Lamtumira për Sokol Olldashin, Basha: Je e do mbetesh impuls e forcë, mik i përjetshëm!

Analiza & Komente | Rrezore | 21.11.13 | 23:40

Percillet ne banesen e fundit Sokol Olldashi.
Ne ceremonine ndjekur nga qindra te pranishem ne varrezat e Sharres, nen tingujt e muzikes funebre ka folur deputeti demokrat, Astrit Patozi, ish kreu i grupit te PD-se.
Homazhet
Me nje mesazh lamtumire nga kreu i PD-se, Lulzim Basha jane mbyllur homazhet per nder te deputetit te ndjere Sokol Olldashi.
“Ti je e do të jesh për ne impuls e forcë, zë i dashur, deputet i popullit, mik i përjetshëm, djalë e një baba i pazëvendësueshëm”- tha Basha, gjate fjales se tij.
Homazhet u mbyllen ne oren 14.00, ne prani te qindra e qindra njerezeve qe kishin ardhur ta nderonin per here te fundit.
I pari qe nderon dhe perkulet para trupit te pajete ka qene kreu i PD-se, Lulzim Basha, shoqeruar nga bashkeshortja e tij. Basha eshte perlotur teksa ka nderuar dhe me pas ka lene mesazhin e tij ne librin e shenimeve.

Pas tij, homazhe kane bere ish kryeministrit Sali Berisha, shoqeruar nga zonja Liri Berisha. Me pas, ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli, kreu i grupit parlamentar te PD-se, Paloka e me radhe kolege te gjithe forcave politike, te aferm, miq…
Ne oren 13.1o minuta ka mberritur per homazhe kryeministri Edi Rama, shoqertuar nga bashkeshortja e tij Linda Rama.

Ne oren 13:44 minuta homazhe kane bere kreu i shtetit, Bujar Nishani shoqeruar nga zonjen e pare, Odeta Nishani.
Arkemorti me trupin e pajete te tij ka dale nga banesa ne oren 11.37 minuta, shoqeruar me duartrokitje nga te pranishem te shumte qe kishin mbushur sheshin para pallatit, per t’u percjelle me pas ne sallen e Kuvendit, ku eshte vendosur ne oren 12.00.
homazhet1
Lulzim Basha dhe Sali Berisha

Nderkohe qe ne oren 14.00 do te zhvillohet percjellja e tij per ne banesen e fundit.
Olldashi humbi jeten si pasoje e nje aksidenti fatal ne aksin Tirane-Elbasan, kur i kishin mbetur edhe 22 kilometra per te mberritur ne kryeqytet.

Kthesa e fortë në dishezë, rruga e lagur nga shiu që thuajse nuk pushoi gjatë gjithë ditës së djeshme, kanë qenë faktorët që kanë sjellë aksidentin. “Olldashi, që besohet se ka qenë vetë në timon, ka humbur drejtimin e mjetit. Ai ka qenë duke udhëtuar nga Elbasani drejt Tiranës dhe, sapo ka prerë timonin e makinës majtas për t’u futur në kthesë, drejtimi i mjetit i ka dalë nga kontrolli. Makina ka rrëshqitur për rreth 100-150 metra, ka marrë para dy shufra të sinjalistikës rrugore në anën e djathtë të rrugës dhe, më pas, goma e krahut të pasagjerit ka dalë jashtë rruge”- shkruan “Panorama”.
Ndonëse ka tentuar të frenojë, ka qenë e pamundur, makina është rrotulluar sipër shkurreve dhe ka rënë përmbys për rreth 10 metra poshtë rrugës. Makina ka ndaluar vetëm pasi ka përfunduar në një rrugë dytësore përbri malit të Kërrabës dhe ka ngelur e kthyer përmbys. Baxhoja prej xhami që ndodhej në
kabinën e makinës është thyer tërësisht e duket se ajo ka qenë shkaktare e goditjes së fortë në kokë që ka pësuar deputeti Olldashi, duke i shkaktuar
vdekjen brenda pak minutash nga aksidenti. Sipas ekspertëve kriminalistë,
Olldashi është gjetur me celular në dorë, e mendohet se mund të ketë qenë duke folur në telefon.. Ndërsa nga ekspertiza mjekoligjore, dëmtimet
më të mëdha i ka në gjoks dhe në kokë.
Operacioni i policise ka qene i veshtire per shkak te terrenit dhe motit shume te keq.

Ne vendin e ngjarjes kane shkuar me urgjence deputete kolege te Olldashit, kreu i PD-se, Lulzim Basha dhe ish kryeministri Berisha, deputete te djathte e te majte, kryeparlamentari Meta. Ne vend jane edhe ministri i Brendshem, Saimir Tahiri. Mesohet se i pari qe ka njoftuar sallen operative per aksidentin ka qene deputeti Igli Cara.

Ambulanca me trupin e pajete iu drejtua morgut te QSUT-se ne Tirane. Ne morgun e spitalit kishin mberritur familjare e te aferm te deputetit Olldashi, kreu i PD-se, deputete te majte e te djathte, ish kryetarja e Kuvendit, Topalli etj,

SOKOL OLLDASHI
Sokol Olldashi ka lindur më 17 dhjetor 1972 në Durrës. Deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë dhe ish Ministër i Punëve Publike dhe Transportit në qeverinë shqiptare. Shkollimin e mesëm e ka kryer në vendlindje ndërsa studimet e larta për drejtësi i kreu më 1995 dhe në vitin 2004 në Kolegjin e Mbrojtjes, pranë Komandës së Doktrinave.

Që nga koha e studimeve fillon të punojë si gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe bëhet kryeredaktor i televizionit ATN pastaj zgjidhet në krye të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, dhe në vitin 2001, zgjidhet deputet në Parlament.]Në vitin 2007, mer postin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në qeverinë e Shqipërisë. I martuar dhe ka dy fëmijë.

Veprimtaria profesionale

Nëntor 1999 – Qershor 2001 Kryeredaktor në televizionin ATN1

Tetor 1995 – Nëntor 1999 Zëvendëskryeredaktor për politikën në gazetën “Albania”

Tetor 1994 – Janar 1996 Reporter pranë Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH)

Veprimtaria politike

Anëtar i Partisë Demokratike, dega Durrës, që në dhjetor 1990

Anëtar i mbledhjes themeluese të FRPD-së

Maj 2002 – Shtator 2007, Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD)

Maj 2005 – Maj 2009 Kryetar i Partisë Demokratike të Tiranës

Anëtar i Kryesisë së PD-së që nga viti 2002

Qershor 2001 – Maj 2005, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, (lista shumëemërore)

2005 – 2007 Deputet i Kuvendit të Shqipërisë, zgjedhur në zonën elektorale 26, Durrës

2009 – 2013 Deputet i Qarkut Fier

2013 Deputet i Qarkut Fier    /Panorama/

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen