Profeti i Tadiqit me preardhje nga Deqani

OP-ED | Dedë Preqi | 07.01.12 | 23:00

Me rastin e vizitës së Tadiqit në Deqan

Njeriu si qenje biologjike dhe historike,është i ngarkuar me barrën e vet të lehtë apo të rëndë,që mund ta ketë trashëguar prej një kulture,çfarë do qoftë nga populli i vet. Përveq tjerash,njeriu është trashëgues i kulturës fetare,të cilën e konsideron si një çati të besimit vet,ku e merr ushqimin e shpirtit, për dashurinë që ndien ndaj Zotit,vetëvetës dhe ndaj të tjerëve. Historija njerëzore nuk është vetëm depo e mallrave,në të cilën munden njerëzit të shkëmbejnë apo të fusin mallëra të ndryeshme,por historija është thesarë ngjarjesh e rrjedhash historike të njerëzimit,prej së cilës njeriu e merr burimin kryesor të këtyre të bëmave të veta,në të ardhmën e vet,për të kuptuar se bota është në lëvizje gjithmonë,por historija e një kohe dhe populli ekziston,bashkë më zhvillimet e saja që nuk tjetërsohet. Jeta e njeriut konsiderohet si një dhuratë,të cilën njerëzit e kuptojnë se,këtë dhuratë e kanë prej Zotit,të cilën duhet ta zotërojmë dhe ta ruajmë ,që të jetojmë së bashku më të,për të kuptuar se njeriu lind dhe duhet të zhvillohet i lirë në jetën e vet deri sa të vdesë vetë ,si qenje e lirë njerëzore. Por,prej atij momenti, kur njeriut i mohohet liria njerëzore nga të tjerët ,kjo dhuratë zotit,si kusht kryesor i jetës ,të cilën vetëm Ai, mundi t’ia dhurojë dhe mohojë njeriut,e cila gjë shpjegohet në Kur-an, edhe në Biblën e krishterë,andaj një diskriminim i tillë quhet vepër jo njerëzore,që ka të bëjë me satanin dhe jo me profetin tënd Krishtin,apo Muhamedin ,si profetët më të popullarizuar të njerëzimit.Ata të cilët i besojnë fjalës së profetit në besimin e vet,duhet ta marrin parasysh rrugën e këtij fenomeni, përndryshe,nuk janë besimtarë të vërtetë,apo janë besimtarë të rrejshëm,të cilët besimin e fusin në politikë,për qështje të mitëve dhe favoritëve mikropolitike,që mund të kualifikohën dhe llogaritën antinjerëzore.Sepse, fjalët e profetëve janë në kundërshtim me të bëmat antinjerëzore,të atyre që shkakëtojnë luftëra,okupime,masakrime,dëbime, dhunime,malltertime,dhe gjenocid njerëzor,të çfarë do popullate,atëherë cilit profet i beson njeriu i tillë,dhe cili profetë të beson ty, kur,kinse i përkulesh dhe ia zgurdullon sytë,duke e mashtruar çdo gjë profetin tënd ,pa u pendue fare dhe kërkue falje,për veprën tënde makabër…

Profeti i Tadiqit me preardhje nga Deqani…

Kryetari i Serbisë Tadiqi,dukët se për qëllimet e tija dhe të Beogradit,ka gjetë vetëm një rrugë,të asaj fetare ,që mundet ta shfrytëzojë edhe mesazhin politik,duke menduar se u lëshon hi syve shqiptarëve,por edhe ndërkombëtarëve. Në dukje të parë ,kjo vizitë nuk e paraqetë të rrezikshëm Tadiqin,për deri sa ky njeri e siguron ardhjen dhe përcjelljen e tij ,nga KFOR-i,dhe EULEX-i,duke i mos besuar policisë së Kosovës,mirëpo,edhe kundër deklarimëve të tija se,nuk do të përqon mesazhe politike në faltorën për festën e Krishtlindjes Ortodokse serbe në Deqan ,ai si gjithmonë e bënë të kundërtën,dhe nuk e lë pa e përdorë fjalorin e tij politik,sikur herat tjera,të cilat mesazhe i jep vetëm për të mos u fyer nga kolegët e tij politik në Serbi,përndryshe e dinë fortë mirë se,Kosova është shtet i pavarur, i lirë e demokratik, dhe kurrë më nën thundrat e okupatorës serbe.Tadiqi me rastin e kësaj vizite mësoi edhe shumë çka… dhe nuk do të harrojë se,mëngët e tija të gjata po i shkurtohen,ku në hyrje të Deqanit u kundërshtue ardhja e tij,dhe nga mbarë populli shqiptarë i Kosovës,njëherit u kundërshtue më të madhe edhe nga lëvizja „Vetëvendosje“,si përson i pa dëshirueshëm,dhe pasardhës i kuzhinës millosheviqiane. Të gjithë e dinë,por edhe historikisht se, gjitha faltorët Ortodokse sllave gjinden në Serbi dhe jo në Kosovë,dhe thjeshtë lind pyetja se,çfarë është profeti i Tadiqit të cilit i beson ai,a mos ndoshta pofeti i Tadiqit e ka prejardhjen nga Deqani dhe vallë profeti i Tadiqit na qenka një profet jo religjioz,por profet politik…

Kishat dhe Manastirët serbe në Kosovë, siq janë : Manastiri i sotëm i Deqanit,Patriakana e Pejës,Patriakana e Graqanicës,Kisha e Levishkës,Kisha e Shën Prendës në Prizeren,Kisha e Deviqit dhe të tjera,ishin kisha katolike në kohën ilire,të cilat u uzurpuan nga sllavët dhe i përvetësuan në prona të veta. Edhe Millosheviqi vinte në Kosovë,për të festuar ditën e Vidovdanit,në Gazimestan të Kosovës,ditën e humbjes së betejës serbe më 1389,ku ishte vrarë edhe Sulltan Murati. Edhe mesazhët e Milloshit ishin të njëjta sikur të Tadiqit,i cili në mesazhët fetare,i përcjellte mesazhet politike,përmes të cilave përqonte luftënxitje,në mes shqiptarëve dhe serbëve.Në cilin do aspekt të shikohet,Serbija dhe politika e Kishës Ortodokse serbe, kanë një rrol organik ndaj Kosovës,të cilat dëshmuan historikisht poezitën e tyre ndaj shqiptarëve, ku njëra bëri politikë për çfarosjen e shqiptarëve,ndërsa tjetra në aspektin fetar,i mbrojti dhe ua dha bekimin kriminelëve,për të bërë luftë,por edhe gjenocid në popullatën e pa fajshme shqiptare dhe të tjerëve.Një politikë e tillë serbe millosheviqiane dhe tadiqiane,është antishqiptare dhe antinjerëzore,e cila nuk është në favor të paqës,është kundra lirisë së popujve tjerë liridashës,e cila politikë edhe gjeneratës së ardhme ia vërbon sytë.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen