Referendumi serbëve në veri të Kosovës

OP-ED | admin | 15.02.12 | 19:20

Kuvendi i Kosovës shpalli të paligjshëm referendumin serb në veri

Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes një deklarate të miratuar të mërkurën, ka shpallur të paligjshëm referendumin e organizuar nga Serbia (për mosnjohjen e institucioneve të Kosovës) në veri të Kosovës.

Në bazë të nenit 65.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të nenit 6, paragrafi 1 dhe 49 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës;

Duke u mbështetur në neni 1.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili thotë: “Kosova është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pa ndashëm”;

Duke shprehur mbështetjen për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të komuniteteve, si dhe implementimin në tërësi të Propozimit Gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit final të Kosovës;

Duke rikonfirmuar vullnetin për integrim institucional dhe shoqëror të komuniteteve që
jetojnë në Republikën e Kosovës;

Duke u bazuar në veprimin institucional, brenda rregullave që ofron rendi juridik dhe
kushtetues i Republikës së Kosovës, me propozimin e Grupeve parlamentare, miraton këtë:

Deklaratë e Kuvendit të Republikës së Kosovës

1. Kuvendi i Republikës së Kosovës e kundërshton dhe e shpall të paligjshëm e të pavlefshëm Referendumin e strukturave paralele në komunat veriore të Kosovës, të financuara e të drejtuara nga Republika e Serbisë kundër Pavarësisë, Sovranitetit dhe Integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

2. Kuvendi i Republikës së Kosovës e vlerëson këtë referendum cenim të rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës;

3. Kuvendi i Republikës së Kosovës konstaton që i ashtuquajturi Referendum i organizuar nga strukturat ilegale, nuk prodhon asnjë efekt juridik, politik dhe si i tillë është i pavlefshëm;

4. Organizimet e tilla jashtë institucionale dhe ilegale dëmtojnë përpjekjet e vazhdueshme të Institucioneve të Republikës së Kosovës për integrim të komunitetit serb në jetën institucionale;

5. Kuvendi i Republikës së Kosovës inkurajon komunitetin serb të pjesës veriore që sa më shpejtë të angazhohet në implementimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për zgjidhjen e Statusit të Kosovës.

6. Institucionet e Republikës së Kosovës konfirmojnë gatishmërinë e tyre për mbrojtjen dhe respektimin e të gjitha konventave ndërkombëtare, që garantojnë liritë dhe të drejtat e qytetarëve, si dhe të drejtat e pakicave.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen