Dr.Ibrahim Rugova arkitekt i Dardanisë së Re

OP-ED | admin | 19.01.12 | 19:17

Engjëll Koliqi:

”Dr.Ibrahim Rugova arkitekt i Dardanisë së Re-republika e Kosovës”,minografi, botoi Shtëpia Botuese “Rugova Art, Prishtinë 2011
“ Zoti President Clinton dhe ju të pranishëm të tjerë ,ky është Presidenti im ,i vendit tim të lindjes. Ky megjithë popullin tim është në rrezik të madh të zhdukjes nga të tjerët .
Ju lutem t’i shpëtoni dhe të ndërmerrni masa që edhe populli im të ketë paqe dhe demokraci“Nënë Tereza 1997 SHBA: “Kur Kosova ishte liruar, mora udhë dhe shkova në Kalkutë -te varri i Nënës,për t’i treguar se ia kemi krye amanetin dhe ia dhashë lajmin e gëzuar:-Nënë,ndjehem krenar dhe i çliruar në shpirt, që Zoti na ndihmoi dhe ta çova në vend amanetin!Tashmë populli yt në Kosovë është i lirë dhe po e ndërton demokracinë“. Z. Clinton

Varri i presidentit Rugova

1.

Libri i autorit na dëshmon jo vetëm gjykimin e thellë dhe kulturën e gjerë,por janë edhe ndjenat e tija intime të thella emocionale, si dhe dhimbja në njërën anë dhe krenaria në anën tjetër .

Autori e përcjell në imtësi, me dhimbje dhe dashuri jetën e kryepersonazhit, ai merret me punën e tij intelektuale dhe krijuese,dua të them me fatin-misionin e tij , si dhe me fatkeq- ësinë e familjes së tij, e cila është aq e dhimbshme, sa që edhe gurin më të fortë dardan e bën të lotojë dhe të qajë , megjithë këto ndjenja kaq të thella, si dhe këtë lidhje kaq të fortë njerëzore dhe emocionale me kryeheroin, ato nuk ia lëndojnë fare pikëpamjet dhe njohurit e tij të thella për artin dhe krijimtarin letrare, si dhe intelektualitetin e tij, për artin dhe stilin e të shkruarit mbi artin në përgjithësi, si dhe mbi temën dhe subjektin letrar që trajton në veçanti.

Sa më shumë që thellohet në jetën dhe veprën vëllazërohet me misionin e kryeheroit,çdo herë e më shumë ,e njeh , mëson dhe hyn thellë në botën dhe shpirtin e tij hyjnor, duke u binjakzuar me të dhe me misionin e tij, aq me shumë dalin në pah vlera edhe më të larta krijuese ,si letrare, poashtu politike dhe shkencore, të një punimi kapital monografiko-historik dhe letrar, me të cilin prezentohet në mënyrë të denjë dhe pa i hyrë aspak në hak njeriut të shekullit të XX-XXI. Në këtë libër vërehet dhe ndihet një mjeshtri e rrallë e të shprehurit të qartë dhe të thjeshtë.

Autori çështjet e ndërlikuara e të diskutueshme të letërsisë ,shkencës dhe politikës kombëtare, e rajonale, të cilat janë të ndërlidhura si mishi e thoi me ato botërore, me qasjen e tij kësaj teme, i bën të kapshme dhe të njohura për secilin njeri dhe nivel.

Autori i këtij libri monografiko-historiko-letrar mirret edhe me veprën letrare të heroit të vet dhe personazheve të tij, ku përballë veprës letrare sjell gjithnjë përvojën jetësore dhe ligjet e shoqërisë së asaj kohe, të cilat ishin tërësisht një disfavor për kryeheroin dhe popullin e tij. Autori bën analiza të thella ideoartistike të këtyre veprave, të ideve e personazheve të ndryshme, e sidomos vë në spikamë „Pjetër Bogdanin“, kryeveprën e tij, mund të them, edhe të letersisë sonë moderne.

Nëse kryeheroi i këtij libri kishte marrë Pjetër Bogdanin, të cilin nuk ua la popujve të tjerë-serbëve që të na e vidhnin dhe përvetësonin, autori i këtij libri monografik,për subjekt dhe objekt studimi merrë këtë njeri-intelektual të pashoq, që e ringjalli priftin dhe njeriun tonë të shenjtë.

Ndërsa në rastin e parë Prifti ynë u ringjall në mënyrë dinjitoze dhe në formën më të denjë ,në rastin e dytë kemi të bëjmë me fshirjen e pluhurit të harresës, njeriut tonë më të madh të të gjitha kohëve.

Andaj, ky libër dhe të tjerët që jan shkruar dhe që mund të vijnë me këtë tematikë dhe me mesazhe univerzale dhe shumëdimensionale, të themi hyjnore , për ne shqiptarët janë Bibla dhe Kurani ynë tradicional.

Si të tillë për ne janë dhe bëhen librat tanë të shenjtë.

Autori gjithashtu shtjellon temën dhe plason informatën në mënyrë besnike,duke ushtruar kritikë të ashpraër ndaj realitetit të hidhur të shoqërisë së asaj kohe, si edhe një aktualizim i disa prej problemeve më të mprehta të jetës shqiptare të kohës.

 

2.

Autori nuk merret eksluzivisht vetëm me një temë të caktuar,mirëpo ai shtjellon boshtin ose protagonistin në mënyrë të gjithanshme, i cili është aq shumëdimensional, sa që nëse nuk e trajton si të tillë ke lënë anash skeletin e tij.

Nëse përball vetes ke një familje dhe tragjikën e saj, dhe nuk e ke trajtuar atë,dhe kjo tragjikë e saj është tragjedia e një populli të tërë,atëherë duke heshtur ose duke mos vërejtur me vetëdije ose pa të, krijuesi ka bërë krim njerëzor,intelektual dhe kulturor,të cilin e pret dënimi,dhe dënimin, në rastin tonë, ia jep kritika letrare dhe vetë lexuesi.

Këtë fat të keq autori i këtij libri nuk mund ta përjetojë meqë krijo një libër të shenjtë, i cili lexohet me ëndje,dashuri dhe pasion të pashuar,duke trajtuar në mënyrën më besnike jetën e familjes së kryeheroit.

Libri është shumështresor, i gjithanshëm i kapshëm dhe i përceptueshëm nga çdo kategori lexuesish.

Në fillim të librit, lexuesi preokupohet me protagonistin, Hyjnorin tonë fëmijë ,si dhe me familjen e tij.

Ai lind ,në fakt vjen si dhuratë nga vetë Zoti ,disa ditë para Krishtlindjes,po në një kohë të pakohë -kohë edhe pse një muaj i shenjtë,për kohën dhe të këqijat që po ndodhnin,nga një muaj i shenjtë që ishte ishte bërë një muaj i sëmurë i prishur,vrastar,po ky muaj i shenjtë u solli shiptarëve njeriun e tyre ,po në këtë muaj ende po dominonte djalli dhe dominanca e tij jonjerëzore ,ajo po e luftonte kulturën,jetën dhe gjithçka që ishte shqiptare,në kundërshtim me rregullat hyjnore.

Ai na erdhi neve si dhuratë për t’i dhënë ngjyrë dhe gjallëri jetës, që gati po vdiste,erdhi për ta bërë kohën për veten e vetë dhe popullin e tij .

Dua të them, ardhja në jetë e një fëmiu engjëllor, është lindje dhe ardhje e Hyjnorit ,e cila për popullin e ndaluar tani po se po ,por më vonë në mënyrë më të dukshme dhe më të theksuar është e barabartë me një rilindje të një populli të tërë .

Rritja e tij dhe prehëri i nënës dhe gjyshes së tij na kujtojnë Shtetin amë në njërën anë duke e mbajtur në gji ,dhe Kosovën, si dhe viset shqiptare në anën tjetër ,për t’u rritur kështu me këtë dashuri dhe ledhatim,dhe për t’ua kthyer me aq dashuri dhe butësi e kujdes të paparë ndër ne dhe më gjerë .

Forma e interpretimit të kësaj vepre letrare,historiografike,dhe shkencore .

Autori për hero ka njeriun më të madh të një kombi,që kishte pasur ndonjëherë .

Njeriun më të arsyeshëm, më pragmatik dhe më human në një zonë dhe regjion të trazuar, që nga lashtësia e këndej,së cilës i ofron shansën për bisedë dhe trajtim të natyrshëm të paqes e mirëkuptimit,tolernacës, që duhej të sillinin lirinë për të gjithë, barazinë ,duke shqelmuar apartheidin millosheviqian,si dhe duke instaluar modelin e jetës së re, kreator i së cilës ishte njeriu dhe politika e tij vizionare,për një bashkëjetesë dhe fqinjësi të mirë,duke kultivuar respekt të ndërsjellët,si dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin si popuj të barabartë të Europës së pakufij.

Kjo ofertë e tij më shumë sesa njerëzore,të themi ofertë hyjnore, të cilën jo vetëm që e kultivon dhe mbron Europa dhe ligjet e saj pozitive,por e do dhe e pranon dhe e kërkon edhe vetë Zoti

 

3.

Këtë gjë e dinte dhe e kishte si mision të tij Hyjnori ynë,po fatkeqësisht,ai përballë vetes kishte antipodin e tij-djallin,i cili nuk i kuptonte këto vlera univerzale.dhe Hyjnore,andaj edhe nuk u përfillën,dhe nuk u morën për bazë , meqë ai kishte mision të kundërt nga Hyjnori.

Autori i librit na tregon që Hyjnori po kërkonte partnerin për bisedë,të cilin nuk e kishte as e gjente dot.

Djalli nuk kishte me kënd të bënte luftë ,meqë „misioni“i tij po kërkonte gjak, kjo vrazhdësi dhe paturpësi para krijuesit,nuk po pranohej nga Hyjnori meqë ajo ishte në kundërshtim me të dhe me misionin e tij.

Autori i librit ofron gjëra interesante,që janë fakte të pamohuara dhe tepër relevante

si dëshmitë më të mira për këtë libër monografiko-letraro-historik na vijnë foto-

intervistat,detaje,publikime gazetash dhe revistash,prononcime të njerëzve të thjeshtë që ishin përkrahësit e tij më të denjë,si dhe intelektualë të kalibrit europianë, që i kishte në ekipën e tij,si dhe prononcime nga politikanëve botëror, të cilët ishin garantuesit dhe përkrahësit vendimtar në realizimin e pikësynimeve të tija dhe të popullit të tij.

Nga këto prononcime të politikanëve botëror, si dhe nga publikimet, poezi dhe prozë faktohen vlerat me humane të një njeriu, të cilin e kishin takuar ndonjëherë.

Autori i këtij libri kapital, na tregon që veprimtaria krijuese e Ibrahim Rugoveës, fillon me vjershën e tij të parë „ Erdhi Vjeshta“, për të mos u ndalur dhe nguruar me poezinë :

„Uroj -Atdheut“:Uroj Atdheut tim dy pranvera …“për të vazhduar me :Uroj Atdheut/përherë liri..“ ashtu sikur e kemi lindjen dhe ardhjen e tij sikur një dhuratë, edhe këto poezi sikur na vijnë si një manifestim dhe kushtrim për nëntorët tanë të shenjtë.

Derisa në publicistikë në „Bota e re“ sikur zgjon dhe kthjellon e vetëdijëson mendjen e stundentore.

Në numërin e 28 Nëntorit 1968, boton shkrimin e tij „Pavarësia Kombëtare“.Këto pikëpamje të qarta nacionale, sikur sjellin në skenë intelektualin e kësaj kohe, si dhe politikanin e ardhshëm, i cili diku 20 vite më vonë, shpreh qartë e në mënyrë të vendosur dhe me pikëpamje krejtësisht të reja për kohën dhe rrethanat ku po jetonte .

Pikëpamjet e tija nuk guxojmë t’i definojmë vetëm si pikëpamje politike ,meqë ato tani i takojnë një filozofie të re ,dhe janë aq të avancuara, sa që janë pikëpamje të cilat nuk mund t’i kuptojë politikani i kohës kur ky po vepronte dhe jetonte.

Ai ato i definon dhe i shpreh me trinomin e tij: Liri-Pavaresi-Demokraci, dhe janë si një kronikë e re e jetës dhe politikës moderne shqiptare.

Pra, të cilat gjithësesi janë edhe mësim për popuj të tjerë ,sepse vijnë si një unikat dhe raritet, jo vetëm për shqiptarët ,por edhe për Ballkanin dhe më gjerë.

Një lëvizje ide ose zbulim gjithmonë e ka patentuesin e vet ,në rastin tonë është Hyjnori ynë ,dhe këtë patent mund ta përdorin edhe popuj të tjerë ,mirëpo është i Hyjnorit tonë, dhe nuk duam e nuk lejojmë, që i tilli të tentohet të kopjohet dhe as të vidhet ,siç na ka ndodhur shpesh në histori.Sot jemi këtu fal këtij patenti, andaj është i yni dhe nuk e falim as nuk e shesim as me para as me thesarin e botës

Ky është thesari ynë,dhe jeta jonë meqë me të mbijetuam dhe jemi këtu.

Autori është thellësisht i lidhur ngusht,si mishi dhe thoi me vetë veprën dhe jetën e Hyjnorit tonë ,dhe të tërë këtë punë, me të vërtetë kapitale ,e bën me një punë ,pasion dhe dashuri ,si dhe me një mall të pashuar , për jetën tepër të shkurtër të Hyjnorit tonë.

Te autori dominon mendimi i qartë dhe i mprehtë,punë e pashembullt dhe e këmbëngultë, e cila kurorëzohet me një libër, jo vetëm për lexim, por edhe për studim.

Karakteristikat kryesore të librit janë, qëndrimi i drejtë, human dhe stoic, në të vërtetë

Hyjnor ,si dhe vendosmëria e autorit për zbardhjen dhe mbamendjen e ngjarjeve më të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare ,që kulmuan me lirinë e popullit të ndaluar ,dhe të destinuar për zhdukje totale ,dua të them realizimin e misionit të kryeheroit,gjë që

autorin e librit e gëzon deri në skajshmëri,në njërën anë,dhe e mallëngjen poashtu deri në vaj, në anën tjetër ,meqë kreatori i saj po mungonte fizikisht.

Misioni i tij më i vendosur dhe më i pjekur intelektualisht,dhe politikisht ,dhe i cili është një mision i shenjtë për popullin e tij,fillon me LDK,duke e mundur shovenizmin e tërbuar serb deri në skajshmëri ,pa e filluar as një te vetmen betejë dhe konfrontim direkt me të.

Këtu qëndronte autenticiteti,rariteti,madhështia dhe hyjnia e këtij misioni.

Autori na sjell gjëra të reja të cilat së paku për opinionin e gjerë ishin të panjohura.

Ai ka cakun dhe qëllimin e tij,dhe ai është ,jeta, familja, vepra dhe vizioni që përkufizohet me trinomin e filozofisë rugoviane.

 

4.

Si dhe kur filloi me dinamizëm dhe me vendosmëri misioni i tij i vërtetë hyjnor?

 

Ai fillon gjithësesi me LDK-në, mirëpo gjithë kësaj i paraprin diçka hyjnore.

Secili detaj sado që i vogël,në dukje, të futë në thellësitë e tij magjike dhe hyjnore të karakterit të kryeheroit.

Autori na tregon një rast ,që nuk mund të jetë i rastsishëm:” Ibrën e ri pas një lodhje të madhe e kishte zënë gjumi në mes të Prishtinës, mu atje ku tani është shtatorja e të lumturës Nënës Tereze,shtatorja asokohe nuk ishte aty”.

Kjo nuk mund të jetë asgjë tjetër përpos një caktim i Zotit dhe si e tillë është një dhuratë Hyjnore.

E gjithë kjo ndoshta për njeriun e thjeshtë ,dhe për ata që nuk besojnë Hyjin nuk do të kishte asnjë vlerë ,mirëpo e gjitha lidhet me rastin e vitit 1997 në„Lutjet e Mengjesit“, që në SHBA organizohen nga secili president amerikan,dhe ku marrin pjesë drejtues shtetesh më me fuqi dhe më me ndikim në krejt botën.

Aty mirrte pjesë edhe e lumtura e madhja Nëna Tereze,ajo, siç dinte njeriu shnjtor, para gjithë atij auditoriumi shkon dhe i përkulet ,si dhe ja puth dorën ,një gjë të tillë e bënte vetëm me Papa Xhon Palin II ,mikun e Hyjnorit tonë më vonë si dhe të të gjithë shqiptarëvet. Pasi i puth dorën presidentit të saj,ajo idrejtohet atij auditoriumim me këto fjalë :“ Zoti President Clinton dhe ju të pranishëm të tjerë ,ky është Presidenti im ,i vendit tim të lindjes .Ky megjithë popullin tim është në rrezik të madh të zhdukjes nga të tjerët .

Ju lutem t’i shpëtoni dhe të ndërmerrni masa që edhe populli im të ketë paqe dhe demokraci“

Pason një duartrokitje frenetike e të gjithë burrshtetasve në shenjë pranimi dhe përkrahjeje të kësaj kërkese, të drejtë dhe engjëllore.

Më vonë Presidenti Klinton, njeriu më i dashur i Kosovës, heroi i gjallë i saj thot:“Kur Kosova ishte liruar mora udhë dhe shkova në Kalkutë -te varri i Nënës,për t’i treguar se ia kemi krye amanetin dhe ia dhashë lajmin e gëzuar-Nënë,ndjehem krenar dhe i çliruar në shpirt,që Zoti na ndihmoi dhe ta çova në vend amanetin!Tashmë populli yt në Kosovë është i lirë dhe po e ndërton demokracinë“.

Kjo është më shumë se sa vetëm një dhuratë nga Zoti,kur njeriu e kupton si të tillë.

Kur ajo kuptohet drejtë, bëhet hyjnore .

Zoti kërkon mjeshtri, por edhe dhunti për të parë dhe ndier të padukshmen, për të dëgjuar të padëgjueshmen,dhe këtë dhunti e kishte Hyjnori ynë nga Zoti të cilit ia kreu misionin në mënyrën më humane, mu ashtu si i kishte ngarkaur ai.

 

5.

Andaj ky është Hyjnori ynë, të cilit dashamirët,përkrahësit,dhe jopërkrahësit do i përkulen brez pas brezi.
Libri dhe përmbajtja e tij është libër i një shkrimtari dhe kronisti të rryer, atdhetari,dhe humanisti të përcaktuar për lirinë e vendit të tij,dua të them është i përcaktuar për jetë dhe mot në misionin rugovian.

Mesazhi i librit është vërtet engjëllor, autori në librin e tij dëfton për vendosmërinë dhe përkushtimin hyjnor të kryeheroit, i cili i fal dashurinë dhe përkushtimin vendit të vet deri në vetëflijim.

Autori është edhe pjesëmarrrës direkt në ngjarje të rëndësishme,dhe si i tillë është pjesë e këtij misioni Hyjnor.

Autori, sikur edhe Hyjnori ynë, nuk e do Lirinë,demokracin,dhe pavarësinë vetëm për vete dhe vetëm për bashkëkombasit e tij, mirëpo këto trinome i do edhe për popujt e tjerë të Ballaknait të trazuar.
Kështu ky libër na del, jo vetëm si libër malli dhe krenarie, për atdheun dhe njeriun e tij, por ka një porosi dhe mesazh univerzal,dhe atë e dominon humanizmi,njerëzorja,paqja dhe dashuria për njerëzit dhe jetët e tyre, këto tipare të kryeheroit i tejkalojnë tiparet e intelektualëve të të gjitha kohërave,andaj kryeheroi i librit dhe i popullit të tij, si dhe të gjithë ata që e përkrahën në misionin e tij kanë karakter,domethënie dhe vlera të pakontestuara historike,dhe si të tilla janë të paarritshme nga ndokush, andaj mesazhi i librit, ashtu sikur që ishte misioni i kryeheroit hyjnor dhe i shenjtë,e tillë është edhe brendia dhe porosia e librit, si dhe karakteri i kryeheroit të saj.

Duke ndjerë në shpirt,dhe duke analizuar në krye,dhe në arsyen njerëzore, të gjitha këto që shtjellohen në libër, njeriu ndjenë një mall të pashuar për Hyjnorin tone, që mjerisht nuk është më fizikisht në mesin tonë, si dhe për misionin e tij, i cili aktualisht sikur ka mbetur në mes të rrugës.

Kështu ndjejmë një mall papërshkruar të themi engjëllor, që djeg,dhe përvëlon,që ngjall dhe ringjall ndjenja, të cilat lapsi i njeriut nuk mund t’i shkruajë, dhe libri vjen dhe bëhet udhërrëfyes dhe libër përjetësie.

 

Çka e bënë një vepër të jetojë,tema e qëlluar apo shtjellimi i saj?

 

Gjithësesi tema duhet të jetë primare që duhet shtjelluar, po me të duhet të mirret një stil me të vërtetë i përsosur,i cili në vete përmbanë një mesazh të qartë human,njerëzor ,social,shkurt edhe nacional,e në situata të caktuara mbinacional,univerzal,si në rastin tonë,ku misioni i Hyjnorit tonë është në harmoni të thellë, dhe komunikon në mënyrë të pandërprerë me karakterin e kryeheroit të librit monografik-letrar-shkencor-filozofik dhe historik .

Autori, duke qenë edhe vetë objekt i subjektit,i ndihmon shumë origjinalitetit të librit,dhe si i tillë ai bëhet i kapshëm për secilin lexues.

Ai ka punuar pa u ndalur dhe në mënyrë mëse profesionale, kështu që ka mbledhur dhe ka vjelur pabesueshëm material të bollshëm dokumentues dhe prezantues, me vlera të larta krijuese, letrare e filozifike.

Autori të kujton bletën, e cila shëtit lule më lule për të bërë mjaltin më të mirë, e të tilla lule kishte aq shumë, saqë në situata të caktuara do të ishte pakrahasueshëm vështirë që të vendosje se çfarë të mbledhje, çfarë të tuboje dhe çfarë të lije anash.

 

6.

Autori i papërvojë do të humbiste në këtë mal informatash, po në rastin tonë kemi të bëjmë me një mjeshtër të rrallë, i cili punoi me një dashuri aq të madhe, si dhe me një profesionalizëm të pashoq saqë të bëhet sikur libri flet vet, lexohet me ëndje dhe ke përshtypjen sikur lexohet vet.

Megjithë dashurinë e paparë dhe respektin Hyjnor ndaj kryepersonazhit, autorin

nuk e mundin ndnjenjat, që të harrohet arsyeja e shëndoshë, me të cilën udhëhiqej edhe vetë kryeheroi.

Autori duke punar me një arsye thellësisht të shëndoshë dhe të ngritur prej një intelektuali të paparë ai mbledhë dhe vendosë, renditë dhe sistemon gjërat, ngjarjet dhe materialin më me rëndësi në mënyrën më profesionale, duke e bërë librin me vlera të larta, filozifike, historike – shkencore, dhe si i tillë do jetë objekt leximi, studimi, po dhe krenarie kombëtare.
Ai të gjithë këtë punë prej një bletari të vyer e ka sortuar dhe renditur, me aq profesionalizëm dhe dashuri duke i dhënë formë, strukturë dhe përmbajtje,me një mesazh të shkëlqyer.

Libri është punuar në mënyrë aq profesionale, sikur të ishte bërë me porosi, punë dhe kritikë nga vetë protagonisti i tij.

Tani kur e kemi në dorë na bëhet sikur e kemi shpirtin e gjallë të Hyjnorit tonë .

 

Vlerat dhe rëndësia e librit

 

Kjo punë shembullore e këtij krijuesi të vërtetë,duhet të përkrahet dhe përshëndetet.

E si të mos përkrahet kur autori shfrytëzon të gjitha burimet, dhe të tillat i përdor dhe rëndit në një mënyrë vërtetë mjeshtërore, me një gjuhë të bukur dhe të rrjedhshme.

Në këtë libër i cili i kushtohet shqiptarit ,i cili i kishte tejlkaluar të gjitha përmasat kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe ishte bërë një unikat, për Ballkanin e trazuar,e gjejmë kulturën e të shprehurit,dhe kulturën intelektuale dhe njerëzore, përgjithesisht kulturën e autorit dhe rrënjët e thella të tij, të cilat janë një dhe të pandara, nga kryeheroi i tij, pa të cilat nuk mund të ketë trung as edhe jetë.

Në këtë libër, lexuesi gjen racionalen, e cila i kundërvihet iracionales në mënyrë të pashembullt për këto hapësira, gjë që e praktikon vetë kryeheroi, dhe autori përdor në mënyrë besnike këto rrethana, andaj edhe gjuha e të shprehurit të tij komunikon thellësisht me temën, e cila përpos racionalitetit të vet ka edhe magjikën, engjëlloren, hyjnoren.

Një autor sikur ky që është engjëll, jo vetëm me emër por edhe me fatin që ka,

për këtë mision që i cakton vetes, ose sikur e ka të caktuar nga Zoti, ai sikur këtë gjë e di dhe e ndjenë, por nuk e shpalos, andaj duke e kryer një gjë të tillë, me një dashuri dhe pasion te paparë, si dhe me mall te pashuar,dhe me një thjeshtësi që rrall ku e gjen,

autori vërtetë e kryen një mision në mënyrën më engjëllore, meqë vërtetë e kishte bekimin e Zotit.Autori poashtu përdor metaforën, e cila lidhet me misionin e kryeheroit,dhe atë autori e vendos në mënyrë të thjeshtë,dhe të kapshme,për secilin që do ta merrë atë, por mgjithatë në mënyrë fantastike dhe vërtetë empirike, ajo e mund subjektivitetin dhe na del si një mesazh ,dhe një dëshirë e parealizuar deri në këtë moment.Shqiptarët sado që ishin përpjekur, dhe ishin sakrifikuar tej mase, përballë situatave tejet të palakmuara,nuk kishin arritur t’i artikulonin këto kërkesa si duhet, meqë u kishte munguar njeriu i cili do duhej t’i tejkalonte përmasat njerëzore dhe intelektuale këtu, në fakt duhej të ishte njeriu mbinjeri.

 

7.

Ai njeri u kishte ardhur tani si dhunti dhe me bekimin e Zotit,dhe këtu autori ka një fat të papërsëritshëm në jetë, ai këtë fat e merr e pranon,dhe i qaset kësaj teme, këtij misioni të shenjtë.

Autori do të kujtohet për jetë të jetëve me këtë libër të shenjtë.

Tema : Është ballafaqimi i jetës, me: të jesh apo të mos jesh, me filozofi të sotisfikuar të cilën nuk mund ta kap secili.

Një filozofi e tillë është art, dhuratë nga Zoti dhe moti, është urtësi.

Kryeheroi përcillet që nga fëmijëria e tij, dhe ai është i pandarë, nga familja, fati dhe fatkeqësia e saj.

Më vonë bëhet pjesë e pandarë dhe domosdoshme e rrethit dhe e shpoqërisë së gjerë,në fund të fundit ai është lokomativist i ecjes së lokomotivës kombëtare përpara.

Në kohën kur ai tejkalon përmasat kombëtare prej një intelektuali,shkencëtari,

humanisti,dhe politikani-njeriu, ai bëhet pjesë e shkencës, filozofisë, politikës, jetës në përmasa botërore, ku edhe i tejkalon të gjithë ata, me sharmin,butësinë,dhe të menduarit,si dhe të vepruarit e tij hyjnor.

Ai bëhet një rreze dielli për Ballaknin e trazuar dhe më gjerë.

Duke jetuar këtë jetë,jetën e një njeriut pa të cilin nuk bën, kryeheroin dhe jetën e tij,dua të them jetën e popullit të tij e përcjellin,përkrahin dhe e ndihmojnë edhe njerëzit më të mëdhenjë që kishte bota asokohe.

 

E para nga ata njerëz më të mëdhenjë që kishte ajo kohë, në shenjë nderi dhe respekti ndaj tij,për misionin që kishte, në ruajtjen e substancës nacionale dhe jetërat e njerëzve, Nënë Tereza iu gjunjëzua dhe ia puthi dorën.

Ju gjunjëzua njeriu më i madh dhe më human i botës, e lumtura Nëna Terezë

Të tjerët njerëz përreth, që ishin fjala kryesore e këtij rruzulli tokësor, të impresionuar nga ky gjest ishin mbetur pa tekst dhe pa fjalë.

Ky akt i pashembulltë i asaj kohe,i befasoi këta njerëz.

Ata duke e parë dhe përjetuar këtë gjë, dhe duke e admiruar dhe respektuar Nënën tonë dhe të gjithë botës,përkrah respektit që kishin ndaj saj, shtuan atë edhe më shumë,dhe në ndërkohë nderuan dhe respektuan, edhe Presidentin e të madhes Nënë Tereze edhe më shumë seç e kishin respketuar më parë.

Me kalimin e kohës, Presidenti i të madhes Nënë Tereze dhe i popullit të saj,për butësinë e tij njerëzore dhe intelektuale në njërën anë,e në anën tjetër për vendosmërinë e tij,për të drejtat e popullit të tij që iu kishin nëpërkëmbur,si dhe për realizimin e këtyre të drejtave me rrugë paqësore, deri në vetëflijim për kauzën-misionin e tij, ishte bërë njeriu më i dashur dhe më i respektuar i asaj kohe.

Autori ka mbledhur shumë nga mendimet dhe prononcimet vërtetë prekese, mbresëlënse dhe me një respekt të paparë.

Si të tilla ato janë me vlera të larta historike,jo vetëm për Kryeheroin, po për popullin e tij deri dje të ndaluar, Ballkanin e trazuar, si dhe për Europën e vlerave e më gjerë .

Kjo është një tabllo e re jetës shqiptare, së cilës, që nga momenti i parë kur i doli Lideri përpara, ishte pengesë për djallin -Millosheviqin dhe regjimin e tij mesjetar,si dhe për akademin e shkencave, e cila ishte në një bashkëpunim të ngushtë me kishën serbe, të cilat kishin bashkërenditur veprimet e tyre shovene, për asgjësimin e popullit të shumëvuajtur shqiptar.

Autori ka një fat,që nuk është vetëm fat,po shumëçka më shumë se sa vetëm kaq, me temën qe kishte trajtuar,dhe kryeheroin që kishte marrë,i cili mbetet një faqe,një diell i ndritur dhe shumë më shumë, në hijen e errësirës ballkanike,me të cilën identifikohej një

regjim sa barabar aq edhe mesjetar,të cilin e mundi rrezatimi i diellit rugovian,me të cilin deshën nuk deshën, do të identifikohen të gjithë ata që duan paqen,lirinë,demokracinë-jetën.

Për misionin e misionarit do të mësohet nga fëmijët e fëmijëve tanë, nga fëmijët ballkanas,të Europës dhe më gjerë .

Duke pasur një fakt të tillë, ky libër do të mbetet material për studim,dhe thellim të më tejmë të njohurive, për njeriun e shekullit XX-XXI.

 

8.

Hyjnori, autori, ti dhe unë dardanë-misioni ynë

 

Vizionarët punojnë dhe veprojnë për vizionin e tyre,dhe atë e bëjnë realitet.

Pa ta nuk ka vizion, prandaj nuk ka as popull me përspektivë

Ata kapin tema dhe vështirësi të cilat për të tjerët jan të pakapshme.

I tillë ishte Hyjnori ynë, të tillë ishin dhe janë ata, që i shkuan dhe e ndoqën pas,si dhe që ndjekin pa ngurim atë mision të shenjtë.I tillë ishte dhe është Engjëll Koliqi .

Ai është pjesë e pandarë e origjinalitet dardan, dhe e vizionit të hyjnorit tonë për këtë antikitet të lashtë me rrënjë Ilire dhe trung shqiptar.

I tillë je edhe ti dardan që ke butësinë dhe vendosmërinë dardane.

Një realitet, të cilin Rugova e aktualizoi,dhe ndërtoi me patriotizëm të pashoq modern shqiptar, me një butësi të paparë dhe një vendosmëri tereziane.

Kjo armë dhe ky vizion prodhoi forcë dhe vendosmëri te vetë shqiptarët,dhe kjo u bë arma më e fortë dhe e vetme, në këtë situatë, vërtetë të papërspektivë.

Popërspektiva erdhi dhe u rilind,në fakt u ringjall,sikur Jezusi me misionin e tij,meqë Jezusi shqiptar ishte në mesin tonë, që nga lindja,dhe këtë mision ai po e kryente në vazhdimësi dhe pa u ndalur.

Kadare në një intervistë të viteve 80 do të thoshte:“Çdo popull përball rrezikut di të mbrohet,dhe kryesorja ai popull krijon mjete të reja mbrojtëse“

Mjeti mbrojtës u farkua me kohë në misionin e misionarit,me krijimin e LDK,dhe u thellua me pajtimin e gjaqeve, së cilës po i printe engjëlli ynë bacë Antoni.

Duke pajtuar me mijëra vrasje dhe plagesa, të cilat u bekuan në kishat dhe në xhamitë tona tradicionale,u bë lëvizja më e rëndsishme kombëtare pas Lidhejes së Prizrenit.

Shqiptarët e nxjerrë jashta ligji nga një sistem apartheidi,dhune dhe terrori shtetëror dhe paramilitar,krijuan aparatin e vet shtetëror,i cili si bazë kishte bindjen morale,dhe njerëzore,andaj ishte një raritet për tërë historin botërore,meqë ishte krijuar diçka që nuk kishte për bazë frikën nga ndëshkimi dhe dënimi,nëse nuk e ke kryer obligimin qytetar,dhe në këtë formë po ky popull që është sot,po i kryente ato obligime me një përgjegjësi të paparë qytetare,e sot kur e kemi „shtetin“ me gjithë aparatin e tij represiv,në përkrahje të të cilit është edhe komuniteti demokratik botëror,ato obligime jo që nuk kryhen,mirëpo sot kemi të bëjmë me një sistem të krijuar mbrapsht, që për bazë ka korrupcionin johumanitetin,smirën dhe degjenerimin shpirtëror, që degradoi të gjithë atë që ishte krijuar me vite të tëra, dhe si i tillë është shembulli për të keq, jo vetëm në rajon ,por edhe më gjerë,derisa në ato kohëra të arta morali, ishim shembull për të mirë.

Pyes veten nga treti morali ynë?Unë nuk di të përgjigjem po më lind një pyetje e re .

 

9.

Pse ndodh kështu kur i njëjti popull ishte dje dhe sot?

Përgjegjen duhet ta japin ata që e krijuan këtë sistem mafioz,por meqë ata nuk duan përgjegjen,qytetari duhet të ndërgjgjësohet,dhe përgjegjen ta japi kur t’i vijë koha të votojë.

Ai duhet të votojë vizionin rugovian,që ka themelin dhe mbështetëjen në terezizëm.

Lëvizja si e tillë për bazë kishte moralitetin dhe njerëzoren.

Kjo ishte arma më e fuqishme, që kishin përdorur shqiptarët deri më sot,në rrugën e gjatë për liri,shtet dhe dinjitet njerëzor,kombëtar,dhe europian.

Kjo armë bëhet e pakaluar, për regjimin e dhunës dhe terrorit, i cili përfundo me Millosheviqn në Hagë si kriminel.

Shqiptarët dhe lëvizja e tyre humane arrin përmasat Hyjnore, bëhet si e tillë dhe kulmon në hapësira të pabesueshme,meqë të njëjtën formë dhe metodë- lëvizje nuk e kishte përdor,as një i vetmi popull i Ballaknit dhe Europës,as edhe një e vetmja lëvizje botërore.

Si të tillë këtë lëvizje qysh në fillim e kemi quajtur levizja jonë,lëvizja e Ibrahim Rugovës ,e cila po përmbahej në një mision botëror, i cili tanimë kishte fituar çmimin Nobel për paqe,dhe lëvizja si e tillë e kishte bekimin dhe përkrahjen e të madhes Nëna Tereze, si dhe përkrahjen nga mbarë bota demokratike,e cila kishte një respekt të paparë,dhe për këtë arsye e mori në mbrojtje dhe përkrahje,me të gjitha mjetet e mundshme që kishte në dispozicion, kjo përkrahje më vonë kulmon me intervenimin e vendosur ushtarak të aleancës më të madhe ndërkombëtare NATO, për të mos u përsëritur tragjedia e Bosnjës dhe e boshnjakëve,të cilët edhe pse me serbët kishin të njëjtën gjuhë, në njërën anë e në anën tjetër kishin edhe diku 30% martesa të përziera,viktimizuan veten e tyre duke u munguar vizioni dhe vizionari, premisa të domosdoshme të cilat i kishim ne dhe fal Zoti nuk na mungonin,dhe të tillat shpëtuan substancën nacionale.

Ata, boshnjakët edhe po të donin do e kishin të pamundur, duke u munguar Nëna jonë e madhe Terezë, si dhe shumëçka tjetër,as vizionari dhe vizioni nuk do u bënin punë.

Lëvizja jonë ishte e kompletuar me të gjitha komponentet e nevojshme,dhe suksesi i saj ishte i pashmangshëm dhe i paevituar.

Andaj, nëse një gjë të tillë nuk e kemi pagëzue deri më sot, pa humbur kohë mund

ta bëjmë tani,dhe ta pagëzojmë si lëvizje Tereziane-Hyjnore, e udhëhequr poashtu nga njeriu Hyjnor, që kishte bekimin dhe ndihmën e saj Hyjnore që nga Lutjet e Mëngjesit.

Potë mos dilnin problemet me „faktorin e brendshëm“, i cili na doli si faktor dezorientues, përqarës dhe vëllavrasës, lëvizja e jonë e udhëhequr nga Hyhjnori ynë do fitonte çmimin Nobel për paqe.

Povërtetë shqiptari është armiku më i madh i shqiptarit.

Deri kur??

 

10.

Për fund:

Shqipëria me shqiptarët e saj kishte tolerance dhe mirëkuptim,buzëqeshje dhe dashuri.
Shqiptarët kishin paqe dhe jetë .
Kishin Zot.
Ku kishte dhe ka Zot, kishte dhe ka ardhmëri
Kështu ishin shqiptarët dje, kështu janë dhe duhet të jenë edhe sot, kështu do jenë dhe duhet të jenë edhe nesër.
Po gjithmonë, si dje ashtu edhe sot ishin dhe janë, sa që gjithmonë u paraprijnë gjërave dhe ngjarjeve.

Ashtu sikur ishin dhe janë edhe ca të tjerë që i dalin pengesë karvanit të mirëkuptimit, të tolerancës, dashurisë,humanizmit,të paqes dhe rrënjës shekullore.

Pofatlumnisht këta dikur ishin të pakët në numër, e sot fatkeqësisht janë duke u shtuar me një shpejtësi marramendëse dhe alarmuese.

Krijuesi-njeriu i vërtetë, intelektuali, misionari dje dhe sot i shkroi dhe i shkruan tolerancës.Ai poashtu i shkroi dhe i shkruan mirëkuptimit, buzëqeshjes dhe dashurisë.
Ai e deshi dhe e do paqen, dhe i shkroi e i shkruan asaj dhe jetës.Historisë së saj, pa të cilën nuk ka as Zot as ardhmëri.
Pa krijuesin e vërtetë, intelektualin, këto parime të jetës i mbulon myku.
Ai që nuk u shkruan këtyre parimeve,ai i ka harruar Zotin,dhe nuk di për ardhmërinë.
Atij i mungon qetësia dhe durimi për të bërë atë që kërkohet nga ai.
Atij i mungon kurajoja për të ndryshuar veten e tij.
Ai ka shkelur mbi të gjitha parimet e jetës, dhe kështu dëshiron që të ndryshojë tërë bota për t’iu adaptuar atij.Ai bëhet kështu viktimë e vetes së tij, dhe i njëjti nuk është krijues as njeri.Shqiptarët ishin janë dhe do jenë tolerantë. Shqiptarët ishin janë dhe do jenë popull i civilizuar.
Shqiptarët, nuk mundi as dje,nuk mundet as sot, as nesër, t’i lëkund askush nga shpirti dhe rrënjët e tij.Po krijuesi i vërtetë ishte dje,është sot do jetë edhe nesër kronisti ynë.
Ai që nuk është i tillë,ai nuk mban erë krijuesi,ai është e kundërta e tij,dhe si i tillë ai nuk mund dhe nuk do të jetë kronisti ynë, meqë i tilli nuk na duhet.Ai nuk mund të je të kronisti ynë meqë me vetëdije ose pa të, i ka ikur Zotit, të kaluarës,të sotmes dhe ardhmërisë.Krijuesi i vërtetë është i motivuar nga vetja dhe dëshira e tij për të mbajtur gjallë të kaluarën,rrënjët.Duke ushqyer rrënjët ka ushqyer trungun.Vëllai im i madh Engjëll, unë përfundimisht të përqafoj, me dashurinë më të sinqertë dhe më të zjarrtë vëllazërore, si dhe të përgëzoj dhe uroj pakufi për këtë libër përjetësie. Le të bekojë Zoti i madh këtë libër dhe punën tuaj të shenjtë.Le t’i bekojë Zoti për jetë të jetëve, të gjithë ata që e deshën dhe e duan shqiptarinë dhe kulturën- rrënjën e tij, dje, sot dhe nesër.Le të bekojë Zoti Hyjnorin tonë dhe misionin e tij hyjnor.Zoti i madh fali të gjithë ata që nuk kuptuan dhe kundërshtuan, e tani vërtetë kanë kuptuar.Zoti i madh bekoje këtë tokë Arbërore dhe popullin e saj.Amen.

Mustafë-Shabani Emmendingen 10.12.11

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen