Manifistim i ditës se flamurit, ne Stuttgart

Diaspora | admin | 19.12.11 | 16:57

Një numër i madh i bashkëatëdhetarëve tanë, festuan festën e flamurit, përkatësisht  99 vjetorin e shpalljës se mvetësisë së shtetit shqiptar. Pos intonimit të hymnit kombëtar, që e këndoi këngëtari Qamil Zeka. Nxënësit e shkollës shqipe, që moderuan mbremjën e kësaj feste se bashku me moderatorin e njohur të RTK dhe RTSH zotin Tahirin dhe moderatorja  nxënësja e shkollës shqipe Fatjona Mustafi dhe profesori zoti Fahredin Shala e ftuan publikun të mbajnë një minut heshtje, për viktimat e të gjitha kohrave, nga okupatori serb.

Publikun në sallë dhe musafiret, i përshëndeti zotëriu profesor Shala,kryetar i shoqatës Pavarësia dhe musafirë të këtij manifestimi ishin: zv. Konzulli i Republikës së Kosovës me seli ne Stuttgart  zoti Ymer Lladrovci dhe sekretari i përgjithshëm i federatës se sporteve shkollore te Republikës se Kosovës zotëri,Mr Jeton Nebiu.

Fjala e zv.konzullit zotit. Ymer Lladrovci la përshtypje te madhe, në këtë manifestim. Zoti Ymer Lladrovci, ne mes tjerash tha: “Dita e flamurit, pa dyshim është  festa më e madhe e kombit tonë. Kjo festë na bashkon te gjithëve, pa dallim ideologjie, feje dhe moshe. Sot, këtu ne Stuttgart te Gjermanisë, vazhdoi zv konzulli zoti Lladrovci, se dita e flamurit, lidhë edhe daljen zyrtare në skenë UÇK-ja dhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jasharit. Ai vazhdoi se kjo festë, duhet përgatitur edhe me tepër, të bashkuar si kurr  një herë më parë, për një vit jubilar, siç është rasti i 100 vjetorit të ditës së flamurit, drejt fitoreve te reja. për një nentor të tretë. Këtë festë e madheshtuan, nxënësit e shkollave shqipe me mësim plotësues, ne Stuttgart dhe Zuffenhausen, përkatësisht nxënësit e pedagogës Miradije Gashit dhe nxënësit Sofije Sopajt arsimtare. Pikat më të pelqyeshme, ne kët mbrëmje  qe i duartrokiti publiku ishin recitimet e nxënësve. Recituesi i vjershës “O moj Shqypni” te Pashko Vases, nën përcjellje me instrument të artistit Zekë Muriqi, Edon Mustafa, nxënës i shkollës shqipe në Stuttgart i cili fitoi simpatinë e publikut ne sallë. Ndërsa nxënësit e shkollës shqipe ne kuadrin e mësimit plotësues, nga Zuffenhauseni më mësuesën Sopaj, lanë përshtypje më kombinim recitues se talenti i tyre është në zhvillim e sipër.

Ansambli “Pvarësia,” që vepron në kudër te kulturës shqiptare, ne Stuttgart, e që është komponente e shoqates ”Pavarësia”, nën drejtim te koreografëve Selajdin Shalës dhe Blerim Aliu, paraqiten program të pasur artistik sidomos lanë përshtypje vallet e “Drenicës” te ekzekutuar nga ansambli, vallën e “Shotës” te paraqitura nga Fatjona Mustafa dhe Blerim Aliu.

Zoti Tahiri, përveç që shpërndau mirënjohjet  për vlerat e prezentuara ai, edhe ftoi ansamblin, të marrë pjesë në kuadër të 100 vjetorit në Vlorë.

 

Grupi i valltareve të shoqatës  “Pavarësia”                           

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen