Një muaj pa Lulin

Diaspora, Përkujtime | admin | 04.09.13 | 23:59

Të shkruhet për mos praninë e Lulit,jo vetëm që të duket ëndërr, e pa besueshme, e trishtueshme, e dhimbshme, e kobshme por kjo mos prani e tij,kapërcen kufijt e situatave të zakonshme post mortore.

Data 05 Gusht i vitit 2013, që tronditëse për shumë njerëz që e patën fatin ta njohin Lulin, sepse ishte datë jo e zakonshme për faktin se,sot me 05 Shtator Luli do të mbushte 39 vite të  jetës së tij.
Pra, një kronologji e pa përshkruar ose rrallë e përjetuar si kjo, me rastin e ndarjes së Lulit nga njerzit më të dashur të tij, karakteristikë e llojit të vet që, jo rastësisht përputhen data dhe termine të përbashkëta me rastin e lindjes së tij ,të bashkëshortës së tij Marija,në një mujorin e kalimit të Lulit në amshim, daton edhe kalimi në amshim i Nënës së nderit me famë botrore, me ketë datë, shpallet edhe lumturimi i Nënes Tereze.
Një muaj pa ty o Lulzim i ynë i dashur, na po presim, mos ende je në pushime, kur do të na kthehesh nga pushimet, çfarë mesazhe do na sjellësh?-sepse ti gjithnjë na krijove stuata të deshiruara,me buzëqeshje, me dashuri, me butësi,i prirë për të disponuar të tjerët,i prirë për të qetësuar tensione, i prirë për të ngjallë aktivitete, i prirë për të bashkuar familjartë rrethit të gjërë,po për çfar nuk kishe prirje o Luli?
Tani duhet ta kuptojmë edhe pa dashje se ti Luli ike në pushim të përjetshëm, nuk do të na jep më mesazhe,por ne i kemi në zemrat tona atë, ti nuk do na buzëqesh më por, me buzqeshjet tua ne do të jetojmë, butësin dhe urtësin tënde do e kemi si thesar jete, durimin dhe talentin tënd do e kemi udhërrëfyes gjenerat pas gjenerate.
Një muaj pa ty Luli ynë i shtrënjtë, na këputi malli, nuk jemi të qetë edhe pse ti e adhuroje qetësinë, nuk jemi të durueshëm edhe pse ti e doje durimin, nuk kemi buzqeshje edhe pse ti ato i kishe për çdonjerin, kemi lot në sy edhe pse ti nuk i doje lotët,pra mungesa yte po shëmbë edhe fortesat e jetës, diellin e terron, hënen e ngrysë, shiun e ftohë, fjalën të ndal në gojë, lotin e shpeshton dhe zemrat i përvëlon.
Luli, një muaj pa ty qënka sa një shekull, nuk durohet ky realitet i hidhur,përvëlues i zëmrave të të dashurve të tu, sidomos sot kur do të duhej brohoritur urime Luli e Maria ditlindjen e përbashkët, sot urojmë vetëm Marijen, bashkshortën tënde,të dashurën tënde që, ajo sot nuk e duron ketë urim,është i njëanshëm pa ty, ajo nuk gëzohet më për ditëlindjet e saj,sepse iu këput lumturia e jetës,iu nda shoku më mirë i saj, ajo feston me krenari ,por edhe qanë shumë për ty.
Bijat tua Luli, sot ato nuk kanë guxim të këndojnë“Happy Birthday Daddy and Mama“ sepse ti iu mungon o Luli i dashur. Ato Mamen e urojnë fuqishhëm , sepse përmes saj e ndien edhe praninë tënde.
Pra, një muaj pa ty, për ditëlindjen tënde edhe motrat janë mbledhur, edhe Baba i yt të pret, po Nëna yte që, ketë ditëlindje tënde dhe ketë- një muaj pa ty, e pret në spital në kurim për veshkën e re, që ajo beson se shëmbëlltyra yte e ndihmoj ti vjen aq shpejt, ajo bisedon çdo ditë me ty, Luli i nënës e ka këput malli për ty, por qëndron e fortë, sepse kam edhe tre Lula të shpija thot ajo, sepse vajzat tua i thërret :Isabella e Lulit, Dafina e Lulit dhe Salome e Lulit, pra tri herë, tri lule të Lulit. Vëllau i yt është këput nga merzia, ai ndihet i vetmuar, sepse iu prish uzdaja, iu thye krahu i fortë, që ishe ti Luli.
Luli, unë do të uroj edhe në mungesë të prezencës tënde fizike, shpirtërisht je me ne, do të uroj kësaj here, jo si më parë, por ketë urim ia drejtoj të madhit Zot që, shpirtin e pastër dhe shëmbëllmirë tëndin, ta pranoj në mbretërinë e Shënjëtërve, aty ku e meriton.
Të qoftë i lehtë dheu që të mbulon dhe i mbushur plot lule ndjesie.
Pushofsh në Paqë !

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen