Vargje të pa rehabilituara

Këndi poetik | Dedë Preqi | 15.07.14 | 20:25

shtrien duart fiton lak..
Rumbullake me një thumb,
pa e përtypë del një cung.
E ndez fitilin,luan me zjarrin,
e kalon lumin,e mohon kalin.
Mbjelle farën,korre arën,
fara e zezë e mbulon të bardhën.
Pa e mbjellë lëre arën,
nëse të keqe e ke farën.
Sepse rrëja është prej të keqit
do të mbinë fara e dreqit.  .
Ndalët në rrugë me ça dërrasa,
mbytëm thot,se gadi plasa,
Nuk lë mik,as nuk lë farë,
pa e përfolë e pa e sharë.
Vëlla prej nëne e prej ati,
e ndryshk xhelozija prej inati.
Çfarë ujemi pasa mbetë,
bënë shaka me pleqtë e vet.
Sa rrinë larg me kopromisin,
krimbat tinëz e thajnë lisin.
I lënë pas dore nga njerëzija,
pa u çmendur të vie hija.
Pusi hapet ,ende pa fillu,
vijnë të tjerët me të ngushëllu.
Derdhën jargët sikur shkumba,
prej gomarit dalin thumba.
Thahët druri,çahet guri,
kur lëkundet një fjalë burri.
Pa lodhë kokë e pa lodhë dorë,
ia thot mendja bëri shkollë.
Ia shtrien dorën,kërkon paqën,
ta nxjerr syrin e pickon faqën.
Autoja që nuk ndalet në signale,
gjenë parkim nëpër spitale.
Është i sëmurë pa diagnozë,
afatin vehtës ia cakton në dozë.
Nganjëherë je edhe i pa fat,,
kur të dridhët lepuri në bark.
Drëndofil të bukur e qeli moti,
kot vuan tjetri, e shijon i zoti.
A ka terri faqe të bardha,
blenë patate e dalin dardha.

U mbushën hundët me  politikë,
zgjohësh natën e  bënë replikë.
Do të fitoi partia e re,
është ideale,është e pa fe.
Më mirë hesht se pinë me lugë,
nuk është zgjedhje por një rrugë.
Largoje Z o t,mendjen e të keqit,
pa mbërri në nishan të dreqit.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen