Re të zeza mbi nënqiellin e Prizrenit

OP-ED | admin | 31.01.12 | 11:30

Nue Oroshi

Mr.sc.Nue Oroshi
Opinion 

Viti që e lamë pas, për qytetarët e qytetit të Besëlidhjes Shqiptare të Prizrenit do të mbahet gjatë në mend, por këtë herë për të keq.
Rea parë e zezë, fitore e politikës së Serbisë
Fatkeqësisht, ligji mbi Qendrën Historike të Prizrenit i aprovuar nga Parlamenti i Kosovës i jepë kompetenca të paparashikushme ndonjëherë Kishës Ortodokse serbe, mbi komunitetet tjera fetare. Për këtë Parlamenti i Kosovës u mundua të ja lën „kopilin te dera“ Asamblesë Komunale në Prizren, por i hasi sharra në gozhdë – siç thonë. Me datën 08 Shtator 2011, Asambleja Komunale në Prizren e hodhi poshtë përmes një deklarate këtë projektligj, dhe, duke i sugjeruar Parlamentit të Kosovës mos ta aprovojë. Unë mbajta një fjalim në këtë Asamble, ku ndër të tjera thashë: Ky avancim që i bëhet kishës ortodokse serbe është i ndaluar me çdo konventë ndërkombëtare. Pse e ceki këtë, sepse shumica e kishave ortodokse serbe janë të ndërtuara mbi themelet e kishave katolike iliro-shqiptare. Duhet të mësohemi njëherë e përgjithmonë që, jo në dëm të njërit të dënohet historia jonë kombëtare shqiptare. Unë jam kundër këtij propozimi, dhe duhet që edhe Qeveria që t‘i shikon gjërat esull e syhapur. Edhe tjetrën dua t‘u bëj me dije. -Se, Prizreni nuk është qytet multietnik por qytet multikulturorë. Dallimi në mes të multietnicitetit dhe multikulturalitetit janë dy botra dhe një kufi i madh që i ndanë në mes vete. Një qytet multietnik është ai qytet i cili në përbërjen e tij ka katër deri në pesë etnitete të ndryshme me përafërsisht numër të njejt të banorëve 20-25 përqindë. Ndërsa, Prizreni me 90 përqindë shqiptarë dhe 10 përqindë minoritarë nuk është qytet multietnik siç trumbetohet, por është qytet multikulturorë, ku çdo pakicë etnike ka te drejtën e paraqitjes dhe ruajtjes se kulturës, traditës dhe historisë së saj. Pas këtij fjalimi dhe disa fjalimeve tjera, Asambleja Komunale e Prizrenit kundërshtoi ligjin mbi Qendrën Historike të Prizrenit, ku rezultoi edhe kjo deklaratë: „Prizren 8 Shtator 2011. Deklaratë me të cilën kërkon nga deputetët e Republikës së Kosovës, me përmbajtjen siç është paraqitur, mos ta miratoi. Kërkojmë, po ashtu, që ky projektligj të rishqyrtohet të zhvillohet një debat i mirëfilltë publik, me epiqendër në opinionin e Prizrenit. Të mos trajtohet Kisha Ortodokse serbe si më e privilegjuara nga bashkësitë e tjera fetare. Po ashtu, konsiderojmë se edhe në aspektin juridik ky projektligj ka nevojë të jet më i qartë dhe më i plotë përkah përfshirja jo vetëm të ruajtjes së objekteve fetare, historike e kulturore, por edhe përkah ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit të turizmit kulturorë.
Rëja e dytë e zezë, fitore e politikës së Turqisë
Derisa për fitoren politike të Serbisë me plotë të drejtë po kundërshtojnë qytetarët prizrenas, ata po heshtin për këtë Rë të dytë, të zezë, mbi Prizrenin fitoren politike të Turqisë. Dhe kjo fitore politike e Turqisë është arritur pikërisht në momentin kur Gjykata Kushtetuse e Kosovës e hoqi vitin 1878 nga Logoja e Kuvendit Komunal të Prizrenit, dhe pas një kundërshtie gati dy vjeçare, këtë e bëri edhe një pjesë e Asamblesë Komunale të Prizrenit, pikërisht 29 anëtarë të Asamblesë Komunale në Prizren, që, me datën 22 Dhjetor 2011 aprovuan vendimin famëkeq të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, duke e hequr vitin e mbajtjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878 nga Logoja e Kuvendit Komunal të Prizrenit. Dhe, mjerisht për këtë fitore të politikës së Turqisë mbi Kosovën, e në veçanti mbi Prizrenin, këtë qytet e ka kapluar një heshtje mortore. Këtu du ta bëj publik një fakt, se isha pikërisht unë që me përkrahjen e disa miqve të mi brenda Asamblesë Komunale në Prizren, e kam bërë këtë bllokim për rreth dy vite. Por forcat e errëta brenda kësaj Asambleje Komunale e kishin ditur shumë mirë që unë personalisht do të festoj ditën e madhe të Krishtlindjes pranë familjes së ngushtë në Gjermani, dhe për dy muaj nuk kanë mbajtur fare mbledhje në Asamblenë Komunale të Prizrenit, por mbledhjen e kishin mbajtur vetëm dy ditë para Krishtlindjes, kur bota Evropiane përgaditet të festojë këtë festë të madhe. Qarqet e errëta antikombëtare pranë asamblesë komunale në Prizren, me ndihmën e 29 anëtarëve të Asamblesë, që në këtë rast ishin vetëm 29 robotë të politikës turke në Prizren, e aprovuan vendimin fatkeq të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për heqjen e vitit 1878 nga Logoja e Kuvendit Komunal të Prizrenit, dhe kështu, duke bërë një tradhti të pakontestushme që nuk do t‘ju falët asnjëherë. Dhe, pikërishtë këtu filloi ai rishikimi i çështjeve historike që kërkon Turqia nga Republika e Kosovës, për të na ndërruar historinë tonë kombëtare!
Madje, për këtë veprim antikombëtar, një kontribut të mbrapshtë përveç Degës së PDK-ës në Prizren, e cila tani më është e njohur për lëshime në dëm të qytetarëve prizerenas, e luajti edhe Dega e LDK-ës në Prizren, pa votat e të cilëve asesi nuk do të fitonte politika Turke mbi Prizrenin. Edhe protesta e OJQ-es, e mbajtur me plotë të drejtë në Prizren me 29 Janar 2012, me moton, Nuk e duam Ligjin, ishte protestë e duhur por e njëtrajtshme. Madje, atë protestë e kishin përkrahur edhe disa parti, të cilat vetem një muaj më parë e hoqen nga logoja e Komunës së Prizrenit vitin 1878,që është një dyftyrësi politike. Pra protesta për luftimin e këtyre dy rëve të zeza mbi Prizrenin duhet të jenë të plota dhe jo të njëtrajtshme. Pra, duhet të pengohet edhe dominimi i politikës serbe, por edhe dominimi i politikës turke në Prizren. E kur jemi tek ky dominim, nuk mundem pa e përmendë edhe Xhaminë e Sinan Pashës, e cila fatkeqësisht që një kohë të gjatë është hequr nga administrimi i Bashkësisë Islame të Kosovës, dhe është vendosur nën administrimin e Bashkësisë Islame të Turqisë! Që do të thotë, se kjo Xhami tani është pronë e Turqisë. Por, përkundër këtyre dy reve të Zeza që e kanë kapluar qytetin e Besëlidhjeve Shqiptare, Prizrenin, këtë qytet i cili gjatë gjithë historisë ishte qendër e organizimeve gjithëkombëtare asnjëherë këto Rë të zeza nuk do të mund ta kaplojnë tërësisht. Për këtë, poeti do të shkruan: „ bora i ka kapluar fushat dhe malet“,e rapsodi do të këndon me vonë: „në Kosovë pranverat s‘ndalen“.
P.S. Autori është Nënkryetar i Shoqatës së Intelektualëve Mbarëshqiptarë „Trojet e Arbrit“, si dhe Anëtar i Asamblesë Komunale të Prizrenit.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen