opinionit dhe të mjeteve të informimit ,të cilat tërë kohën mbuluan emisionet e tyre informative me foto të shqiptarëve të bashkuar ,si shembulli më i mirë për botën e polarizuar deri në skajshmëri.

Bashkpunimi dhe bashkveprimi i shoqërisë civile me ambasadorin e shpirtit dhe vizionit shtetformues, rezultoj me qindëra shkrime dhe reportazhe nëpër mjetet e informimit gjerman dhe shqiptar.

 

Kulmi i kësaj veprimtarie kombëtare ishte 100 vjetori i pavarësisë së shtetit amë ,ku delegacioonit tonë ju ofrua libëri i artë i qytetit
Ajo si e tillë kulmoi me 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë ,shkëlqimi i ekspozitës së krijuesëve shqiptar bëri për vete qytetin tonë me rrethinë i cili numëron më shumë se 200.000 banor .

Akti madhor u kurorëzua me libërin e artë, në të cilin hyn shqiptar dhe miq tanë ,në shenjë nderimi shekullit tonë të ri në të cilin po hynim.

Manifestimi ynë për nderë të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit amë ishte rasti më i veqant i te gjitha manifestimeve kudo që u organizuan ato.

 

Argatët SHIK-ist të udhëhequr nga bajraktarja e mëhallave Fatmire Musliu ishin kundër ekspozitës ,në të cilën po merrnin pjesë krijuesit tanë, të cilët po i bashkonëte 100 vjetori dhe krijimtaria e tyre ,sadoqë ideologjikisht kishin orientime të kundërta
Duke qenë i verbër stafi i juaj diploamtik i udhëhequr nga Fatmirja e juaj në bashkpunim me Lladrovcin poashtu tuajin ,na dualën pengesë si gjithëherë, që akti solemn me ekspozitën për nderë të 100 vjetorit të shtetit amë të mos organizohej ,duke na shantazhuar me argat SHIK-ist.

Kësaj radhe përkundër pengesave të koordinuara nga Fatmirja juaj dhe Lladrovci i pështjellimeve në tërë Gjermanin i njohjur si sabotues i pacip dhe i paskurpull ,duke dal mbi detyrimin dhe obligimin e tijë protokolar, kundruall kërtyre shanatzhimeve të cilat po vinin nga ky klan kriminal, ne ksihim një bashkpunim dhe koordinim me faktorin vendas, i cili ndihmoj dhe ndikoj ,të dominoj arsyeja ,dhe arsyjea e shëndosh i mundi ata që po kërkonin gjak shqiptari, derisa ai ishte gjeni i rrënjës se tijë ,dhe si i tillë po i kryente shërbim atdheut të shenjët.
Arsyeja e mundi të keqen dhe shantazhin ,dhe kështu ju dha rasti zyrtarëve tanë të festojnë së bashku me vendasit pavarësin e shtetit amë
Duke e mundur arsyeja të keqen, shantazhin dhe krimin ,ju dha rasti minsitrit te mërgatës Makolli, ambasadorit te sapozgjedhur Xhakaliut,ishambasdorit Z.Dr.V.Mirdita të ishin në mesin e miqëve tanë, të cilët tani për tani jan përkrahësit më te denjë të kauzës sonë integrimeve tona euroatlantike, duke ruajtur dhe mbrojtur tërsin tonë territoriale.
Lind pyetja a ka gjë më të rëndsishëme se sa vlera në shtetet me demokraci të zhvilluar??

Përgjegjëja jonë është jo, dhe këtë fakt do të duhej ta dinëte edhe minsitri i punëve të jashtëme ,jo vetëm që kemi përshtypjen,që ai nuk merrë vesh asgjë në këtë drejtim,porëse është një fakt i pamohuar,dhe te faktori gjerman ai dhe qeveria së cilës i takon kan dështuar tërsisht .
Qeveria Thaqi duhet ti marrë postin minsitrit Hoxhaj
Andaj qeveria e Thaqit e cila fund e krye rezultoj dhe rreflektoj me skandale të panumërta ,e ka për obligim ti zvogloj ato sa është e mundur ,meqë tanimë sejcili e ka të qartë ,asaj jo vetëm pse i mungon dija dhe guximi,porë ajo është e pllakosur në krim dhe paligjshmëri,dhe sa i përket rastit konkret ajo duhet ti marrë postin e minstrit ,i cili ka shkaktuar të gjitha këto skandale .

Të largoj të gjithë stafin i cili bën punën e djallit ,duke filluar nga bajraktarja e mëhallave Fatmire Musliu.

Të emëroj amabadorët dhe stafin e tyre ,të cilët jan në shërbim të qytetarit dhe jo kundër tijë,si në rastin konkret poashtu edhe në atë të Zvicrrës ,i cili ambasadën e shtetit e ka privatizuar sikur ajo të ishte pronë e babait të tijë .

Obligim i kësaj qeverije është poashtu, ta udhëheq vendin deri në zgjedhjet e ardhëshme ,dhe të krijoj kushtet dhe infrastrukturën e nevojshëme për zgjedhje të ndershëme dhe fer,si dhe të mos tentoj ta mbaj edhe më tutje në mënyrë të paligjëshme Presidenten e vendit , e cila erdhi si kompromis ,dhe në fund rezultoj si një presidente kukullë e cila i shërbeu dhe po i shërben symbyllazi kësaj qeverije,e cila e ka katandisur vendin në mjerim.
Presidentja e vendit Atifete Jahjaga duhet të ofroj dorëheqjen, si akt kushtetues në mënyrë që vendi të dal nga ngërqi politik
Presidentja e vendit Atifete Jahjaga duke mos rrespektuar dhe duke shkelur mbi kompromiset politke edhe ashtu duhet ofruar dorëheqjen ,dhe këtë gjë e forcon edhe ky skanadail i fundit ,në të cilin rast as nuk kishte dëshirë,dhe as guxim kushtetues të reagoj .

Andaj përgjgjësia e sajë është aq e madhe duke e tërhejkur amabsadorin Z.Dr.Mrëdita nga misioni i tijë ,i cili po kryente atë në mënyrën më besnike dhe më profesionale ,dhe vetëm dorëheqja e sajë është i vetmi mjet ,për te ecur vendi përpara,meqë ajo tani e sa kohë është duke e mbajtur në ngërq atë.
Ishpresidenti Fatmir Sejdiu ishte shembulli i presidentit të unitetit,dhe i njëjti duhet ti prij vendit si dhe të thot fjalën e tije edhe në rastin konkret
Ishpresidenti Fatmir Sejdiu ishte shembulli i presidentit të unitetit, dhe gjatë kohës sa ishte në këtë pozitë, klima poltike në vend ishte më e relaksuara se sa qdo herë më parë,dhe duke qenë si i tillë ai po i mungon vendit,dhe te njëjtit duhet ti ofrohet mundësi dhe hapësirë t ndihmoj vendin nga pozita që kishte më parë,duke mos lejuar skandale të tilla .

Atijë edhe me pozitën që ka, duhet ti ipet rasti ta thot fjalën e tijë në skandalin konkret, i cili vije vetëm e vetëm pse hallkat komanduese te shtetit nuk kan funkcionuar,diqka e këtillë atijë nuk do i ndodhëte,në fund të fundit ai kishte bërë përzgjedhjen më të mirë.
Minstri Hoxhaj duhet të ofroj dorëheqëje të revokueshme

 

Minstri i punëve të jashtëme Hoxhaj ka kohë është ministër skandaloz ,dhe e gjithë barra bie mbi supet e tijë edhe në rastin Z.Dr.Mrëdita .

Vetëm dorheqëja e parevokueshëme sado kudo qetëson situatën, e cila ka eskaluar që moti dhe jo vetëm në këtë ambasadë,porë edhe gjetiu si bie fjala Kroaci ,Zvicërr….
LDK duhet të këmbngul në dorëhejqen e minstrit Hoxhaj, si dhe të presidentes së vendit Atifete Jahjaga ,duke ofruar kandidatin e tyre për president
LDK dhe kreu i sajë duhet ta dijë rolin e partis opozitare ,dhe duhet ta luajnë këtë rol ,poashtu duhet ta dijnë që duhet mbrojtur vlerat,dhe amabsadori Mirëdita ishte vlerë kombëtare dhe profesionale,andaj edhe ishte propozuar nga kryetari i saj i nderit Fatmir Sejdiu

LDK duhet të këmbngul në dorëheqjen e minstrit të skandaleve,si dhe këmbngulësin e sajë ta tregoj në ndriqimin e rastit deri në detale,duke nxjerrë të inkriminuarit para drejtësisë .

Asaj së pari i duhet uniteti partiak.dhe kokat e saja duhet ofruar dhe konsultuar ,duke krijuar unitetin dhe veprimin partiak ajo mund ti ndihmoj vendit në këtë situatë,duke nxjerrë atë nga ky qorrsokak

E pashmangshëme është edhe dorëheqëja e presidentetes kukullë e cila erdhi,si komprmisi i sajë me akterët püoltik të cilët e kan futur vendin në qorrsokak,dhe në anën tjetër duhet të ofrojnë njeriun e tyre për president të vendit, dhe Prof.Dr. Fatmir Sejdiu aktualisht është i vetmi që mund të kontribuoj në këtë drejtim.

Po nuk kryen veprime konkrete ,ata do e fundosin partin shtetformuese ,dhe për këtë gjë mbajnë përgjegjësi të shumëfishuar.

 

Ambasada e Kosovës në Berlin duhet të lirohet nga element shantazhues
Ambasada e Kosovës në Berlin duhet të lirohet nga niveli i ulët dhe shantazhues i stafit të sajë .

Ajo duhet të ofrojë të gjitha detalet rrethë rastit Mirdita për të ndriquar atë në tërsi .

Para tri javësh ne ishim në promovim vlerash para faktorit gjerman ,dhe jan krijuar shumë mundësi bashkpunimi,të shfrytëzohen dhe të thellohen ato.

Me stafin tuaj kriminel që keni,si dhe me logjikën e cila është ndjekur deri më tani nga ai staf,ambasdori i tanishem ose duhet ndjekur këtë rrugë kriminale,ose duhet shkurorzuar nga element shantazues.

Po nuk e bëri të dytën ,nuk do shkoj kohë e gjatë, dhe amabsada si e tillë do ndeshet me ligjet gjermane ,të cilat as për së afërmi nuk u gjasojnë atyre të Kroacisë.

 

Ish ambasadori i Kosovës në Berlin Dr.Vilson Mirdita ishte krenaria e përfaqësimit tonë institucional,i tillë do mbetet
Ish ambasadori i Kosovës në Berlin Dr.Vilson Mirdita ishte dhe mbetet ambasadori i akcionit dhe veprimit,duke nderuar dhe rrespektuar strikt ligjet e vendit në të cilin kishte vepruar,dhe si i tillë njëherë përnjëherë është i pakaluar

Ai mbetet ambasdori i shpirtit,dhe rrrespekti ynë ndaj tijë nuk do të shuhet dhe venitet kurr.

Ai e kishte dhe e ka përkrahjen tonë,në të gjitha veprimet e tija,të cilat ai i ndërmerrë

Ai ishte krenaria e përfaqësimit tonë institucional,i tillë do mbetet.

 

Ambasada e Kosovës në Zvicërr që nga themelimi i sajë ishte dhe ka mbet ambsadë antivlerë .

Ajo nuk ka pushuar ,dhe nuk është ndalur në sabotimin e punës dhe veprimtarisë sonë kombëtare

Kemi përshtypjenë sikur ne ose ajo jemi pjesë e ndonjë shteti tjetër .

Ajo hargjon parat e tagrapaguesit Kosovar,derisa punon dhe vepron kundër tyre ,andaj si e tillë as që i duhet pjesës më te madhe të komunitetit shqiptar atje,meqë ajo ka krijuar një segregacion dhe apartheid të paparë i cili dukshëm gjason me atë të regjimit të Milloshit,të cilin e kishte instaluar në Kosovë

Ne si shoqëri civile e cila kontributin e sajë nuk e ka ndalë në asnjë rast për atdheun,kërkojmë dorheqëjen ose tërheqjen e tijë të prevokusheme,si dhe ristrukturimin e sajë,përndryshe ajo është pengesa e aktiveteve tona humanitare gjithandej Kosovës.

 
Partive poltike të Kosovovës
Nga partit politike të Kosovës kërkojmë që të funksionalizohen në dobi të qytetarit,e jo të jen produkte klanesh dhe grupacionesh

Ato duhet të lirohen njëherë e përgjithëmonë nga element destruktiv ,nga e kaluara e tyre e dyshimët.

Duke u liruar nga kjo kategori e ndyrë e shoqërisë ato ristruturohen dhe reformohen me kohën .

Gjeneratat që vijnë nuk e duan krimin dhe kriminelët ,dhe ata shkojnë atje ku nuk ka të tillë

Duke u nisur nga kjo maksimë ,ne kërkojmë nga ju ,që të ngreni zërin kundër këtyre defromimeve në shoqërin kosovare ,të cilat jan duke ia varrosur ardhmërin asaj

Ne kërkojmë nga ju që të bëheni pjesë e këtijë shqetësimit tonë ,duke kërkuar dorëheqjen e presidentes së vendit si dhe të ministrit Hoxhaj,me të cilët nuk shkohet më tutje
Shoqatave dhe klubeve të cilat veprojnë jasht si dhe shoqërisë civile në Kosovë
U kërkojmë që të mos pranojnë instrumentalizimin e tyre për qëllime dhe interesa personale,grupore dhe as klanore ,si dhe partiake dhe krahinore.

Ngreni zërin lartë kundër skandaleve të cilat nuk kan të ndalur ,si dhe kundër kësaj qeverije të mykur e cila ua ka bërë jetën ferr.

Vetëm kështu e kryeni misionin tuaj të shenjët,sepse ka kohë qyshkur guri po rrokulliset teposhtë,dhe fundi i kësaj rrokullisje nuk është larg, ai mund të ndalet dhe qetësohet vetëm në fund të teposhtzës .

Urojmë dhe lutemi që kjo rrokullisje të mos merrë me vete lisa shekullor ,po të ndodhëte diqka e tillë ,kjo do na e lëndonëte shpirtin,dhe rrokullisjen e gurit do e ndjenim si rrokulisje tragjike .

Përndryshe fundi i kësaj rrokulisje turpërake, është fillimi i ngritjesë sonë krenare

 

Të indinjuarit:
Shoqata humanitare:“Sali Çekaj” Zvicërr

Kryetari Saim Tahiraj
Për shoqatën „Yjet e Kosovës“e.v.Emmendingen Gjermani

Mustafë-Shabani përgjegjës për media dhe kontakte me opinionin

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen