Sipas moshës,si duhet të ushqehësh?

Rrezore | Rrezore | 23.11.13 | 22:47

Ushqyesit ne trupin tuaj shkaktojne ndryshime, ndersa mosha juaj rritet, gje qe do te thote se ajo qe ju beri mire ne moshen 20-vjecare, mund te mos funksionoje po aq mire ne moshen 40-vjecare. Ndiq keto keshilla per te permiresuar shendetin fizik dhe mendor…
Kur je 20, ha salmon
Te njezetat nuk jane gjithmone kohe thjesht qejfi dhe gallate, por per fat te mire, pertypja e ketij peshku te ujerave te ftohta, mund te ndihmoje per te parandaluar apo trajtuar depresionin, nje gjendje ku grate kane gati dy here me shume shanse te bien sesa burrat.
Per fat te keq, nje e katerta e krizave te jetes jane qe te gjitha teper te zakonshme. Studimet tregojne se depresioni ka me shume gjasa te zhvillohet fillimisht mes moshes 15 dhe 34 vjec. Por salmoni eshte i pajisur me acide yndyrore omega-3, te cilat mund te stabilizojne ndjenjat e tua duke rritur nivelin e serotonines, lendes qe te ben te ndihesh mire.
“Ne moshen 20-vjecare ka gjasa qe ju po punoni shume dhe po kaloni kohe me shoqerine e ndoshta nuk keni kohe per te gatuar, keshtu qe bazoheni me se shumti te dy vakte te paragatuara. Nese dy here ne jave perdorni salmonin, atehere beni shume mire”, thote Ruth Frenchman, nje autore librash mbi dietat. “Nese perzieni salmonin me sallate dhe me pak majoneze me yndyre te ulet per dreke, mund t’iu shijoje shume.”
Ne moshen 30 vjec: veze dhe spinaq
Kjo eshte koha kur ju beni femije, keshtu qe ka gjasa qe jeni njekohesisht duke ushqyer femijen me gji apo jeni shtatzene. Mbajeni veten mire me nje omlete me spinaq dhe qumesht cdo mengjes. E verdha e vezeve dhe spinaqi permbajne koline, nje ushqyes qe ndihmon trurin e femijes te zhvillohet sic duhet. Instituti i Mjekesise rekomandon konsumimin e 425 mg koline ne te gjithe kohen, 450 mg nese jeni shtatzene dhe 550 mg nese po jepni ushqim me gji.
Nje veze e madhe do te jape 145 mg koline dhe nje gjysme kupe me spinaq do te te jape 240 mg. Spinaqi ka me shume prioritet, sepse permban edhe nje ushqyes tjeter te vlefshem per nenat, folatin, i cili ndihmon ne shmangien e lindjeve me defekte. Nje gjysme gote me spinaqin e gatuar lehte jep rreth 130 mcg folat, nje e treta e asaj qe rekomandojne mjeket per grate ne kete moshe. Kur je shtatzene, duhet te synohet 600 mcg dhe kur je me qumesht, duhet te synosh 500 mcg. Nese nuk arrin keto nivele permes dietes, mund te pyesesh mjekun nese marrja e suplementeve eshte nje ide e mire.
Kur je 40: mish vici pa dhjame dhe brokoli
Per ata qe dashurojne hamburgeret ne kete moshe, kjo eshte fat. Mishi i vicit pa dhjam permban shume hekur, nje ushqyes qe ndihmon ne prodhimin e qelizave te kuqe te gjakut, furnizuesit e trupit me oksigjen dhe qe mbajne nivelin e energjise lart.
Mjeket rekomandojne 18 mg ne dite per grate ne moshen 40 vjec dhe 27 mg gjate shtatzenise. Nevojiten 9 mg kur je me qumesht. Rreth 120 grame mish do te sigurojne 4 mg hekur. Por, per shkak se mjeket e kancerit rekomandojne kufizimin e konsumit te mishit te kuq ne rreth 520 grame ne jave, me shume se kaq mund te shkaktoje semundje zemre dhe rrezik kanceri, duhet te kerkohet hekur nga burime te tjera, si karkalecat e detit apo farat e kungullit. Kur je ne te dyzetat, eshte gjithashtu me rendesi kritike te konsumosh zarzavate si brokoli, per shkak se reduktojne rrezikun e kancerit te gjirit.
Ne te 50-at: jo ose vetem kos me yndyre te ulet
Ju duhet te keni degjuar per perfitimet e shumta qe vijne nga kosi me nivel yndyre te ulet ose pa yndyre. “Estrogjeni permban kalcium ne kockat tuaja, por pas menopauzes, ju filloni te humbni estrogjen, dhe rrjedhimisht humbisni kalcium dhe fuqine e kockave”, thote Joan Salge Blake, nje nutricien. Kosi siguron afersisht 300 mg ose nje te katerten e kalciumit ditor te nevojshem. Per pjesen tjeter, pini qumesht pa yndyre dhe leng portokalli te fortifikuar me kalcium apo hani djathe me yndyre te reduktuar.
Per te ndihmuar trupin tuaj te absorboje kalciumin, flisni me mjekun per mundesine e marrjes se suplementit me vitamine D, megjithese ju mund ta merrni kete vitamine edhe permes ushqimeve, si kerpudhat apo nga dielli. Gjithsesi eshte e veshtire te marresh vitamine D mjaftueshem permes dietes.
Bishtajore ne moshen 60-vjecare
Ka nje kenge qe kendohet ne shkollat fillore ne SHBA: “Groshet, groshet, jane te mira per zemren”. Kjo eshte ne fakt edhe shkencerisht e vertete. Te gjitha llojet e bishtajoreve, bizelet, bathet, groshet apo grosha qorre etj., permbajne nivel te larte potasi, gje qe ndihmon ne uljen e presionit te gjakut, nje faktor i njohur per semundjet e zemres.
Keto mrekulli te vogla jane gjithashtu te pasura me fibra, te cilat ju ndihmojne te ndiheni te ngopur dhe te mbani nje peshe te shendetshme. Lufta kunder obezitetit dhe presionit te larte te gjakut eshte e rendesishme pas kesaj moshe, sepse grate mbi 55 vjec kane dy here me shume gjasa te goditen nga nje atak kardiak ne krahasim me burrat apo grate me te reja./infoalbania/

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen