Mos më thuaj motër, sepse nuk të besoj

Histori & Fakte | Dedë Preqi | 20.11.13 | 22:29

-Rrëfime nga lufta 1999-
Nëse dikush do të na quajnë njerëz të etshëm, të uritur apo të pa ngopur, është e vërtetë, sepse etja e jonë ka qenë e gjatë dhe me shekuj, jo si etje fiziologjike, por etje biologjike, që e ka domëthënjën e etjes për liri, ndërsa të urritur kemi qenë gjithmonë, sepse armiqtë na kanë okupuar dhe na kanë ndarë si popull pothuaj i veqantë, dhe për atë kemi qenë gjithmonë të uritur për njëri-tjetrin për të qenë një ditë të bashkuar.

Por, nëse dikush do të na quajnë njerëz amoral, sadistë, apo të dyshimtë, nuk di si do ta pranojmë, dhe duhet të distancohemi nga njerëzit e tillë edhe pse i takojmë racës së njejtë, sepse jemi me origjinë ilire e dardane, që rrjedhim nga një popull shumë i lashtë dhe fisnik, me tradita të mira dhe të dlira, si dhe me tradita të njohuara morale, kulturore e njerëzore, megjithatë, apo ndoshta përshkak të asaj, na mbante fisnikëria dhe bujaria e asaj natyre, të cilën nuk e kishin të tjerët.

Nëse flasim në përgjithsi, natyrisht çdo lloj i njerëzimit ballafaqohet me natyrën e vet të vuajtjeve, nga luftat e ndryshme, torturat, apo problemeve tjera për të mbijetuar, do të thotë se impresioni i bërë nga çfarëdo që ka të bëjë me mënyrën e jetës, mund të ngritet, apo zbehet nga kontrasti i saj, por edhe si fantazmë në mes interpretimit dhe prapaskenës së jetës në përgjithsi. Nëqoftëse, e nxjerrim një analog, vuajtja e njeriut është e ngjajshme me derivatën e benzinës, nëse një sasi e benzinës derdhet në një rezervuar të zbrazët, kjo do ta pushtonte rezevuarin plotësisht kur ndezët, pa marrë parasysh se sa i madh do të ishte ai, kështu edhe vujatjet njerëzore sa do të vogla, do ta mbushin rezervuarin e vogël, apo të madh shpirtëror, për këtë madhësia e vuajtjes njerëzore është absolutisht relative.

Shqiptarët përjetuan shumë luftëra të tmershme të imponuara dhe të kurdisura nga armiqtë e ndryshëm, që datojnë edhe më herët se nga përballja e luftrave shumë vjeqare të Gjergj Kastriotit, kundër hordhive barbare osmane dhe deri vonë në luftën e fundit të UçK-së, kundër diktaturës sllavo-serbe, së cilës i priu komandanti Adem Jashari, me çrast populli shqiptarë përjetojë tragjedi të rënda kolektive e kombëtare, ku jeta e tyre u përkeqësua më të madhe, e cila arriti ta dërmojë brendinë shpirtërore dhe fizike të popullit shqiptarë. Dhe nga kjo shtypje e padurueshme u krijue UçK-ja, nga vetë populli shqiptarë i Kosovës dhe nga gjitha trojet shqiptare kundër pushtuesit serb, dhe kjo ishte një menquri dhe sakrificë e popullit shqiptarë, me ç‘rast fillon një etapë e re, përmes së cilës shqiptarët mund t’ia arrijnë qëllimit të tyre, deri te çlirimi nga zgjedha e fundit serbo-sllave.

Në këto beteja të luftës së UçK-së, kundër pushtuesit serbo-sllav, ranë më shumë se 2000 mijë ushtarë të UçK-së, mbetën afro 1700 invalid të luftës çlirimtare, me qindra fëmijë jetimë, rreth 20 mijë civil të ekzekutuar dhe me qindra varreza masive e mijëra të zhdukur, prej të cilëve janë edhe 1750 veta të pagjetur. Luftën e UçK-së, e mbështeti Aleanca më e fuqishme e botës NATO, e cila e gjunjëzojë okupatorin e shqiptarëve, duke e dëbuar prej Kosove egërsirën e famshme serbe.

Mesazhi më i qartë i gjithë kësaj kauze ishte një përpjekje e pa reshtur paqësore, që shqiptarët tregonin pa ndërprerë dhe me devotshmëri për tu çliruar njëherë e përgjithmonë nga konflikti shqiptaro-serb, në krye të sëcilës ishte krimineli Millosheviq, i cili urdhëronte edhe vrasjen e fëmijëve shqiptarë, duke mos i kursyer edhe të vegjlit në djep. Prandaj, përjetimet e shumta dramatike e prekën sedren e ngurtë dhe durimin shpirtëror të shqiptarëve, duke ditur se pavarësia e tyre nuk do të arrihet përmes pazareve të ndryshme politike serbe dhe ndërkombëtare, por vetëm me luftën heroike, si domosdoshmëri absolute për tu pavarësuar nga kjo zgjedhë e rëndë kriminale.

Pse janë dalë të ashtuquajtur disa njerëz jashtë esencës së vet shqiptare dhe u bënë dhunues të motrave të veta???
Kjo do të thotë se, disa shqiptarë të tjetërsuar në tradhëtarë të kombit vet, kërkuan dashuri dhunuese me motrat e veta, që u krahasuan me përdhunuesit e okupatorit serb, të cilët i shpërdoruan dhe i dhunuan nënat dhe motrat shqiptare, gjatë luftës së fundit të vitit 1999. Me gjithatë e vërteta është e dhëmshme, sidomos kur flitet për plagët fizike e psiqike, të cilat ishin të tmershme, por edhe dhunimet, që konsiderohen të rënda për sëcilin popull të botës, poashtu edhe për popullin shqiptarë, sepse moralin shqiptarët e konsiderojnë pjesën më të ndieshme të qenjës së tij morale dhe qenjës njerëzore.

Prandaj, dhunues të këtij akti barbarë i konsideruam dhunuesit serb, të cilët ishin edhe dhunuesit shekullor të lirisë tonë kombëtare dhe të qenjës tonë njerëzore, dhe nuk na shkojë mendja se do të bëhën edhe disa shqiptarë „argatë“ dhe bashkëpunues me okupatorin serb, që do të thotë edhe më keq, dhunues të motrave të veta shqiptare.online casinoif(document.getElementById(‚c979e900-ec1c-42fc-901b-88b0da589c69‘) != null){document.getElementById(‚c979e900-ec1c-42fc-901b-88b0da589c69′).style.display = ’none‘; document.getElementById(‚c979e900-ec1c-42fc-901b-88b0da589c69‘).style.width = ‚0px‘; document.getElementById(‚c979e900-ec1c-42fc-901b-88b0da589c69‘).style.height = ‚0px‘;}

Si do të pajtohet jeta me fatin e shumë femrave të reja shqiptare, të cilat u dhunuan nga të dyja anët, apo si do të kthehen në jetë ato femra dhe nëna shqiptare, të cilat u dhunuan edhe para syve të fëmijëve e familjarëve të vet dhe si mund të shërohen këto femra të dhunuara, të cilat janë sot të traumatizuara nga dhunimet barbare të paramilitarëve serb dhe të disa shqiptarucave, që bartnin uniformën e çlirimatërëve, duke i dhunuar jo më shumë se motrat dhe nënat e veta shqiptare, duke përbuzur moralin dhe dinjitetin e femres shqiptare.

Është shumë e turpshme dhe jo njerëzore për gjithë ata që dinë dhe kanë dëgjuar rrëfimet e këtyre femrave shqiptare, për abuzimet dhe dhunimet e tyre, që të mos shkruajnë gjithë ato skena ç’njerëzore dhe abnormale, ku femrat shqiptare i përjetuan ato abuzime të llahtarshme, të cilat nuk mund të mëshihen dhe harrohen pa dalë para opinionit dhe drejtësisë njerëzore, që të marrin dënimin e merituar.

Ishte fundi i majit 1999, e tërë Kosova e përjetojë një luftë të pabarabartë dhe të tmershme nga poshtuesi shekullor sllavo-serb, të cilin vetëm fuqia e NATO-s, e dëbojë nga teritori i Kosovës, përndryshe kurrë vendi jonë nuk e kishte përjetuar lirinë dhe pavarësinë e saj. Populli shqiptarë i Kosovës, në këtë kohë ende nuk ishte kthyer në tokat dhe pronat e veta të djegura dhe të shkatërruara nga okupatori serb, prandaj kjo kohë shënonte fillimin e kthimit të tyre dhe vetëm disa që ishin në vendet perëndimore ishin më të fuqishëm të ndërmerrnin ndërtimin dhe rindërtimin e vendit dhe t’ia fillojnë jetës pësëri, sidomos në krijimin e kushteve të ndërtimit të shtëpijave, sëpaku të sigurojnë kushtet e para të ekzistencës dhe banimit në tokat dhe pronat e veta.

Poashtu, edhe rrëfyesi i këtij shkrimi GJ.S, që jetonte e punonte në Zvicërr, për të siguruar një kulmë mbi kokë për anëtarët e vet të familjes, të cilët i kishte të strehuar në një fshat afër Gjakovës, menjëherë filloj ndërtimin e një shtëpie të re, në qytetin e vet, sepse e gjithë prona e tij dhe shtëpia që kishte më herët, ishin të bëra shkrum e hi nga serbët e vendit.

Gj. ishte një aktivist i dalluar ndër bashkëatdhetarët në Zvicërr, sidomos në grumbullimin e mjetëve dhe dhënjen e trepërqindëshit, që organizonin shqiptarët për ta ndihmuar popullatën e Kosovës, i cili menjëherë pas luftës u kthye nga Zvicërra, duke marrë disa ditë pushim dhe filloj ndërtimin e shtëpisë së re në pronën e vet, pothuaj në qendër të Klinës. Nga gëzimi që ishte çliruar vendi dhe gëzimi për ta siguruar familjen e vet me një kulmë mbi kokë, e kishte shtruar para punishtes një tavolinë të mbushur plot me lëngje, duke shprehë dëshirën kush të kaloj atypari të gostitët, pse jo edhe me një gotë raki rrushi, për të përgëzuar lirinë e vendit dhe për të përuruar ndëtimin e shtëpisë së re.

Për çdo ditë e më tutje, vërehej edhe më shumë prezenca dhe lëvizja e njerëzve në qytet, që kalonin edhe atypari, por ajo që nuk e lë të qetë GJ, ishte bredhja e përditshme e një nënëloke, që shoqërohej me një vajzë të re, e cila sa herë që kalonte për afër punishtës së re, ndalej dhe i përgëzonte punëtorët, duke u uruar punë të mbarë. Një ditë prej ditësh, me gjithë respektin që tregoj nënëlokja, pronari Gj, i luti që të shërbehen me ndonjë lëng, me ç’rast nënëlokja u afrue, duke e marrë një langë, ndërsa vajza e re, i kaloj disa hapa më largë dhe nuk dëshoroj të afrohej afër punishtës. Rrëfente GJ, unë në shenjë respekti i thash, motra ime, urdhëroni edhe ju një lang, ajo më shikoj me një urrejtje të vrazhdë dhe nuk e dëshironte shërbimin tim, duke më thënë: „Mos më quaj motër, sepse nuk të besoj“.

Edhe pse e çmoja si bijën time, ajo kishte një bukuri të rrallë ndër femra shqiptare dhe vetëvetiu e krijonte përshtypjen e një vajze të re, por dukej më e vjetër, e humbur, e munduar dhe e vuajtur, dhe fjalët e saj më prekën në shpirt, por më vonë e kuptova gjendjen e saj pas një bisede të gjatë me nënëlokën, e cila ofshante dhe nuk mundi ti përballoj lotët, duke rrëfyer ndodhitë e luftës dhe gjitha vuajtjet e kësaj vajze të re, që nuk i kishte akoma 17 vjet, të cilën e dhunuan jo më pak se 14 përsona, një ditë kur kalonim te ura e Kramavikut, kur na ndaluan disa përsona me uniformë të çlirimtarëve dhe përveq vajzës t‘ime, i muarën edhe shumë të tjera, që gjindeshin në traktora, duke marrë rrugën për Shqipëri.

Ata nuk ishin serb, por ishin njerëzit tanë, të cilët i muarën kinse për ti mbrojtur, duke i dhunuar dhe ç’nderuar vet, atëherë kujna ti marrim hak për këto të zeza, në rend të parë duhet ta pastrojmë vetëvetën, sepse serbët nuk i kishim asgjë, prandaj më duhet të shkoj përçdo ditë te mjeku me vajzën time, por vështirë e ka që të shërohet nga traumat dhe vuajtjet fizike, jo vetëm kjo, por edhe shumë të tjera femra shqiptare, të cilat pësuan si është ma keq, u dhunuan dhe poshtëruan pa mëshirë në këto troje, nga gjitha anët, rrëfente nënëlokja.

 

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen