Zgjedhjet pa logo janë shterpa

OP-ED | Dedë Preqi | 22.08.13 | 16:47

Përditë në Kosovë kemi skena të dhimbshme, përshkak të gjendjes së mjerë ekonomike, ku njerëzit për të mbijetuar kërkojnë ndonjë vend tjetër, duke u larguar nga vendi i vet, të cilët në pamundësi të lëvizjes së lirë, duhet ti kalojnë kufinjtë edhe në mënyrë ilegale. Përditë nënat kosovare qajnë dhe dënesin, duke pritë të afërmit e vet të pagjetur, të cilët u bënë 14 vite, që janë të zhdukur nga terrori serb dhe eshtrat e tyre ende nuk u janë kthyer të prehen të qetë në vendin e vet, dhe është bërë fare pak, si nga Institucionet e Kosovës, ashtu edhe nga Organizatat Ndërkombëtare, që të ndriqohet fati i tyre.

Përditë qytetari i Kosovës është i përbuzur, kur nuk ka prindi se çka ti afroj fëmijëve të vet kushte më të mira për jetë normale, sepse i mungon buka, i mungojnë librat dhe shkollimi i mëtutjeshëm dhe i riu nuk ka fare përspektivë për të ardhmën e vet edhe kur i mungon çfarëdo vendi i punës. Natyrisht se njerëzit mund të hezitojnë të votojnë, sepse janë të zhgënjyer nga premtimet e mëhershme, të cilat as çereku i tyre nuk është realizuar, ndërsa vota qytetare në një mënyrë është keqpërdorur, kur premtimet e tyre më shumë ishin ambicje dhe dëshira, se sa plane konkrete, apo në favor të qytetarëve.

Dikush thotë, se mësimet e mira mirren edhe nga të këqijat, por nëse i referohemi kësaj thënje, atëherë sa të këqijat i ka pasë dhe kapërdi populli shqiptarë në jetën e vet, do të kishte përfituar më së shumti se çdo popull në botë, por ky popullull i shumë vuajtur ka heq dhe po heq gjatë tërë jetës së vet, por prapë është një popull i fortë dhe fisnik, që nuk lëkundet lehtë, dhe ka një rini të mrekullueshme, e cila do të jetë ardhmëria më e lumtur e saj.

Sfidat e shoqërisë kosovare janë të shumta, me të cilat duhet të përballet popullata, por sot pas 14 viteve pas çlirimit të Kosovës, ky vend nuk duhet të jetoj, apo të mbijetoj me ndihma humanitare, duke pasë resurset e veta shoqërore dhe ato natyrore, njëherazi duke i kushtuar përkujdesje të veqantë rinisë, atoledo që mos ta ngaulfasin të këqijat dhe rrugët e pandershme. Kosova e ka fituar shtetin e saj me luftë dhe me gjakun e dëshmorëve të saj, dhe në saje të fuqisë së NATO-s, prandaj kjo fitore mos të kthehet kurrë në disfavor të vet, duke ditur se armiku shekullor ende nuk flenë, i cili përditë i ka veshët hapur dhe ëndërron vazhdueshëm për Kosovën, që edhe sot tenton të sfidoj proceset dhe të arriturat e deritashme të SAJ.

Zgjedhjet Lokale në Kosovë, më 3 nëntor të këtij viti, do të jenë zgjedhjet më të rëndësishme për qytetarin dhe shtetin e Kosovës, sepse për herë të parë këto zgjedhje organizohen në gjithë teritorin e Kosovës, duke përfshi edhe pjesën veriore të saj, që është e banuar me popullatë serbe. Këto zgjedhje konsiderohen të një rëndësie të veqantë, sepse qytetari i Kosovës tani me prevojën e vet duhet të tregoj edhe më shumë maturi e pjekuri politike, duke menduar më mirë për votën dhe votuesin, i cili do të përfaqëson qeverisjen lokale. Populli kosovar me një përshtypje të hidhur, fare mirë është i njohur me mosfunkcionimin e duhur të pushtetit të deritanishëm, si ato lokale, ashtu edhe ato qëndrore, duke mos realizuar kërkesat dhe nevojat e qytetarëve të vet.

Të pranishëm në këto zgjedhje komunale përveq minoritetëve tjera është edhe minoriteti serb në Kosovë, të cilët do të marrin pjesë në këto zgjedhje në gjithë teritorin e Kosovës, duke shprehë me „zor“ vullnetin e tyre për ta zgjedhur përfaqësuesin e vet në komunën ku jetojnë, edhe pse Beogradi, jo si më herët që e bojkotoj një gjë të tillë përmes serbëve në veriun e Mitrovicës, tani po bënë presion që në këto zgjedhje të marrin pjesë të gjithë serbët e Kosovës, si një realitet i ri i krijuar në kët vend, njëherazi duke respektuar edhe marrëveshjen në mes dy palëve në Bruksel.

Zgjedhjet pa logo janë shterpa

Nuk mundet asnjë dokument zyrtar i Kosovës të jetë legal pa simbolin e shtetit të saj, apo pa logon e shtetit të Republikës së Kosovës, që simbolizon në këtë rast Zgjedhjet Lokale në Kosovë, përndryshe zgjedhjet e tilla janë shterpa, të cilat e shkelin sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës. Kosova nuk duhet t’a përseritë pavarësinë e saj disa herë, kur ky vend është i njohur ndërkombëtarisht si shtet i pavarur, që e kanë njohur më shumë se gjysma e shtetëve anëtare të UN-it, dhe gjysma e këtyre shtetëve janë fuqi botërore politike dhe ekonomike, prandaj edhe Serbia e ka „pranuar“ realitetin në Kosovë, por me rastin e këtyre zgjedhjeve po e zgjatë bishtin e saj dhelpërak, që zgjedhjet të jenë pa logon e Republikës së Kosovës, kjo nuk ka ngja në asnjë vend të botës, që zgjedhjet e një shteti demokratik të mbahen pa logo të vet, apo zgjedhjet e tilla mund të quhen shterpe.

Prandaj, edhe 300 e sa policë si pjesëtarë të MUP-it, që kanë punuar deri më tani si paramilitarë në veri të Mitrovicës, të cilët i ka paguar Beogradi, dhe dëshirojnë të inkuadrohen në Institucionet e Kosovës, pa e bërë betimin e tyre sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, është më shumë se një çmenduri, që nuk duhet të lejohet, sepse në këtë mënyrë, jo vetëm që shkelen ligjet e shtetit dhe Kushtetuta e Kosovës, por më këtë nënçmohet dhe nënvlerësohet çdo e arritur deri më tani në Kosovë, e cila mund të shkakëtoj konflikte të reja dhe trazira të pa imagjinueshme në vend.

Kosova si shtet i pavarur, me Institucionet e veta shtetërore duhet të krijojë kushte më të mira për qytetarët e vet dhe të çlirohet sa më shpejtë nga sindromët e korrupcionit dhe krimit të organizuar, duke krijuar forca të reja politike për të forcuar themelet e reja të shtetit demokratik dhe paqësor, për t’u bashkuar me vendet tjera të lira demokratike të Evropës. Vertëm në këtë mënyrë mund të shprehemi të lirshëm dhe të gëzohet çdo qytetarë i Kosovës, me jetën e vet të sigurtë, të qetë, të lirë dhe të integruar në shoqëritë tjera të kombeve të zhvilluara të Evropës dhe botës.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen