Familjet e dëshmorëve janë HYJNORË, ato janë pjesë e mishit dhe gjakut tonë.

Analiza & Komente | admin | 16.09.13 | 20:44

Nuk guxojmë të lejojmë që liderët , institucionet e shtetit e asë populli, që familjet e dëshmorëve si hyjnorë dhe qytetarë të rradhiten në rendin apo vendin e 2,3,4, , por si pjesë e mishit dhe gjakut, e djepit dhe e gjuhës, si pjesë e pa ndarë e flijimit për LIRI dhe PAVARËSI, si pjesë trupit të shtetit të Kosovës.
Me përkushtim e dhembje të madhe po i shkruaj këta rreshta dhe po ua kushtoj dëshmorëve, familjarve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, martirëve, jetimëve, dhe ushtarëve të UÇK-së, duke ju bërë thirrje nga diaspora dhe vendlindja, ( duke filuar nga toka deri në qiell ), duke i ftuar Institucionet e Republikës së Kosovës, të pasurve, bëmirësve, humanistëve, drejtësisë e ligjit, ndërgjegjës dhe humanitetit, moralit e respektit të njeriut ndaj njeriut, ti ndihmojmë dhe ti përkrahim të gjithë ata që ne mënyra të ndryshme kontribuan për Atdheun – Kosovën.
Të fillojmë ! të fillojmë ! të fillojmë.., sa më parë të përkujdesemi sa më tepër për dëshmorët, martirët, ushtarët e UÇK-së, veteranët, të plagosurit e luftës, por ne të njejtën kohë mos ta harrojmë amanetin e dëshmorëve, jetën, skamjen, sakrificat që pësuan ata ( e disa po përjetojnë akoma edhe sot), mos ti harrojmë apo mos ti braktisim invalidët dhe veteranët e UÇK-së. Ne të njejtën kohë ju ftojë ta themi dhe ta shkruajmë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Nuk guxojmë ti harrojmë familjet e dëshmorëve e veteranëve të UÇK-së. Mos ti harrojmë kokat e afta intelektuale të cilat para dhe gjatë luftës u vunë në mbrojtje të çështjes sonë kombëtare.
Por n të njjten kohë duhet ti dënojmë dhe gjykojmë vaprimet negative, të ; LPK-stëve, marksistëve, leninistëve, enveristëve, bajraktarëve, karrieristëve, familjaristëve, sahanlëpirësve, servilët, butakët ( të cilët e ndërrojnë fytyrën siq e ndërron kërmilli formën e trupit . Ne nuk guxojmë dhe nuk duhet ti harrojmë edhe kokat e afta intelektuale të cilat me idet e tyre progresive e demokratike e mahnitën opinionin ndërkombëtarë. Kërkojë nga mediat e shkruara dhe ato elektronike që sa më tepër ti përkushtohen kësaj teme. Nuk guxojmë të lejojmë që liderët tanë por edhe populli, familjet e dëshmorëve si hyjnorë të numrohen si qytetarë të rendit të 2,3,4, , por si pjesë e mishit dhe gjakut, e djepit dhe e gjuhës, si pjesë e pa ndarë e flijimit për LIRI dhe PAVARËSI, si pjesë trupit të shtetit të Kosovës. Unë nuk di asgjë, nuk di ! Shumë pak njerëz kamë njohur. Unë nuk e njoh askend, nuk e shoh, nuk e ndjej, nuk e ndërroj. Në paqë u takuam me disa prej tyre, shkëmbyem mendime, organizuam tryeza të rrumbnullakëta, ( siq ishte ajo në Singen të Gjermanisë) . Në paqë punuam.., më njohe mirë, por natyrishtë se edhe unë të njoha o Agim ÇelaJ. Ishe një njeri i mençur, ishe një epror ushtarkë me aftësi të mëdha ushtarake dhe luftarake, ishe një intelektual i denjë, ishe trim e guximtarë, ishe besnikë dhe atdhetarë, por mbi të gjitha ishe NJERI i menqur, e njerëz si ju ; O AGIM ÇELAJ shumë rrallë lindin.
Unë nuk e di se sa orë jam duke menduar dhe shkruarë për JU. Unë di se sa herë në ditë më kujtohesh Ti, Më kujtohet fytyra jote magjepëse, ajo fytyrë ato fjalë, ato sjellje, ai besim, ai guxim dhe ajo dashuri ndaj Atdheut. Po të fillosh të shkruash për tubime, takime, protesta, demostrata, tryeza të rrumbullakëta, kuize diturie, kulturë, sportë.., deshe s#deshe do të takohesh me z. Agim Çelajn. Disa kolegë po më thonë.., je i çmendur Ramiz. Po u themë ndoshta.., por momenti apo takimi i fundit me Agim ÇelaJn, ju si duket më është ngulitur si shigjetë në zemrën time e cila po më dhembë. Por kur më kujtohet se si më rrëfeve për gjendjen ku ju jetonit…, ku i kryenit stërvitjet ushtarake dhe përgatiteshi për një luftë, me një armik barbarë më vie të qaj. Për pak qaste sikur po më kujtohen edhe vyrtytet tua të larta, të cilat i pate, po më kujtohet fjala juaj, besnikëria, guximi, trimëria, humaniteti, respekti, dialogu, urtësia, sinqeriteti dhe vendosmëria juaj. Ne popull flitej e shkruhej nga ata të cilët nuk ia don të mirën Atdheut. Po kur tani i shkruaj këta rreshta më kujtohen fjalët e tua të cilat ti kishte thënë babai juaj .
“ O biri im, këta shkiet.., nuk kanë asnjë gram marre“.
( O njerëz.., o shki.., akoma nuk u ngiet me gjakë shqiptari ? ! ) , su ngopet me lotët e nënave të cilat dhunoheshin para militarëve dhe fëmijëve të tyre. Ju çetnkë dhe paramilitarë serbë, mos harroni se; Historia i shkruan të gjitha.., prandaj ju themi se edhe nëse ne ua falim .., një fjalë e urtë e popullit thotë; “e keqja edhe pse falet .., ajo nuk harrohet. Pra edhe ne nëse do ua falim , ato duhet shënuar në histori sepse historin e shkruajnë njerëzit. Dëgjojë një zë, nuk shoh, veshë kam, por nuk dëgjoj .., Dikush më pyeti kush jeni ju që nuk flisni .., nga jashtë u dëgjua një zë mashkulli ! Po unë jam djali ytë nënë.., Agimi.., A.,g i m i ? ! A.., gimi .., AGIM o AGIM ! Po hije të paskan rrobet or birë, po mirë po ju rrika Shqiponja.., me hapa të shpejtë u nisë drejtë djalit.., por së pari i përshëndeti shokët e djalit ..,e pastaj edhe djalin. Pushoi pakëz dhe tha; Jamë e lumturë që djali im dhe JU, keni vendosur ta mbroni e çlironi Kosovën.., dhe ju mbushën sytë me lotë.., përsëri derdhje lotësh.., nuk mundi të përmbahej . Me këto fjalë nëna i priti , i përqafoi dhe e përshëndeti shokët e djalit dhe djalin , të cilëve ju dëshiroi jetë të gjatë dhe suksese në luftë.., për çlirimin e Kosovës.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen