E zeza dhe tragjedia e Kosovës është Hashim Erdogan-i!

OP-ED | Zef Prenka | 24.10.13 | 14:19

Shumë analistë dhe politikolog e përshkruan vizitën e kryeministrit Turk Erdogan,si tendencioze dhe me prapavijë të rrezikshme për Kosovën dhe mbarë viset shqiptare.Kjo vizitë e kryeministrit (të dhunshëm edhe në vendin e tij!) të Turqisë nuk është rastesi por,e qëllimshme dhe në vazhdën e projekteve të kryeministrit të Kosovës Hashim Erdogan (nuk mund të quhet Thaqi,pasi që njolloset i tërë fisi shqiptar Thaq dhe kjo nuk është e drejtë!),i cili e shpalli vetën pa e detyrue askush si vëlla i Erdoganit.Kështu vjen era tradhti dhe deri kur kështu?Pati reagime të ndryshme por në asnjë mënyrë të nxirret një konkluzion i forcave politike opozitare,që të degradojnë këto veprime të Kryministrave Shqiptarë, respektivisht Kosovar!

Një politikan e tha edhe para mediave shqiptare se është me tepër se turp kombëtar,citojmë:
“Vizita e Erdoganit në Kosovë, një tendencë vasaliteti për politikën e jashtme, për interesat ekonomike, për deformimin e identitetit tonë kombëtar dhe atë fetar. Z.Rama kishte mundësitë të kontribuonte që Kosova të ishte me europiane, por zgjodhi që së bashku me Thaçin, të dëshmojnë publikisht që Anadolli është e ardhmja jone, se Turqia është aleati ynë strategjik! Sa turp, sa pazar i ulët, sa pa vlerë! Erdoganit ia ka mbyllur dyert Europa, Rama e Thaçi po tentojnë që të tre sëbashku të dëshmojnë forcën e pushtetit të sosur të Anadollit. Turqit nuk janë vëllezërit tanë. Flirtimi me pushtuesin osman, siç thotë Ismail Kadare, ishte mëkati më i pafalshëm i shqiptarëve. Flirtimi me Erdoganin, që kërkon ta kthejë Turqinë në kufijtë e dikurshëm të Perandorisë Osmane është një mëkat i pafalshëm për politikanët tanë. Shqiptarët krenohen me Gjergj Kastriotin dhe Nënë Terezën, jo me Ballaban Pashën, vezirët dhe vasalët e tjerë të Anadollit. E ardhmja jonë si komb është Europa, është dera e Brukselit. Shqipëria dhe Kosova nuk mund të kalojnë nga Anadolli për në Bruksel. Është fyerje dhe poshtërim për rilindasit tanë që projektuan Shqipërinë europiane, është krim që s’do t’u falet kurrë vasalëve të rinj, që sot u falen të përulur para neo-otomanit Erdogan”.

Pra, as edhe një orë nuk do duhej pritur që të shpërthenin demostrata dhe të shprehet hapur mllefi me një vizitë tendencioze të Erdoganit,ku Kosovën e quan Turqi e Turqinë Kosovë,një“ balancim“pozicionesh aq qesharak sa edhe të neveritshëm,sepse peshku i madh i ha të voglin gjithmonë!
Në redaksinë e portalit rrezore.com kanë arritë mjaft reagime dhe ato të ashpra që të publikohen para opinionit shqiptar që, detyrimisht kërkohet edhe dorëheqja e mënjëhershme e të dy Kryeministrave shqiptar dhe të pezullohen të gjitha kontratat e shitblerjeve tuke në Kosovë.
Prandaj titulli flet më se miri, që një akademik shqiptar e dërgon në redaksinë tonë!
Opozita duhej ta shfrytzonte kete gaf dhe gjest tradhëtie të kryeministrit të Kosovës që, të detyroj një dorëheqje të pa revokueshme dhe të mbrohet itegriteti dhe sovraniteti i Kosovës si nga Serbia,po ashtu edhe nga Turqia.

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen