Regjimi na i vriste poetët

Histori & Fakte | admin | 26.08.13 | 22:31

Dyzet e një vjet më parë,ishte 14 shkurt të vitit 1972. Diku rreth orës 20, në shtëpinë e tij, e vranë me gotën e helmit që ia mbushur vetKur po i perendonin sytë në spital, në agimin e ditës së re, në orën 5 të mëngjësit të 15 shkurtit, doli zëri i tij:
“Më vranë ata të mos këndojë për atdheun, për fëmijët dhe ëndrrat e tyre për lirinë, por kënga për atdheun dhe lirinë do të këndohet gjithmonë.”Kështu udbashët e vranë një poet,i cili ende ishte duke u rritur,por duke u përsosur me njohuri e atdhedashuri,të cilën atë botë pushtuesi as nuk e donte,as nuk e lejonte.Dhe kjo ishte diçka që shihej qartë,regjimi po i vriste poetët.Këtë e pat thënë haptas në promovimin e „VALSI VEROR“më 1972 shkrimtari i madh Beqir Musliu,në një shkrim drejtuar revistës „ZËRI I RINISË“Regjimi po i vret poetët:

Alush_canaj.

Alush Canaj

“ Alushin e vranë siç e vranë edhe Rexhep Elmazin e poetë të tjerë.Mendimet që i kam patur për poezinë e Alushit, para njëzetë vjetësh,kur e kam lexuar, i kam edhe sot,niveli i poezisë së tij është edhe sot. Shihet vrulli i tij, gjakimi i tij, ngutja e tij në jetë.”
Kështu pati thënë i madhi Beqir Musliu,për poetin Alush Canaj,e çka mund të themi ne më shumë se ai poet i madh?!

Poetët po i vriste pushteti!I vriste,sepse ata me fjalën e tyre,po ua rrezikonin sundimin pushtues.Ky sundim i pjellës së keqe fashiste sllave,i cili me ndihmën e disa Udbash-ëve shqiptar,të cilët me aq besnikëri po ia zgjasnin jetën pushtuesit,e mbajtën Kosovën një shekull të pushtuar.E ai shekull i gjatë,u mbajt nga damaret e gjakut të bijëve e bijave më të mira shqiptare,me prangat e rënda të hekurta nëpër burgjet e errëta,me dhunën më të egër mbi ta:Përse?

Ata nuk kishin bërë asnjë faj,asnjë të keqe askujt,madje ishin intelektual të përsosur,njerëz të urtë,të sjellshëm,të moralshëm,e kishin vetëm një të keqe,këtë të keqe ua mveshte armiku,sepse ata nuk donin pushtim,ata nuk mund të thonin jemi sërb,nga se ishin shqiptar të vërtetë,ata donin të ruanin gjuhë e komb.kurse pushtuesi kësaj ia kishte frikën,andaj frika ishte e arsyeshme për pushtuesin,nga se pushtuesi synonte me çdo mjet të na mbante nën pushtim,kurse liridashësit mbronin të qenunit shqiptar me çdo mjet,madje edhe me jetën e tyre.

E dhimbshme,por nuk ka asgjë më fisnike se të flijosh jetën për atdheun e kombin,sepse të tillët janë të pavdekshëm sa të ketë jetë mbi këtë tokë.Atdhetarët kanë dhunti të bëhen poet,këngëtar,sepse çështja thelbësore e tyre është dashuria për atdheun dhe kombin,e ate e kanë dashuri shpirtërore,të cilën meodomos e nxjerrin nga bota shpirtërore mes vargut apo këngës.Po,fillimisht ata nuk mund e mbajnë atë zjarr shpirtëror pa e shprehur,duke e shprehur ata marrin vet forcë edhe më tepër,si dhe i frymëzojnë brezat për atdhedashuri.

I tillë ishte edhe vet Alush Canaj,i cili në moshën e njomë u dallua me guxim,ngjizëje të atdhedashurisë,art poetik,shumë aktivitete kombëtare,të cilave uzurpuesit përherë e më shumë ia kishin frikën.Alushi kishte atdhedashuri në shpirt nga fëmijëria,ishte stërvitur në moshën e njomë me patriotizëm dhe si i tillë mbeti i qëndrueshëm para dhunës fizike dhe psikike që i shkaktonte pushtuesi,ai mbeti i qëndrueshëm dhe i luhatur.

Shembullin e tij e kanë ndjekur edhe më tej shumë të ri të kësaj ane,ishin të stërvitur dhe të paluhatur,ndryshe njeriu sado atdhedashës të ishte,po nuk ishte i stërvitur dhe binte rastësisht në duart e Udbash-ëve të asaj kohe,para atyre dhunave barbare do të ligështohej.

Alush Canaj,u lind më 24 gusht të vitit 1952 në fshatin Koretin të Kamenicës, Dardanës së sotme.Në vitin 1956 në kohën e terrorit, të aksionit të armëve dhe të shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi, familja e tij u vendos në Gjilan. Këtu Alushi mbaroi shkollën fillore dhe gjimnazin.
Si nxënës i fillorës u dallua për talentin e tij ndaj artit poetik. Lexonte me ëndje veprat letrare, duke patur pasion të veçantë poezinë, që më vonë u shndërruar në një dashuri e mori lulëzim të hovshëm. Vjershën e parë e botoi në Rilndjen për fëmijë, në vitin 1965, në moshën 13-vjecare, në 13 pranvera të tij.

Dhe më s`u ndal së botuari ngase portat e gazetave dhe revistave për fëmijë, për vjershat e tregimet e tij,ishin të hapura gjithmonë. Botoi në Pionieri, Gëzimi, Fatosi, Flaka e Vëllazërimit, Shëndeti e Zëri i Rinisë.
Në bankat e gjimnazit bëri emër si poet.Tani më ai nderohej dhe cmohej jovetëm në qytetin e tij, por edhe më gjerë. Vjershat dhe tregimet e botuara , bënin me dije se ishte një talent i rrallë, një penë e mprhetë e lëtrësisë sonë. Emri i tij lakohej shpesh edhe në carcet letrare në Prishtinë, në Rilindje, si një një krijues që do ta begatojë letërsinë tonë.

Katër vjet qe kryetar i Rinisë Shkollore të gjimnazit në Gjilan. Si poet që ishte, shquhej për organizimin e orëve letrare në qytet e tij, manifestime këto që tubonin të rinjë të shumtë, që përmes artit poetik, ngjallnin tek ta idetë atdhetare dhe patriotike, nuk shiheshin me sy të mirë nga lakejt e UDB-së. Ata e kishin kuptuar mirë misionin prej poeti të Alush Canajt.
Dhe e piketuan menjëherë.

Pas përfundimit të gjimnazit u regjistrua në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, nga të cilat u shkëput pas një viti ngase atje e pa për së afërmi urrejtjen gjenetike që kishin serbët nda shqiptarëve. Duke mos e duruar dot këtë, u kthye në Prishtinë, në Fakultetin Filozofik regjistroi Degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe .
“Dhe ne duhet shtrënguar grushtin fort, grushtin si të Migjenit e “ t`i biemë malit që s`bëzanë”.

Derisa ishte në Beograd, i shkruante letra shokut të tij të bankës, Mehmetali Rexhepit, i tregonte atij për padrejtësitë që i shihte atje në dëm të shqiptarëve, dhe këtë qytet ai e quanate të zi sepse krejt të zezat për shqiptarët e Kosovës vinin nga andej, atje e kishin strofullën.

Një letër e këtillë kishte shkuar deri në gjimnaz , lexohej me kurreshtje nga nxënësit atëherë, dorë më dorë, nëpër orët mësimore , dhe më pas e njejta, bie në duar të organeve të UDB-së. Tashti UDB-ja , përmes saj po e njihte edhe më mirë figurën e Alush Canajt. Në letër shkruante përafërsisht kështu:
“ Këtu vëllëzërit tanë qenkan të përbuzur. Ata i shoh çdo ditë në stacione autobusësh e trenash duke bartur valixhet e serbëve, duke pastruar rrugët, duke bërë punë fizike nga më të rëndat për kafshatë të gojës.

Pse të trajtohen në këtë mënyrë shqiptarët në këtë Qytet të Bardhë? Pse? Pse të shtypën me të vetmin faj vetëm pse janë shqiptarë, me plis të bardhë?
Dhe ne duhet shtrënguar grushtin fort, grushtin si të Migjenit e “ t`i biemë malit që s`bëzanë”.

Ta dini mirë, ky qytet qenka i zi! I zi qenka Beogradi! “
Vjershat e tij atdhetare, qëndrimi i tij prej revulucionari i përmasave të gjera, letra nga Beogradi-Qyteti i Zi, bëri ai që të përcillet edhe më shumë nga hijenat e lakejt e UDB-se. Ia kishin frikën fjalës së tij poetike që jehonte nëpër orët letrare, prandaj filluan ta merrnin në biseda informative në zyrat e UDB-së duke ushtruar edhe dhunë fizike ndaj tij. E bënin këtë ata që ishin dorë e zgjatur e shkelësit, që për fat të keq nuk ishin të paktë, ata ashtlëpirësit e mashtruar e shpirtshitur, që nuk e donin diellin të rrezojë mbi Kosovën e përvuajtur.

Ndonëse e pati bërë gati për botim përmbledhjet me poezi Kur qel trëndelina e Valsi veror, s`arriti t`i shoh të botuara meqë nuk e lan ata që e kishin vënë në shenjestër si tepër të rrezikshëm për sistemin sllavokomunist.
Njezet vjet pas ndarjes së tij nga jeta dorëshkrimet e panë driten e botimit nën titullin Valsi veror, botuar nga Redaksia e Zërit, në vitin 1992, nën përkujdesjen e autorit të këtyre radhëve.

Dhe ata e vranë një natë, pikërisht me 14 shkurt të vitit 1972. Diku rreth orës 20, në shtëpinë e tij, e vranë me gotën e helmit që ia mbushën vetë.
Kur po i perendonin sytë në spital, në agimin e ditës së re, në orën 5 të mëngjësit të 15 shkurtit, doli zëri i tij:
“Më vranë ata të mos këndojë për atdheun, për fëmijët dhe ëndrrat e tyre për lirinë, por kënga për atdheun dhe lirinë do të këndohet gjithmonë.”

Në 41-vjetorin e vrasjes nga UDB-ja të poetit Alush CANAJ
Më vranë ata të mos këndojë për atdheun, për fëmijët dhe ëndrrat e tyre për lirinë(Alush Canaj)

.
Eh,Dardana jonë,mund të thuhet se atëbotë ishte ndër komunat në Kosovë e cila më së vështiri frymonte shqip.Serbët dominonin kudo,përgjonin çka do,por pavarësisht dhunës së egër,nuk mundën kurrë të ndalonin qëndresën dhe atdhedashurinë shqiptare,as me gjak,as me dajak,liridashësit ishin të pregaditur të mbrojnë gjithçka shqiptare,madje nga gjiri i kësaj komune dolën patriot,dëshmor e poet,këngëtar e shkencëtar,që flijuan për atdheun e kombin.

Për Alushin kisha lexuar nga fëmijëria në gazeta e revista,kisha mësuar edhe nga të tjerët për mençurinë dhe guximin e tij.Librin“Valsi veror“,e kam pasur dhuratë nga një kryeredaktor i revistës për fëmijë“DORUNTINA“,zotit Ragip Rama,i cili boton këtë revistë në Gjermani.Kur e pyeta nga ky libër?Ai më u përgjegj:Avdush Canaj,është bashkëpunëtor i revistes „Doruntina“,një njeri i mençur, i kompletuar,poet e publicist i shquar.

Kisha njohur emrin e tij,por personalisht nuk e njihja,më tha se është vëllau i Alush Canajt,jeton në Gjilan,më porositi nëse do e shihja në Gjilan të e përshëndesja ngrohët.Kështu edhe ndodhi:Kur shkova në pushime nga mërgimi,në hotelin“Kristal“ të Gjilanit,aty tuboheshin intelektualët Gjilanas.Miku im Nexhat Rexha,më prezantoj me te,ai më njoftoj ky është miku ynë,poet e veprimtar Avdush Canaj.

Më erdhi mirë që e njoha,biseduam me te gjatë,ia përcolla edhe përshëndetjet e kryeredaktorit Rama,i pranoj ngrohët,vërtetë Avdushi më la mbresa si mik i dashur,veprimtar e poet i madh.

Aty mësova se njezet vjet pas ndarjes së tij nga jeta dorëshkrimet e panë driten e botimit nën titullin Valsi veror, botuar nga Redaksia e Zërit, në vitin 1992, nën përkujdesjen e vëllaut të tij Avdush Canajt..Kur përkujtojmë poetinAlush Canaj, shprehim dhembjen e madhe për vrasjen e poetit ngase letërsia shqipe kishte humbur një poet të talentuar të dorës së parë, një zë të ri të poezisë.

Por poeti la vepra,qoftë për fëmijë,qoftë për të rritur,tregime,la edhe veprimtarinë e begatshme kombëtare,ai jeton me çdo atdhedashës,ringjallet në çdo varg dhe do të mbetët në kujtesën e popullit sa të jetë jeta në këtë tokë.Lavdi të madhit dhe të paharrueshmit,poetit dhe veprimtarit të madh kombëtar Alush Canaj.

Alush CANAJ:

Në këto male

Në këto male epike
Me kroje rrëzë guri
Luftoi me kral e mbret
Atë Bajram Curri.

Në këto male legjendare
Ku zogjtë pinë ujë pa gotë
Pushkën s`e ndalën kurr
Azemi e dada Shotë.

Në kët male këngësh
Me ballin në re
U betuan dhe lis e gur:
-Do të mbrojmë, atdhe!

(1966)

Ylli i Arbërisë

Kush ia shtypi kokën
kuçedrës së tërbuar?
Kush ia ktheu
nderin shqiptarit?
Kush e solli në jetë
lulën e lënduar?
Kush ia shëroi krahët
shqiponjës së malit?

Skëndërbeu-
trim me fletë,
Skënderbeu-
kurorë e lirisë,
Skëndërbeu-
rrufe, shigjetë…
Skënderbeu-
Yll I Arbërisë.

(1966)

Ëndrra në krahët e erës

Fusha mbylli sytë,
edhe qielli
me këngë të kaltra.
Vrik erdhi gjumi
më çoi te lumi
era në breg
me mori mbi flatra.

Fluturoja fushës,
fluturoja malit
sikur me raketë!
Pyllthit me lulëkuqe
vizatova një mollëkkuqe
n`pallat të zambakut
në katin e tretë.

Peshqit në det
më mësuan not
te i Dashurisë Kep.
As vetë nuk e di
si rashë në thellësi.
Kur me puthi nëna,
unë: sa një plep!

(1969)

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen