Të festojmë dhe të gëzohemi s`bashku

Diaspora | Zef Prenka | 16.12.11 | 19:22

 Shkruan : Lekë Preçi
Leke Preci

Famullia Katolike Shqiptare e Lumja Nëna Tereze në Stuttgart të Gjermanisë, të dielën që kaloj, organizojë një festë madhështore për nderë të festave të fundvitit. Tani veq e bërë traditë, kjo Famulli, organizon çdo vit festë të tillë për nderë të këtyre festave e posaçerisht për nderë të Ditës së Flamurit dhe Krishtlindjës (Weihnachtsfeiren). Këshilli i Famullisë i prirë nga Vitor Spaqi bashk me Lon Karricën dhe Zef Prenkën kishin bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të pritë më shumë se 500 mysafir mërgimtarë të cilët ishin prezent.
Në një atmosferë solemne, në një sallë të bukur dhe të rregulluar për bukuri, para mysafirëve u paraqit Famullitari Pater Marjan Lorenci i cili përshëndeti të pranishmit duke theksuar se është mirë kur festojmë dhe gëzohemi së bashku sepse njeriu ka nevojë për njeriun në të mirë dhe në të vështirë. Kur jemi bashk jemi më të fortë, më të sigurt dhe se ushqimi i shpirtit është dashuria në mes njereëzve dhe kjo vlenë edhe për ne sot e gjithëmonë.
I pranishëm ishte edhe zëvëndës konsuli i Konsulatës së Republikës së Kosovës në Stuttgart zotri Imer Lladrovci i cili në fjalën përshëndetëse theksojë se është nder dhe kënaqësi që jam sot në mesin tuaj për ti kremtuar këto festa të funvitit si 99 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjën e Komandantit Legjendar Adem Jasharit, Krishtlindjen etj. Jemi popull me histori të lashtë dhe të lavdishme duke pritë dhe përcjell nëntorë të shumtë nëpër lufta dhe trazira të vështira.
Në fjalën e vetë përfaqësuesi i Këshillit të Famullisë zotri Vitor Spaqi paraqiti një rezyme lidhur me organizimin dhe veprimtarinë e Famullisë duke theksuar se qëllimi dhe arsyeja e këti manifestimi është ruajtja dhe kultivimi i vlerave etike, morale dhe kombëtare shqiptare aq të nevojshme për ne mërgimtarët.
Dhe në këto manifestime tona të organizuara gjerë me tash dhe në ato që do të organizohën në të ardhmen do të flitet shqip, do të recitohët shqip, do të këndohët dhe vallëzohët shqip. Gjatë këtyre aktiviteteve dhe punës së përbashkët me Pater Marjanin, vërejtëm një atdhedashuri dhe patriotizëm të pa shoq , vërejtëm vazhdimin e një tardite të lavdishme të Fretërve shqiptarë për Fe e Atdhe. Andaj për këtë flamur dhe me këtë flamur të Atletit të Krishtit, Gjergj Kastriotit, do ta vazhdojmë ruajtjen dhe kultivimin e traditës sonë të lavdishme, do ta ruajmë dhe mbrojmë sa herë që do të rrezikohët. Ky është amaneti i të parëve tanë. Edhe sot, të tubuar rreth këti flamuri, përkulemi dhe kujtojmë me rrespekt dëshmorët e kombit që dhanë jetën e tyre për bashkimin e trojeve etnike shqiptare.
Pjesa artistike e kësaj feste vazhdoj me programin e përgatitur nga motrat Terezina Paluca dhe Roza Qerkini, program i larmishëm artistik . Si gjithnjë, dallohet kori i kishës me këngët e zgjedhura dhe të interpretuara me mjaft ndjenja dhe shije. Por, kësaj radhe duhët vequra për të mirë grupin dramatik të kishës i cili shfaqi pjesën teatrale “Nata e Buzmit”. Te mysafirët, shfaqja e kësaj pjese teatrale krijoj ndjenja të veqanta për shkak të porosisë që krijuan aktorët në skenë. Ishte shfaqje krejt natyrale dhe kronologjike, nga prerja e Buzmit në mal, përgatitja dhe hyrja në shtëpi sipas tradisë së familjes katolike shqiptare, dhënja e ushqimeve , darka e përbashkët, ruajtaja e Buzmit gjatë natës. Pra, një traditë ne lashtë te shqptarërt. Aktorët e grupit dramatik, luajtë në mënyrë shumë besnike nëpër të gjitha fazat e interpretimit, thuajse ishte me të vërtetë një familje e natyrëshme babë e nënë, fëmijë djem e vajza, reja me nipa e mbesa. Aktorët Ukë Zefaj, Nol Zefaj, Manol Spaqi, Katarina Gjokaj, Teuta Marleku, Kristiana Shtufi dhe Petrita Lekaj ishin sikur një familje kompakte. Por duhët dalluar loja e shkëlqyeshme e Ukë Zefajt i cili me të vërtetë ishte aq i natyrshëm, i lirëshëm dhe bindës duke krijuar ndjenja po edhe melankoli për një kohë të largët, sa që na bëri për të besuar se ishte rritur në dërrasat e skenës. Bravo.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen