Nga dimri i ftohtë vjen pranvera e ngrohtë

OP-ED | Dedë Preqi | 29.01.12 | 13:24

Edhe atëherë kur njeriu mendon se i ka humbur të gjitha shpresat dhe nuk i ka mbetë asgjë në këtë botë,prapë e mendon lumturinë,ardhmërinë e vet,e cila do ta bëjë një ditë të lumtur dhe të dashuruar me botën që e rrethon .

Populli shqiptarë i Kosovës ,ka përjetuar shumë vuajtje nga okupatorët e ndryshëm ,ku sëcili ka qenë një „dimër i egër“ ,me acar të ftohtë,duke lënë gjurma dhe pasoja,të cilat edhe sot e kësaj dite mundohen ta rrezikojnë ardhmërinë shqiptare në përgjithsi.Populli shqiptarë i Kosovës ,pas robërisë së fundit shekullor-serb ,u ngritë përfundimisht në këmbët e veta ,me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe fuqizimin e Kushtetutës ,jo vetëm për të fituar lirinë e pavarësisë kombëtare,por edhe për ti treguar botës antishqiptare ,se kombi shqiptarë nuk është ndër ata popuj që mund të shuhej lehtë,siq predentuan amiqtë naiv . Por,të mbështetur edhe nga fuqitë e mëdha në krye me SHBA-të, dhe aleatët e saj ,Kosova pas pavarësisë do të ecën me hapa më të sigurtë në rrugën e mundimshme,por të ndritshme, të lirisë dhe demokracisë .Është e vërtetë se,çdo ditë shprehën pakënaqësitë e popullit të Kosovës me gjendjen aktuale nga kushtet e dobëta ekonomike ,sociale dhe shëndetësore,që është edhe një zhgënjim i qeverisjes aktuale ,e cila është në shënjestër të kritikave për një qeverisje jo të mirëfilltë.

Ajo që është më e dhimbshme,projektin e shtetformimit po e brejnë disa mikro-organizma parazita, që janë pozicionuar në aparatin shtetërorë,dhe përmes tyre ,shteti i Kosovës nuk mundet të funksionojë si duhet,edhe pse ka plot kuadro të kualifikuara prej gjeneratave të reja,të cilët kërkojnë përditë vende të punës. Vetë standarti i jetës së qytetarit të Kosovës tregon se, me shumë vështirësi e siguron kafshatën e gojës dhe afro 45% të popullsisë janë të pa punë ,e shumica e tyre gjinden në varfëri të skajshme. Mirëpo,fati i Kosovës është në duart e rinisë së shëndoshë të saj dhe optimiste,e cila është ardhmërija e bekuar e vendit tonë ,duke shpresuar se edhe zgjedhjet e ardhshme do të sjellin një përspektivë më të mirë të jetës dhe zhvillimit ekonomik, si fryt i frymës së re politike ,e cila ka mundësi të ndryshojë dhe të përmirësojë gjendjen aktuale në përgjithsi. Në kosovë nuk do të ngel gjitherë dimër dhe acar i ftohtë,duke akceptuar se vjen edhe pranvera e ngrohtë.

Edhe përkundër vështirësive që po paraqitën në Kosovë,problemi kryesor është shtrirja e sovranitetit të Institucionëve në gjithë teritorin e saj,edhe në pjesën veriore të Mitrovicës,duke besuar se edhe ky akull dhe barikadat do të shkrihen në pranverën e ngrohtë. Kosovën po e presin shumë sfida të reja,sidomos kanë  mbetur edhe disa kushte për ti plotësuar në procesin e liberalizimit të vizave ,për qytetarët kosovarë. Dinamika e zhvillimëve ekonomike dhe e  standartëve për qytetarët e Kosovës,dhe integrimi i serbëve të veriu të Mitrovicës më tërësinë e Kosovës,janë kushte që e nxisin dhe e shpejtojnë procesin e integrimit të Kosovës .

Pranverat në Kosovë tani më,nuk do të jenë të vrazhda dhe të kuqe ,sikur ato më herët që nxehëshin nga grykat e gjata të tytave të okupatorit serb,por pranverat në Kosovën e lirë, tani do të jenë të ngrohta, vetëm nga rrezet e diellit që e pushtojnë horizantin e lirë,duke qelë me gjithë beharin dhe ngrohtësinë e saj.

Shkruar nga Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen