Shkolla Shqipe në Ruit – Shtutgard të Gjermanisë

Diaspora | Zef Prenka | 05.01.12 | 09:21

Në cilësinë e moderatorit Can Tahiri, përshëndeti gjithë të pranishmit, në veçanti stafin e shkollës “Justinus-Kerner/ Schillerschule” në Ruit, në krye me Drejtorin e saj z. Matthäus Fester, në klasët e kësaj shkollë gjermane cila ka mundësuar zhvillimin e mësimit plotësues në Gjuhen shqipe.

Këndimi i himnit kombëtar u bë nga këngëtari Besim Lokaj, ndërsa mbrëmjen me muzikë folklorike e begatoi, këngëtarja e mirënjohur, Fahrije Krasniqi. Përshëndetën familjet e dëshmorëve-me një minutë heshtje nderohen të rënët për liri. Kryetarit i Këshillit organizativë, z.Mazllum Rrahmani, nismëtar për hapjen e shkollës shqipe, përshëndeti të pranishmit dhe mysafirët, zëvendëskonsullin me secili në Stuttgart, z.Ymer Lladrovci, etj. Ndër të tjera Rrahmani falënderojë të gjithë ata që kontribuan për hapjen e kësaj shkolle më datën 22 shtator 2011. Urojmë që shkolla Shqipe të hapen sa më shumë dhe fëmijët tanë të mësojnë për gjuhën dhe historinë e kombit tonë.

Një foto e përbashkët

Z.Ymer Lladrovci në emrin e tij personal dhe të Konsullit z. Faket Kajtazi, përshëndeti të gjithë të pranishmit, familjet e dëshmorëve, etj. Është kënaqësi e veçantë për mua, të marr pjesë në një aktivitet që organizohet për shkollën shqipe. Gjermania është një vend mik i shqiptarëve, gjithherë na ka mundësuar zhvillimin e të gjitha aktiviteteve tona pa pengesa… Nga ky shtet mik kanë dalë albanolog e historian të njohur cilët kanë shkruar për historinë tonë, duke mohuar të pavërtetat-shtrembërimet e shkruara nga fqinjët tanë sllavo ortodoks.

Zv.Konsulli Ymer Lladrovci mban fjalën e rastit

Albanologët tanë e çmojnë dhe respektojnë gramatikën e Buchholzit dhe Fidlerit botuar rreth viteve 80-ta, si një gramatikë të shkëlqyer të gjuhës shqipe. Gjithçka ka bërë për popullin dhe vendin tonë Gjermania, neve si popull shqiptar në përgjithësi u jemi shumë mirënjohës.

Z.Ladrovci, përfundoi fjalimin e tij me një thënie të Rilindasve tanë: Nuk ka asgjë më të shenjët e të shtrenjtë se sa ta duash, ta njohësh dhe respektosh gjuhën tënde. Juve sonte këtu në Ruith po festoni dhe po e dërgoni amanetin e Rilindasve tanë aty ku duhet.

Drejtori Matthäus Fester, falënderojë organizatorët për mikpritje dhe përgëzoi mësuesit dhe nxënësit për vullnetin e mirë dhe sukseset e arritura. Matthäus, ndihem mirë dhe i entuziazmuar në mesin tuaj. Jam i martuar me një kroate nga Kroacia, shpeshherë marrë pjesë në manifestime të këtilla. Në shkollën tonë në Ruith kemi shumë klasa nga shtete të ndryshme që mësojn gjuhët e tyre. Më gëzonë fakti që fëmijët tuaj kanë mundësinë të mësojnë në gjuhën e tyre amtare.

Afaristi i sukseshëm Bekim Bek-Elshani me firmën e tij „Beko-Bau“ në fjalimin e tij përshëndetës, falënderojë qeveritë të Kosovës dhe atë të Gjermanisë për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e mirë në mes dy vendeve cilat po na mundësojnë dhe lehtësojnë zhvillimin e aktiviteteve tona në të gjitha segmentet e jetës tonë.

Musafirja, Zonja Fehmije Hoxhaj-Koçinaj, përshëndeti të tubuarit dhe organizatorët të cilët ja mundësuan ta përshëndetë këtë manifestim, duke thënë: „Buka e të varfurit është më e ëmbël se e të pasurit“. Arsimi është art dhe jetë, kam 25 vite përvoj pune në arsim, nëse më ipet mundësia të inkuadrohëm në arsim kamë dëshirë që edhe unë të jap kontributin tim.

Zeqir Asllani

Zejnije dhe Zeqir Asllani

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen