Dukuri brengosëse mbrenda nesh

Arkivi | Dedë Preqi | 17.10.10 | 22:56

Familjet që pësojnë u përngjajnë kreaturave të cilat kanë humbur konceptet për jetën në të ardhmën dhe nuk besojnë se kanë ç`të kërkojnë nga e nesërmja.Natyrisht,fenomenet e këtyre gjurmave janë evidente,që i lëjnë pas jo vetëm zakonet e vjetra hakmarrëse apo kanunare,por edhe më tepër e kalojnë peshën e rëndë dhe janë më të qoroditura me veprimet kriminele ndaj njëri-tjetrit,apo më shkurt më thënë,shqiptari kundra shqiptarit(vëllaut të vet).Sot në këtë kohë moderne,gjejnë jehonën mbeturinat e shekujve të kaluar,të cilat në një pikpamje po shkrihen në të tashmën po thuaj si në halucinacione para njerëzve dhe para pushtetit aktual në Kosovë,që udhëheqët nga UNMIKU.

Aktet kriminele kryhen në pikë të ditës,natën,ditën krijojnë ankthe dhe trishtime ku qfaqët ndjenja e pasigurisë. në vendin tënd,në shtëpinë tënde,në punën tënde,nga një gjë e tillë pasigurie jep aq pak sinjal për optimizëm për një të ardhme më të mirë.E dimë por nuk e kuptuam,se e kaluara ishte e idhur për ne,dhe ishte një humnerë e qartë,gjë që e ditëm se kënd e kemi përpara dhe përmbrapa,e kishim armikun e përbashkët,i cili na ka pre e përqa e sna ka lënë me qajtë,por qfarë është e sotmja kur atë e mori djalli sikur e meritoi,por sot pse  nuk kalon një ditë pa ndjenjën e ankthit që trishton horizontin dhe autorët e krimit mbetën të pa zbuluar.
Kush mbetët fajtor për të gjitha këto?
Populli i cili është viktimë dhe pre e këtyre kurthave,apo fajtor janë organet e sigurisë dhe të drejtësisë  të udhëhequr nga UNMIKU,të cilët këta të fundit kanë ra prej provimit,sidomos një pjesë e qeverisjes së tyre që në fillim të mandatit kanë patur vërejtëje dhe jo menagjim efikas sa i përket organëve të drejtësisë në Kosovë.Dhe kënd ta akuzojmë tjetër? Mbetët ti japim përgjegje vetëvetës,dhe ta akuzojmë vetë shoqërinë tonë njerëzore,dhe akuzat ti zbrazim në vetë shqiptarizmin tonë,sepse,sot shqiptarët luftojnë kundra njëri-tjetrit,vëllau kundra vëllaut të vet.I famshmi K o n i c a,patë thënë atë kohë,atë fjalën e vet për armikun e shqiptarëve…

Por ne sot kemi ecë nga ajo kohë dhe i takojmë shekullit XXI,ndërsa fjalët e ideologut na përkujtojnë këndelljen tonë edhe në të sotmën.Ngado që të nisëmi rreth kompleksit të këtyre ngjarjeve negative dhe qoroditëse me pasoja të rënda njerëzore,prap se prap nuk u gjendet fundi i  p s e h a v e …
Kush kënaqët me përgjegjët kur pyesim: A është rrugëdalje me e qëlluar për vdekje njeriun duke punuar në punën e vet,apo para familjes së vet,apo para shtëpisë së vet ?
Përgjegja duhet të dalë në atë masë të qartë,varësisht nga ndriqimi i faktorëve dhe i rrethanave,por nëse këto mungojnë nga organët gjegjëse atëherë qfarë të vendos populli për fatin e vet në të ardhmën.Në të shumtën e rastëve te përsonat e tillë që janë faktor të këtyre tragjedive u mungon koncepti i vetëdijësimit,të përmbajturit nga një veprim i tillë,kryesisht,një e përmbajtur që kontrollohet prej arsyes së fortë dhe të disiplinuar,dhe në fund,frenimi që motivohet nga ndjenja e vetëdijës së formuar më para.

Mirëpo,kur këto mungojnë te individi apo shkaktari,është obligim ligjor në çdo shoqëri demokratike që të ndikoi faktori i jashtëm,apo faktori i sigurisë dhe të drejtave njerëzore që ti luftoi këto shëmti njerëzore.Englizhenca dhe mos funkcionimi i organeve të vendit që nesër pret ta formoi shtetin,dhe nuk ka fuqi të siguroi popullit të vet pushtet absolut,dhe siguri,çka mund të flasim për një të ardhme të shoqërisë demokratike Kosovare së cilës bota ia ka hapur sytë,dikush për të mirë e dikush për të keq…

Deri sot,vetëm pas luftës,janë të evidentuara me qindra raste të krimëve të organizuara dhe vetiake,dhe pak raste janë ndriquar,ndërsa kriminelët thuhet se shetitën para syve të njerëzve dhe organëve që kanë për detyrë ndjekjen e tyre.Fatalizmi me refrenet e veta në këtë mënyrë,qëndron vetëm një hap larg plasaritjeve,qarjeve më të rënda tragjike të shoqërisë njerëzore në kohën  „demokratike“.

Ne shqiptarët,patëm fatin të provojmë trimërinë tonë me pushtuesin e deri djeshëm,i cili në kohën e vet bëri të gjitha provat më djellëzore me popullin tonë,dhe u paraqitëm të durueshëm,ndërsa me vëllaun tonë e nxejmë gjakun  për asgjë,dhe ia shkrepim kamëzën duke treguar vetëm turpin dhe marrën shqiptare.

Shqiptari e privon nga jeta shqiptarin,do të thotë ia merr jetën vëllaut të vet,edhe pse e ka të një barku,të në feje dhe të një kombi.Sikur nuk na mjaftuan të gjitha ato trauma që patëm në luftën e fundit,dhe çka mundemi ti afrojmë kohës tonë të ardhme,apo rreth idealëve të saj ti shpjegojmë gjeneratave të reja,ku prapa të cilave vërsulët dora e zezë vëllavrasëse ndër shqiptar,që ndoshta vetëm për qëllime egoiste,sëcilës i vie era edhe më shumë se turp…

Motivet janë të shumë llojshme,por më shumë janë shprehje të lakmisë dhe egoizmit,e jo ndaj asaj mënyre jete që është e zonja ti flakë njëherë e përgjithmonë të gjitha prangat e paragjykimëve kundra njerëzore dhe vëllavrasëse.Ndërkaq këto veprime kriminale në kohën e sotme po ia hapin dyert edhe më shumë të keqës,për të ardhmën e fëmijëve tanë,që duhet një argument tjetër,një shëmbëlltyrë që ka një qëndrim të drejtë ndaj kuptimit të jetës.
Peshën e turpit të krimit duhet ta ndjejë e tërë shoqërija ,që lejon këtë mënyrë të vrazhdë të jetës,sepse në këtë mënyrë mohohët shkalla e lirisë dhe e sigurisë së njeriut.Lehtë është të vlon gjaku por vështirë të fashitët dhëmbja dhe më vështirë të pajtohet zemra.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen