Pali mundë të jep leksione për kryetarët e komunave anë e kënd Kosovës!

Analiza & Komente | Rrezore | 11.11.13 | 22:48

Njeriu më i matur dhe më njerzor se Dr. Pal Lekaj, vështir  mundë të gjëndet në tërë elitën politike në Kosovë!

Një mjek shumë cilësor, një djalë i ri i cili përpos shkallës së lartë arsimore, ky djalosh para lufte kishte një biznes të fuqishëm familjar në bregdetin e Kroacisë.
As luksi bregdetar,as paraja e bollshme dhe as jeta e qetë familjare nuk ishin pëngesë për Dr. Palin që, ai të rënditej përkrah shokëve të tij në male, kur duhej dhënë kushtrimin.

Shumë medikamente dhe përkujdesje për popullatën e pa mbrojtur gjatë luftës kishte shpërndarë respektivisht trajtime mjeksore jo vetëm për luftëtatrët e lirisë ,por edhe për pleq e plaka, gra e fëmijë apo, për secilin që mundë të dëpërtonte Dr. Pali, do e shëronte.

Fati e deshti dhe ai të njifte edhe nëpër beteja dhe konfrontime ushtarake, Komandant Ramush Haradinaj. Komandant Ramushi, ndihej me i relaksuar kur shihte se Dr. Pali përkujdesej për ushtarët e lirisë, kishte një breng më pak,sepse ai u bind në seriozitetin e një mjeku të ri dhe i gatshëm herë pas here edhe pushkën ta mbaj në gjëndje gaditshmërie.

Kështu plagët e luftës shëroheshin,luftëtarët shtoheshin dhe atëbotë nuk i vinte askujt ndërmend të quaj Komandantin Ramush Haradinaj, apo Dr. Palin as“ kriminel“, as „mafijoz“ as…“katunar“, sepse në sytë e tyre shihej Liria, Pavarësia dhe Demokracia, për të cilën kemi vuajtur mbi pesë shekuj.

Ishte luftë çlirimtare, për herë të parë, pas triumfit të Skënderbeut mbi jeniçerët e Sulltanit, për të parën herë po luftonin vëllezrit Haradinaj dhe trimat e shqiponjave në Koshare,Jabllanicë, Gllogjan e kudo, flakë shkrepi pushka e trimave, gjaku i tyre edhe pse derdhej rrëkajë,lufta nuk ndalej :Kosova kishte Zot tashmë, ishin rënditur në rreshta, si Zoti donte ta ndihmonte ketë popull të shumë vuajtur, atë gjak që derdhej, çdo pikë që pikonte pati rrjedhur nëpër duart e Dr. Palit!

Eh, sikur të kishin popujt tjerë, djem të tillë shumë krenari do e pushtonte atë vënd?!
Serbët, bënë masakër në shumë vënde nëpër Kosovën tonë … edhe në Gjakovën e Dr. Palit dhe siç tregon Dr. Pali,“ ende kam ankth dhe vuajtje shpirtrore për ato viktima“ që kanë mbetur plagë të pa harrueshme për ketë qytet të bukur,ku lulëzonte me ekonomi,me kulturë ,me dinjitet dhe jetë të qetë me afëri familjare dhe miqësore,siç kishte traditë Gjakova!

Fati e deshti, jeta luftarake i lidhë edhe në paqë e Liri, Komandant Ramushin dhe Dr. Palin, që për merita çlirimtare fitohen edhe zgjedhjet komunale , ku Dr. Pali do ta udhëheqte komunen e Gjakovës. Pra, duhet të kemi parasyshë se në çfarë gjëndje ndodhej qyteti mbas lufës?!..

Tani dalin disa anti kombëtar, bijët e trathtarëve, të kombit e të fesë, të idealit e të nderit, të moralit dhe të etikës shqiptare në përgjithsi, e hapin gojën sa që, gërmazat duan ti shquejn prej dalldisjes talibaneske, vehabiste e ku ta di dreqi se çfarë tjetër mundën me qenë dhe kritikojnë krenarinë e kombit,çlirimtarët ,ata nga të cilët ua shpëtuan nanat e motrat (edhe pse mjaft ishin dhunue nga Serbët e zi),hapin gërmazat ndaj Dr. Palit, i cili ma shumë punoj për Qytet se sa për fshat,e bëri të pa mundurën që të mbijetoj Gjakova e rrënuar, e përdhosur, e de-moralzuar, e masakruar e çka zot mos ma keq,…po pse or vëllezër jeni katandisur kaq, keq dhe mbrapsht?

Untitled8787

A nuk e keni vëlla Palin sikundër Mimozën motër? A keni harru nderin e shqiptarit, bujaria dhe traditat që,dikur shquhej populli ynë për ato vlera që, asnjë popull i botës nuk i ka pas dhe as që i kanë?!
A ju kanë vërbu sytë e ballit dhe i mohoni vlerat kombëtare, e doni të iu vijë era trojeve të shqipës,Turki, Arabi dhe jeni duke harruar se jeni në truallin e shqiponjave dhe në mes të Evropës,që për asnjë çmim nuk ka me leju me u Arabizu kjo pjesë Evropiane.

Po a nuk kishim një Islam të qetë, po aq edhe Katolicizëm të shënjtë që, ndër shkuj bashkjetuam si vëllezër,sepse dhuna na ndau, turturat na shkatërruan, se për ndryshe jemi mishi e thoni ,njani me tjetrin,aq sa mundesh me nda thonin nga gishit , aq mundë të ndahemi në shqiptarët,musliman e katolik,e tash edhe protestan?! Jemi si buka e një brumi or vëllezër, mos devijoni sepse paraja nuk është hiq,asgjë nuk është , kur nuk ke vlerë këmbëtare!

Po si thuani,( ju që keni deviju nga rruga kombëtare); mos thasht Zoti e me na sulmu Serbet ( që dita ditës po japin sinjale të rrezikshme),a thua a munden çlirimtarët    me shërby njëjt si para 14-15 viteve? Ju siguroj se druaj shumë,sepse po mbillet fara e urrejtjes dhe ajo është bimë e keqe dhe nga ajo bimë dalin, gjëmba dhe therra që, s´ka bir/bijë nënë që, mundë ti pastroj nga oborri i shqiptarisë?!

Kështu, me këto sjellje të shëmtuara, në një shoqëri që pretendon të rënditet në radhët e vëndeve me prosperitet dhe Shtetetve Demokratike të Evropës nuk kemi vënd dhe edhe ato vlera të pakta që na kanë mbet nga trashegimia komëtare jemi duke i humbur.
As Dr. Pali dhe as znj. Mimoza nuk duhet të janë shkak dhe “ arsye“ për përçarje në baza fetare,urbane,rurale dhe aq më pak kombëtare! Vota është dhe duhet të jetë e lirë dhe pa prekshme.Le të fitojë ai që e do populli e jo xy-fobija e mallkuar që na përçanë!

Gazetarët,janë alfa dhe omega e shtetit,ata po ti prijnë shtrembër dhe mbrapsht vetëm që të përfitojnë ndonjë cent ashtu edhe populli katandiset,por nëse gazetarët janë të vëndosur që të iu paraprijë ndërgjegja,etika gazetreske dhe morali kombëtar atëherë edhe katandisjet edhe të paudhët do i drejtojnë për së mbari;ajo shoqëri do të ketë prosperitet,që besoj fuqishëm që të gjithë e deshirojmë.
Rroftë Liria e fituar me gjak,rroftë populli më i lashë liridashës, populli shqiptar, posht trathtarët dhe bërlloku i kombit!

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen