Ulqini – Një qytezë antike dhe turistike

Reportazhe | admin | 21.09.13 | 13:54

Ulqini ndodhët në pjesen jugore të Malit te Zi,

afër kufirit të Shqipërisë Veriperëndimore. Sipas të dhënave
statistikore popullsinë e Ulqinit me rrethinë në vitet e 1970-ta e
përbënin rreth 85% qind shqiptarët, ndërsa sot e përbëjnë rreth 71%.qind.
*Demografia*
Sipas burimeve statistikore të vitit 2011:
Mali i Zi githësejt ka 625.266 banorë, me këtë përbërje:
44,98 % malazeze, 28,73 % serbe, 8.65 boshnjakë, 4.91 shqiptarë, 3.31 myslimanë dhe 0.97 % kroatë.
Në Mal të Zi 42.88 % e flasin gjuhën serbe, 36.97 % ate malazeze, ndërsa 5,27 % gjuhën shqipe.
/Vendbanimet aktuale me shqiptarë: /
– Ulqini me rrethinë gjithësejt ka 19.921 banorë, shqiptarë 14.076 ose 70,66%.
– Podgorica me rrethina , ku bënë pjesë edhe Tuzi, ka 185.937 banorë,
nga këta 9538 janë shqiptarë, apo 5,13%.
– Plava gjithësej ka 13.108 banorë nga këta 2475 janë shqiptarë, ose 18,88%.
– Tivari ka 42.048 banorë 2515 shqiptarë, ose 5,98%.
– Rozhajë ka 22.964 banorë prej tyre 1158 janë shqiptarë ose 5,04%.
Ulqini ka disa plazhe, dy prej tyre janë më të njohura për opinionin dhe shumica e
pushuesëve bëjnë pushimin në Plazhin e Madh (12,5 km) dhe Plazhin e Vogël.
Ulqini është vend i kulturave dhe besimeve të Lindjes dhe Perëndimit, (muslimanë,
ortodoksë e katolikë), ka kisha e xhamira të të tri besimeve, flitën dy gjuhë (shqipja dhe ajo serbo-malazeze).
Ulqini ka vetëm dy fabrika të vogla: atë të Mobileve, e cila prodhon dyer e dritare dhe Kriporja “Bajo Sekuliq”,
e cila dikur ka pasur 2.300 punëtorë, ndërsa tash, pas privatizimit, ka vetëm disa dhjetra punëtorë.
Mbi 2.000 punëtorë të kësaj fabrike kanë mbetur pa punë.
Qytetarët e Ulqinit në pamje duket se janë të pasur. Shtëpitë janë thuaja të gjitha të reja, të mëdha e moderne.
Ndërtimi i një pjese të madhe të qytetit të Ulqinit është ndërtuar pa plan- leje.
Këto shtëpi të bukura më shumë janë të mërgimtarëve, të cilët kanë punuar në shtetet e Perëndimit,
ndër to edhe shtëpia e mikut tim të vjetër, Isuf Doda, tek i cili po banoja sivjet për pushime verore.
*Nostalgjia*
Me Iusufin kemi punuar së bashku, si kamarjerë, në vitet 1973-1975, në Gjermani,
në Restoranin BAB Raststätte Gruibingen dhe sivjet të dy, si pensionerë e shokë të mirë që jemi,
u çmallëm së bashku edhe me bashkëshortet tona, duke biseduar për kohën, jetën dhe punën tonë si mërgimtarë të vjetër…
Në fshatrat e Ulqinit, gati të zbrazura nga banorët, popullsia është e përzier me shqiptarë e malazezë.
Nga ato pak shtëpi me banorë që ende jetojnë në këto fshatra, toka punohet dhe është tokë e frytshme.
Disa fshatra pata rastin t’i shoh vetë, duke udhëtuar dy herë nga Ulqini në drejtim të Shkodrës,
nja 4 kilometra deri në fshatin Zogaj, fshat ky i lindjes së mikut tim Isuf Doda. Isufi me të vëllain, Fadilin,
edhe pse jetojnë në Ulqin, kishin mbjellur shumë pemë dhe perime në tokën e tyre të vendlindjes,
ku gjithëçka bëhej mirë si: rrushi, fiku, shalqini… Fshatarët për pos që merren me kutivimin e pemëve e perimeve,
ata kanë edhe bagëti, si p.sh. vëllai i Isufit, Idriz Doda, i cili ende jeton në fshat. Ai kishte disa hektarë tokë,
dhjetra dele e lopë dhe nga qumshti, djathi etj. arrinë të bëjë një jetë të rehatshme dhe solide.
Popullata në Ulqin është e varfër sikur edhe ajo në trojet tjera shqiptare. Nuk mund ta sigurosh jetën për një vit,
nga marrja e qirasë për 3 muaj nga turistët e sezonit veror.
Megjithatë, turizmi i sjell dobi të mëdha këtij qyteti, kur kemi parasysh hotele e restorante të shumta,
të cilat punojnë mirë. Shitjet e konsiderueshme të qarkullimit të mallrave të shumta të të gjitha dyqaneve,
për veshmbathje, ushqimore, pemë e perime që blejnë turistët e shumtë, arrinë shumën e miliona eurove.
Në Ulqin kanë investuar dhe ndërtuar shtëpi, hotele e pallate, shqiptarë nga të gjitha trojet tona shqiptare,
por edhe të huaj si gjemanë, rusë e vende të tjera.
Shtëpi të bukura kanë ndërtuar gjithashtu Fadil Doda, vëllazërit Ahmet e Xhemail Ibroçeviç, të cilët,
aktualisht, jetojnë e punojnë në Schwäbisch Gmünd të Gjermanisë.
Ndërsa vëllezërit Ramiz e Xhevdet Ibroçeviç, qe disa vite janë kthyer nga Gjermania,
dhe këta kanë ndërtuar shtëpi të mëdha me restorane, ku kanë mundësi me dhjetra turistë të
pranojnë-banojnë dhe ushqehen në shtëpitë e tyre, ku me porosi dhe kohë të caktuar vijnë turistët
e organizuar me autobusë nga Polonia, Çekia e vende tjera. Këta fitojnë mirë, por edhe shtëpitë e
tyre janë ndërtuar pa leje, pa sistem urbanistik.

*Korrupsioni*
Kjo dukuri e shëmtuar e ndërtimit të shtëpive pa leje në shekullin 21, është sa e dëmshme – shëmtuar
për shoqërinë dhe qytetet tona, aq edhe e turpshme, sepse gjithçka bëhet përmes korrupsionit,
kësaj sëmundjeje të pa shëruar ndër neve shqiptarët. Nëse neve për ndërtim të egër dikur fajësonim
dike tjetër në Prishtinë e qytete tjera, sot fajin e kemi vetë. Mjerisht, në të gjitha trojet shqiptare ndërtohet pa leje,
si në Tetovë, Ulqin, Preshevë, Prishtinë e Tiranë. Në Shqipërinë – 100 vjet shtet të pavarur,
askush tjetër nuk është fajtor për ndërtim të egër, përveç shqiptarëve zyrtarë të korruptuar e të pa përgjegjshëm.
Para 13 vite në Prishtinë mizorishtë u vra arhitekti specialist Rexhep Luci,
vetëm pse e pati guximin të rrënoj shtëpitë e ndërtuara pa leje, dhe pa planë ubanistikë…
A ka turp më të madh për shqiptarët kur sot në shekullin 21, vitet njeriu cili donte ta ndërtonte Prishtinën,
ashtu siç ndërtohen qytetet dhe metroplolet në vendet perëndimore?!
Momentalisht në Ulqin nuk ka asnjë gazetë apo revistë, e cila del-shtypet në gjuhën shqipe.
Në kioske për lexuesit ka shumë gazeta e revista në gjuhën serbo-malazeze, por asnjë në shqip.
Nga Kosova vinë “Bota sot”, “Koha Ditore”dhe Revista “Kosovarja”, që më shumë shitën nga shitësit
nëpër plazhe se sa në ndonjë kioskë. Shqiptarët e Ulqinit thuajse të gjithë burra e gra e flasin dhe e
shkruajnë gjuhën serbo-malazeze. Si më thanë miqtë e mi në Mal të Zi, shqiptarët, më shumë lexojnë
në gjuhën malazeze se sa në gjuhën shqipe. Në Ulqin në gjuhen shqipe mësohët vetëm arsimi i
mesëm, gjimnazi, ndërsa ata që dëshirojnë të studijojnë shqipen, apo diçka tjetër kanë mundësi të
studijojnë vetëm në kryeqytet, Podgoricë.
*Braktisja e trojeve etnike*
Nuk ka asnjë vend tjetër në trojet shqiptare që pas LDB-re 1941-1945 e deri me sot të jetë
shpërngulur më shumë se sa popullsia shqiptare e Malit të Zi. Aktualisht ky vend
numëron 625.266 banorë, prej tyre 30.439 (4,91 %) shqiptarë. Studiues dhe dijetarë
të mirë thonë se mbi 40 mijë shqiptarë të tjerë janë shpërngulë nga Mali i Zi, kryesisht
për shkaqe ekonomike. Pas vitit 1945 më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare të këtij
vendi është shpërngulur në shumë vende të botës, e sidomos në Amerikë, të cilët atje janë
tashmë shtetas amerikanë dhe banojnë përgjithmonë.
Për çdo vit ka rënie të popullsisë shqiptare në Mal të Zi. Asimilimi dhe shpërngulja e shqiptarëve
në Mal të Zi, është dhe duhët të jetë një brengë e përbashkët gjithëshqiptare. Ja një shembull konkret:
Në Tivar jetojnë rreth 2.500 shqiptarë, si vendas të vjetër, kryesisht, në qendër të qytetit të vjetër,
por askush në këtë qytet nuk flet shqip. Pse është kështu? Disa thonë nuk flasin shqip,
sepse në këtë mënyrë më mirë e shohin të ardhmen, interesat e tyre të jetës, biznesit…
Disa thonë se në këtë qytet me mijëra shqiptarë pas vitit 1912 janë asimiluar-sllavizuar dhe
tash vetën e shohin më shumë si malazezë e sllavë…
Ndërsa të tjerë thonë se ekziston një frikë e përhershme nga e kaluara…
Ta kujtojmë vëtëm Masakrën e Tivarit, ku gjatë Luftës së Dytë Botërore nga forcat ushtarake,
malazezo-jugosllave u masakruan mbi 4.000 shqiptarë të pafajshëm.
Ai tmerr e frikë ekziston edhe sot tek shqiptarët e Tivarit. Për këtë arsye Qeveria e
Shqipërisë dhe ajo e Kosovës duhet të kërkojnë nga Malit të Zi që me Kushtetutë
t’u garantojë shqiptarëve atje më shumë liri, zhvillim ekonomik, punësim…
Në Mal të zi ka një numër të konisderueshëm intelektualësh të lamive të ndryshme
edhe me tituj shkecor, shumë prej tyre jetojnë e punojnë në Kosovë, Shqipëri e
Diasporë. Këta intelektualë kanë dhënë një kontribut të çmuar për çështjen tonë kombëtare,
por megjithatë, këta duhet të punojnë, informojnë edhe më shumë opinionin tonë kombëtar dhe atë ndërkombëtar,
për situatën e rëndë politike dhe ekonomike të shqiptarëve në Malit të Zi, që ata të qendrojnë,
jetojnë e punojnë në vatrat e tyre stërgjyshore të lindjes…
Kontribut të madh kanë dhënë edhe ish të burgosurit dhe luftëtarët e lirisë,
me pjesëmarrjen e tyre në të gjitha luftërat e zhvilluara në trojet tona,
për lirinë e vendeve dhe popullit tonë, jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në fushëbeteja tjera të trojeve tona.
Politikanët dhe diplomatët shqiptarë në Mal të Zi, si në gjithë trojet tjera shqiptare nuk janë unik,
edhe pse ata e dijnë se vetëm bashkimi bënë fuqinë. Mosuniteti vështirëson pozitën
ekonomike e politike të popullsisë shqiptare atje. Megjithate, politikanët dhe diplomatët shqiptarë
në Mal të Zi kanë meritat e veta të pakontestueshme për udhëheqjen e shiptarëve atje,
drejt arritjeve dhe përparimit të pozitave të tyre në fusha të ndryshme. Pra, sado pak ka një progres,
i cili nuk mund të mohohet.
*Diskriminimi*
Shqiptarët e Malit të Zi, pas demokratizimit të Shqipërisë dhe marrdhënjeve të saj të mira fqinjësore me Malin e Zi,
lidhshmëria me ifrastrukturën, vizitat e shumta politike e kulturore nga Shqipëria e Kosova,
bëjnë që ata të ndjehen pakëz më të sigurtë se dikur. Megjithatë, këto vizita e bashkëpunime, poltike,
tregtare e kulturore nuk mjaftojnë për garancinë e tyre për një jete më të mirë, të lirë e demokratike.
Mali i Zi duhet ta ndihmojë Ulqinin dhe vendbanime tjera me shqiptar edhe me ndërtimin e ndonjë fabrike
dhe ndihma tjera finaciare, për zhvillimin ekonomik të bujqësisë e blegtorisë për shqiptarët atje.
Nëse bëjmë një krahasim, vendbanimet me malazezë janë shumë më të zhvilluara dhe të ndërtuara se ato shqiptare.
Shqiptarët e të gjitha viseve tona, e sidomos ata të Kosovës, preferojnë Ulqinin për pushime verore,
si një vend të vjetër e të bukur ilir. Mbi 70% e vizitorëve vijnë nga Kosova. Kështu ka qenë edhe në vitet 1970-ta.
Në gusht të viti 1972, pata bërë pushimin në plazhet e Ulqinit. Atëherë pata lexuar Rilindjen,
e cila shpërndahej në vend dhe jasht vendit. Më sa më kujtohët, Rilindja shkruante: Në Ulqin,
qytezë me rreth 7.000 banorë, këto ditë janë duke pushuar 120.000 turistë vendorë dhe të huaj.
Pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë, nga luftërat e fundit të viteve të 1990-a dhe me hapjen e Shqipërisë,
Ulqinin e vizitojnë më pak turistë. Më pak shqiptarë, por edhe përëndimorë, si gjermanët, që dikur preferonin Ulqinin,
si njërin nga vendet më të vizituara në ish-Jugosllavi. Tash kur Ulqini numëron rreth 10.000 banorë,
nuk ka shifra te sakta, sepse shteti nuk ka kontroll të plotë si dikur në ish Jugosllavi, mbi regjistrimin e turistëve,
sidomos për ata që banojnë nepër shtëpi private…, thonë se këtë qytezë, viteve të fundit, gjatë sezonit veror e
vizitojnë rreth 60.000 turistë shqiptarë e të huaj, domethanë 50% qind më pak se në vitet 1970-ta.
Pas përfundimit të luftës së fundit në Kosovë, shumë nga shqiptarët e Kosovës dhe viseve tjera shqiptare
në Maqedoni e Serbi, bëjnë pushimin në bregdetin shqiptar, nga Shëngjini e deri në Sarandë.
*Uqini më shtrenjtë*
Nga Shqipëria një numër i vogël bëjnë pushime në Ulqin, ndërsa nga Kosova mbi 80% qind janë
mërgimtarë që vijnë nga vende të ndryshme të Perëndimit. Ulqini është shumë më i shtrejtë
për turistët se sa Shqipëria, p.sh. një kafe në Ulqin kushton 1.5 euro, kurse në Shqipëri si në Kosovë,
kushton vetëm 50 cent. Ngjashëm është edhe dallimi më pije e ushqime. Nga Kosova në Shqipëri me
qindra mijëra shqiptarë bëjnë pushimet verore, në radhë të parë pse e dojnë Shqipërinë si shtetin amë që e kanë,
por edhe pse askund në Evropë nuk ka vend me çmime më të lira ushqimore dhe as bregdet më të mirë.
Kushtet dhe pastërtia janë të nivelit si në vendet e Perëndimit.
Në Ulqin gjatë verës ndjehesh sikur të jesh në Tiranë apo Prishtinë. Këngëtarët më të mirë që ka vendi këndojnë
për çdo mbremje nepër restoranet e këtij qyteti. Atmosfera e bukur dhe e qetë, ku gjithëçka tingëllon shqip.
Me datën 28.07.2013, bashkë me familjen time, nga plazhi i madh udhtuam me anije taksi private për në plazhin
e vogël, me ç`rast nga anija bëra disa fotografi.
Po sa zbritëm nga anija dhe po shetisnim rrugës, buzë detit të plazhit të vogël. Për habi,
në dy vetura të reja e sportive, të hapura dritaret dhe kulmin, me regjistrim të Beogradit,
në të cilat ishin ulur e në kambë 8 çuna të rinj, të cilët krejt ngadal i ngisnin veturat, po këndonin këngë të vjetra serbo-shoveniste:
“Od Kosova sve do Nisha lije krvi kao kisha”. Prej Kosove deri në Nish, po rrjedh gjaku sikur shi.
Kjo këngë është kënduar në kohën e Karagjorgje Petroviqit, në vitin 1878, kur është bërë lufta serbo turke,
siç dihet botërisht, më së shumti pësuan shqiptarët, me masakrime të papara, shpërnguljet dhe
pastrimin e tyre kolektiv nga Sanxhaku i Nishit.
Me këtë desha të them se nacionalizmi serb është prezent gjithëkund e gjithëherë.
Me të përfunduar pushimet, nga Ulqini me familjen time udhtuam drejt Kosovës,
duke u ndalur dhe shetitur, vizituam Shkodrën e Lezhën. Këto dy qytete antike, të lashta,
me kulturë të vjetër civilizuese, i kam vizituar edhe në vitet 1990-ta. Më gëzoj fakti se sa shumë kanë përparuar,
si në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe ndërtimore.
Në pika të shkurtëra u përpoqa, pakashumë, ta paraqes gjendjen aktuale të shqiptarëve në Mal të Zi, e posaçërisht në Ulqin.

Xhafer Leci, fillim shtatori 2013

 

Pamje e një pjese të plazhit të vogël në Ulqin

Pamje e një pjese të plazhit të vogël në Ulqin

 

Pamje e një pjese të plazhit të madh

Pamje e një pjese të plazhit të madh

 

Pamje te një plazhi tjetër me gurë, pa rërë, në mes palzhit të madh dhe atij të vogël

Pamje te një plazhi tjetër me gurë, pa rërë, në mes palzhit të madh dhe atij të vogël

 

Pamje e një pjese në plazhin e madh, aty ku  pushojnë-rrezitën dhe notojnë turistët

Pamje e një pjese në plazhin e madh, aty ku pushojnë-rrezitën dhe notojnë turistët

Në mbrëmje rinia duke vallëzuar në rërë mbi 40 gradë Celsius

Në mbrëmje rinia duke vallëzuar në rërë mbi 40 gradë Celsius

 

Nga e majta:Xhemail Ibroçeviç, Xhafer Leci, Xhevdet Ibroçeviç dhe Isuf Doda, para dy shtëpive moderne, pronë e Xhevdet Ibroçeviç-it.

Nga e majta:Xhemail Ibroçeviç, Xhafer Leci, Xhevdet Ibroçeviç dhe Isuf Doda, para dy shtëpive moderne, pronë e Xhevdet Ibroçeviç-it.

 

Rregulla të shkruara cilat obligojnë turistët që tu përmbahën gjatë qëndrimit të tyre në plazhe

Rregulla të shkruara cilat obligojnë turistët që tu përmbahën gjatë qëndrimit të tyre në plazhe

 

Njëra nga hyrjet në plazhin e madh, aty ku edhe unë sivjet bëra pushimin me familjen time Një pamje tjetër në plazhin e madh

Njëra nga hyrjet në plazhin e madh, aty ku edhe unë sivjet bëra pushimin me familjen time
Një pamje tjetër në plazhin e madh

 

Një pamje tjetër në plazhin e madh

Një pamje tjetër në plazhin e madh

 

Per Rrezore.com

Xhafer Leci - Autor i shkrimit

Xhafer Leci – Autor i shkrimit

 

 

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen