Rrëfim autentik në vetën e parë

Histori & Fakte | Zef Prenka | 07.09.13 | 10:40

Hamza Halabaku. “ Një ditë midis dy epokash”
Shkruan : Lekë Preçi
Muaj më parë doli nga shtypi libri i shkrimtarit , publicistit dhe poetit Hamza Halabaku me titull :”NJË DITË MIDIS DY EPOKASH” botuar nga Shoqata Kulturore e Kosovës “Anton Pashku” Prishtinë , 2012.
Si lexues i këti libri shumë gjëra më kanë lënë përshtypje të jashtzakonshme. Autori rrëfën besnikërisht për këto ngjarje jo prej anash, por i kyqur drejtpërdrejt në këto ngjare dhe ditë të vështira për vendinë tonë. Kam dashtë që këtë shkrim ta bëjë publik, pikërisht në prag të 7 Shtatorit, sepse edhe ky libër “NJË DITË MES DY EPOKASH” i referohët kësaj date të rëndësishme për historinë tonë më të re. Gjatë leximit, më ka lënë përshtypje të mirë rrëfimi dhe këshilla e prindit të autorit, i cili e këshillonte djalin e vetë, se biro ki kujdes se “Ka politikë të kulaqit dhe të kërrbaqit”.

Gjë shumë e vërtetë e cila, për fat të keq edhe sot po përseritet. Baba i tha djalit që ishte nisur në rrugën e Nje Dite- midis epokasharsimimit, të dijës : “politika, biro është sikur të fillosh ti ngjitesh atij lisi përpjetë. Për tu ngjitur në atë lis, natyrisht se duhët të nisesh nga dega e parë. Kur hip në degën e parë, ke dëshirë të ngjitesh në degën e dytë. Kur ngjitesh në të dytën, e thyen të parën. Pastaj vazhdon për në të tretën dhe e thyen të dytën. Pastaj për në të tretën dhe e thyen të dytën. Pastaj ngjitesh në të katërtën dhe e thyen të tretën. Kur mbërrinë atje lartë, në majë të lisit, maja lëviz ngapak. Maja është më i epshme se sa poshtë. “. Majet i rrehë era dhe fortuna, vështirë është të zbresish poshtë se i ke thye dëgët poshtë. “degët duhët të ruhën biro” i këshillojë baba djalin. Porosi dhe filozofi e urtë popullore shqiptare.

Autori na rrëfen në mënyrë besnike për ngjarjet e viteve të vështira për Kosovën. Autori shkruan në faqen 46 :”Ishte si ishte ajo kohë, shpresoj se historia do tua shpjegojë drejt breznive të ardhshme
vitet tetëdhjetë të shekullit XX. Por, një gjë e kam parë me sytë e mi, se me 23 mars të vitiot 1989 Serbia, me tanke e autoblinda policore e ushtarake dhe me dhunë ia hoqi autonominë Kosovës dhe shqiptarët e Kosovës i zveshi nga të gjitha liritë”. Kështu dëshmon Hamza Halabaku në këtë libër. Autori ishte aty, në vendin e ngjarjës, dëshmitar i drejtpërdrejt. Dhe vazhdon në faqen 48:” Them kështu, pasi vetë, me dorën time, e kam harrtuar edhe procesverbalin e Mbledhjës së përbashkët të të gjitha dhomave të Kuvendit të KSA të Kosovës të datës 23 mars 1989”. Dhe tashti, duke gjykuar nga kjo distancë kohore për këto ngjarje të vështira për Kosovën, duhët besuar sepse të përjetosh këto vite në lëkurën tënde është më se e vërtetë.

Për këtë arsy, mendoj, se ky libër ka vlerë të rëndësishme për historinë tonë të re. Autori rrëfern në detaje për datë e 2 Korrikut të vitit 1990 nga se isha njëri prej protagonistëve të zhvillimit të asaj ngjarje edhe jashtë , por edhe mbrenda ndërtesës”. Kjo ishte situata dhe gjëndaj e asaj kohe. “Edhe nëse duhët të mbillnim qepë për armikun, i mbillnim mbrapshtë” thotë autori në faqen 68. Mbledhjes historike të Kuvendit të Kosovës të 2 Korrikut 1990 i paraprinë disa seanca maratone të Kuvendit me debate të ashpra. Ndasitë ishin evidente. Në njërën anë ishin përfaqësuesit e popullit që mbronin interesin e Kosovës, kurse në anën tjetrë ishin ithtarët dhe përkrahsit e politikës hegjemoniste të Serbisë.

Ngjarjet , më vonë , u zhvilluan darmatikisht. Erdhi 2 Korriku historik, për të miratuar Deklaratën Kushtetuese edhe pse jashtë sallës së Kuvendit ajo u miratua dhe ishte pika ku fillojë ndërtimi institucional i Shtetit të Kosovës. Autori Hamza Halabaku, në këtë libër histork –dokumentar rrëfen për shumë ngjarje dhe peripeti të vërteta për këtë datë të rëndësishme të historisë sonë të re. Ai në faqën 90 të këti libri thotë :” Deklarata Kushtetuese për pavarësinë e Kosovës nga Serbia natën e parë e kaloi në banesën e fqinjit tim shumë besnik Ibush Reçica”. Janë këto rrëfime, dëshmi me fakte dhe argumente të vërteta, të përjetuar dhe të shkruara nga një autor që vetë ka qenë në ngjarje në cilësinë e ndihmës i Sekretarit të Kuvendit. Duhët besuar.

Pastaj libri i Hamza Halabakut :”NJË DITË MES DY EPOKASH” vazhdon edhe me shumë rrëfime të tjera, gjithesesi besnike, për përgatitjen finale të aprovimit të kësaj Deklarate në mbledhjën e Kuvendit dhe shpalljën e Kushtetutës së Kaçanikut. Autori Hamza Halabaku rrëfenë se si me datën 8 shtator, në mngjes, duke pirë kafe me kolegët e vet, vjen gazetari i “Rilundjës” Zenun Çelaj dhe ja len një zarf të gjelbërt të formatit A4. E hap zarfin dhe në te : “E pashë se aty ishte
Kushtetuta e Republikës së Kosovës, ku shkruante se ishte miratuar në mbledhjën përbashkët të të gjitha dhomave të Kuvendit të KSA të Kosovës, mbajtur me 7 shtator 1990 në Kaçanik” faqe 108.

Në këtë libër ka të dhëna shumë interesante, nga dora e parë, siç thuhët, për përgatitjën e Kushtetutës së Kaçanikut, për autorët e saj, për Komisionët që kanë punuar rrëth Kushtetutës, për rrethanat politike të kohës. Pra me një fjalë, në këtë libër dokumentar-historik flitet për gjëra autentike, të vërteta.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen