Intervista me Petrit Malaj, Rektor Akademia e Arteve

Intervista | Zef Prenka | 04.09.13 | 22:47

Cili do të ishte mesazhi juaj për mësuesit shqiptarë sot? Çfarë
prisni nga ata?

Se pari, e ndjej veten te nderuar që me jepet mundësia të komunikoj
me atë pjesë të inteligjencës shqiptare e cila më mirë
se kushdo ka bërë një punë të jashtëzakonshme, jo vetëm në
edukimin e të rinjve shqiptarë, por edhe në plotësimin e tyre
me dije, me atë ç’ka është e nevojshme në marrëdhënie me
njëri-tjetrin, jo vetëm në Shqipëri, po kudo në botë.

Ushqej respektin më të madh për këtë pjesë të çmuar të kombit që bëjnë
një detyrë kaq fisnike. Të gjithë e kemi kaluar këtë moment dhe
në një lloj mënyre unë jam pjesë e kësaj fushë, pasi edhe Arsimi
i Lartë është pjesë e edukimit arsimor për të nesërmen e tyre.
Nga mësuesit shqiptarë, që të jem i sinqertë, unë kam pritur
dhe pres gjithmonë dashuri për profesionin e tyre, dashuri dhe
korrektesë për atë ç’ka ata transmetojnë tek nxënësit dhe dashuri
për shkollën, gjë të cilën unë nuk e vë fare në pikëpyetje dhe
e has përditë, me të gjitha personat që militojnë në këtë fushë
kaq të rëndësishme të vendit tonë, siç është arsimi.

A besoni se mësuesit kanë influencën më të madhe në shoqëri? Cila periudhë e historisë së arsimit shqiptar ka pasur influencën ë të ndjeshme në zhvillimet historike të kombit tonë?

Për mendimin tim, mësuesit kanë influencë shumë të madhe
në shoqëri. Nisur nga misioni që ata kanë, kanë të bëjnë me
shumë elementë të jetës së shoqërisë shqiptare. Po të vëmë re,
në çdo hap tonin dhe kudo që shkojmë, ne nuk rrime dot pa
përmendur emrin e njeriut të nderuar, të mësuesit. Mësuesi
jo vetëm për fëmijët tanë, por për gjithë shoqërinë shqiptare,
përben një shtyllë të fuqishme të edukimit dhe të gjithëçkaje
që ka të bëjë me jetën. Mësuesi, dua të them, është një simbol
i mirësisë në këtë vend.
Unë mendoj se në çdo epokë të zhvillimit të shoqërisë njerëzore,
aspekti i edukimit ka një peshë të madhe. Pa mësuesin dhe pa
edukimin, shoqëria nuk mund të njohë ecuri. Edhe në kohën
e diktaturës, por sidomos sot, kur mësuesi kërkohet që të jetë i
specializuar dhe të ketë një formim shumë më të mirë dhe më
të lartë në dijet që ai transmeton tek fëmijët, ka mbajtur një
peshë të madhe. Profesionin e mësuesit nuk e gëzon kushdo,
ky profesion është i nderuar dhe i respektuar, por që duhet ta
meritosh dhe, unë mendoj, që ta meritosh këtë patjetër, duhet
të punosh shumë.

Cili ka qene mësuesi me i mire për ju?

Eh, (qesh). Unë kam patur, ashtu si të gjithë ne, shumë mësues,
por duam apo nuk duam ne, veçojmë ata, mësuesit e fëmijërisë.
Unë veçoj një mësuese timen të parë që quhet Gjylfidane Hila
dhe e kujtoj me shumë respekt dhe sa herë e takoj i përulem
asaj për gjithçka ka bërë me një dashuri të jashtëzakonshme, me
një zemër të madhe, por dhe me një profesionalizëm shumë të
mirë. Ajo ishte këmbëngulëse me ne, duke filluar nga mënyra si
ne duhet të shkruanim, apo të logjikonim dhe të komunikonim
mbi gjithçka që duhet të transmetonin, ka qenë një mrekulli.
Nëse flas me shumë dashuri për mësuesin, do të flas po kështu
edhe kur të jem me mjekër.

Çfarë kontributi ka Akademia e Arteve ne sistemin arsimor
shqiptar?

Akademia e Arteve është një Institucion i Arsimit të Lartë që në
misionin e vet ka edukimin profesional të artistëve të rinj. Në
objektin që ka, zë një pjesë të madhe në strategjinë e zhvillimit
të vendit tonë, sepse arti dhe kultura janë ndër kolonat më të
fuqishme të zhvillimit të një shteti. Padyshim, kjo për vetë gamën
e fushës që zë, Akademia e Arteve flet shumë dhe gjithçka që ne
bëjmë nuk ngelet brenda këtyre katër mureve, por gjithçka ne
përpiqemi ta shpërfaqim dhe ta shpalosim në publikun e gjerë.
Për punën që është bërë në Akademinë e Arteve në këtë periudhë
mbi 50-vjeçare të saj, flasin të gjithë ata që kanë mbaruar
Akademinë e Arteve. Nuk po e specifikoj, sepse jo të gjithë kudo dhe
në çdo fushë nuk bëjnë më të mirën e mundshme, por
ju siguroj që të diplomuarit në Akademinë e Arteve kanë
folur fuqishëm jo vetëm në Shqipëri e Tiranë, por
shumë mirë edhe në botë dhe për këtë kemi shembuj
konkretë. Emra të fuqishëm si Inva Mula, apo dhe të
tjerë që luajnë në orkestrat e Evropës, apo deri në operën
dhe baletin e SHBA-ve dhe të tjerë që kanë shpalosur
vlerat e tyre me forcë në fushën e arteve pamore. Kjo
flet më se miri që diploma që merret në Akademinë e
Arteve dhe misioni për të cilin ne i përgatisim këta të rinj,
ka një lidhje të drejtpërdrejtë
me tregun mision të cilin e ka dhe diplomimi që ne ju bëjmë
këtyre studentëve.
Ne tani jemi në një fazë shumë interesante të zhvillimit të
Akademisë së Arteve, kemi implementuar Kartën e Bolonjës, jemi
në implementim e saj në ciklin e dytë. Vitin tjetër do të hapim
këtë cikël, ku do të bëhet e mundur të specializojmë shumë më
ngushtë këto programe studimi që kemi, por nga ana tjetër,
do të krijojmë edhe dritare të ndryshme që studentë të tjerë
të kenë mundësi të vijnë në Akademi edhe nga fakultetet të
tjera që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me artin si p.sh. Fakulteti
Filologjik, apo dhe të tjera.

Cili është vizioni i Akademisë në përputhje me ndryshimet e
shpejta rajonale e evropiane të zhvillimit?

Akademia e Arteve, së shpejti, do të bëhet Universitet dhe të
bërit Universitet është një hap tjetër në ridimensionimin e
misionit dhe të objektit që ka ky institucion. Institucioni jonë si
një institucion unik kombëtar i arsimit publik në Shqipëri, pra
Akademia e Arteve, mendoj se do ta thotë shumë më fuqishëm
fjalën e saj dhe se do të bëjë të mundur që të gjithë të rinjtë që
do të zgjedhin këtë shkollë dhe do të zgjidhen nga specialistët
përkatës për të qenë pjesë e stafit të studentëve të Akademisë
së Arteve, mendoj se do të bëjnë një punë shumë profesionale.
Por të bërit Universitet do të ndikojë edhe në marrëdhëniet
ndërkombëtare që ne do të ndërtojmë dhe çojmë më tej akoma.
Të mos harrojmë se terminologjia “Akademi” është një cilësim
pak më i ulët se ai universitar, por tashmë unë mund të them
me plot gojën se Akademia është Universitet, pasi ka 3 fakultete
me departamentet përkatëse, pra ka një strukturë universitare
ku gjithçka funksionon si një universitet. Gjykoj që jo vetëm
nga ana akademike, por dhe nga ana tjetër, Akademia e Arteve
po bën një punë shumë të madhe porsa i takon lidhjes së
studentëve dhe pedagogëve me tregun . Ne tashmë po
implementojmë një projekt, “Programi -qyteti i arteve” një ndihmë
e Qeverisë shqiptare, në të cilin janë shpallur fitues rreth 34
projekte artistike në teatër, film, muzikë dhe arte pamore, ku
përfitues të këtyre projekteve do të jenë studentët dhe pedagogët
e Akademisë së Arteve dhe kjo do të bëjë të mundur që, vërtet,
Akademia e Arteve me forcat e saj potenciale që ka. qoftë në
rrafshin pedagogjik dhe atë studentor, të shpalosë më së miri
vlerat e saj krijuese.

Mesazhi juaj për nxënësit e studentet shqiptare.

Duhet shumë punë për të arritur aty ku mendon gjithsecili
dhe, çdo nxënës e student, mendoj që e ka të qartë që nuk ka
ardhur këtu për të marrë një diplomë, por ka ardhur që nesër
t’i shërbejë kombit shqiptar.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen