Konkurs letrar – për poezi

Diaspora | Zef Prenka | 16.09.13 | 20:50

Njoftojmë të gjithë krijuesit letrar, kudo që jetojnë dhe veprojnë se; miqtë e heroit Kombëtar Sali Çekajt në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare „Sali Çekaj“ në Zvicër dhe në Gjermani, kanë vendosur të botojnë një antologji me poezi kushtuar heroit Sali Çekaj.
Libri –antologjia do përfshi krijime poetike që si frymëzim kanë jetën, veprimtarinë dhe luftën e Sali Çekajt për Pavarësinë e Kosovës.
Të drejtë pjesëmarrjeje më krijime-poezi (më se shumti me dy poezi), kanë të gjithë krijuesit letrarë që shkruajnë në gjuhën shqipe.
Poezitë e afrua pasi të redaktohen, lekturohen, do të hyjnë në antologjinë poetike për Sali Çekaj.
Punimet e dërguara nuk preferohet të jenë më të gjata se 20 vargje, me emër dhe mbiemër, më një biografi shumë të shkurtër të autorit. Botuesi nuk ka obligime materiale për asnjë autor që i botohet poezia.
Gjatë vlerësimit, poezitë që nuk e plotësojnë kriterin artistik dhe estetik nuk merren në konsiderim, ndërsa redaktimi, lekturimi dhe caktimi i gjatësisë së poezisë mbetet çështje dhe e drejt e botuesit.
Poezitë (me një biografi të shkurtër), duhet të dërgohen deri më datën 1 dhjetor 2013, përmes emalit; molliqi@aol.com si dhe në faqen elektronike ShH “Sali Çekaj”
Për çdo informatë tjetër, ju lutemi, na kontaktoni në adresën elektronike.

arif

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen