Nuk e di pse jam katolik (mysliman)?!

OP-ED | Zef Prenka | 27.11.13 | 21:28

Në Pejë është Festa e Famullisë dhe si rregull besimtarët marrin pjesë në të, në një ambient festiv e kremtues. Unë nuk isha prezent. Jam i sigurt, mëse i sigurt, se po ta takoja famullitarin (priftin katolik), të cilin se kam takuar me muaj edhe pse jemi fqinjë të parë, do të shprehte pakënaqësinë me arsyetimin tim, se do të ishte e nevojshme (apo më saktë e domosdoshme) të isha prezent dhe ka të ngjarë që do të më pyeste: e pse je atëherë katolik?

Dhe jam i sigurt se përgjigjja e parë e sinqertë që do të më shkonte në mend, brenda këtij konteksti, do të ishte: nuk e di pse jam katolik! Ky lloj dialogu është gjëja më normale që duhet të ndodhë ndërmjet përfaqësuesit të fesë dhe besimtarit. Në qoftë se zgjerojmë kontekstin në Evropën Perëndimore, ku shpirtrat janë të përgatitura, kemi një debat të gjallë në opinionin publik rreth bashkëjetesës së vlerave të krishtera në formën e vet konservative apo adoptimit të tyre në rrethanat dhe kontekstet e krijuara shtetërore, shoqërore, kulturore e më gjerë duke vënë në pah edhe faktin e krishtenizmit katolik, protestant e ortodoks.

Në qoftë se i kthehemi dialogut fillestar dhe deklarimit me se normal (nuk e di pse jam katolik?) shtrohet pyetja: pse deklarimi i z. Haradinaj: nuk e di pse jam mysliman?! (e nxjerrë nga konteksti) duhet të jetë lajm i ditës, i botuar e komentuar sot e gjithë ditën? A nuk kam, unë, e aq më parë z. Haradinaj si një ndër personalitet më të rëndësishme në hapësirën shqiptare, tjetri e tjetri, gjëra e detyra më të rëndësishme?

A e kemi kompletuar idealin e lirisë, të shtetit, mirëqenies, rendit? A jemi prindër (e fëmijë) që duhet të kujdesimi për ushqimin, veshjen, shkollimin, shëndetin e tyre? A është feja i vetmi identitet vlere dhe kulture dhe e mjaftueshme për kompletimin e jetës së njeriut, shoqërisë dhe vet shtetit?! Sigurisht (them unë) JO! Dhe, për shqiptarët, në historinë e tyre, a ishte feja rruga nëpërmjet së cilës u krijua kombi shqiptar? Historia e vet jeta e jonë thotë: JO! Atëherë pse gjithë ky trazim për një thënie të zakonshme, gjithë ky ekskludim dhe agresivitet, huqje e rendit të vlerave? Përgjigjen duhet ta japim të gjithë se bashku me kontributin tonë.

Ne nuk duhet të lejojmë që çështja shqiptare, që në rrugën e gjatë të saj u lag edhe me gjakun e familjarëve, të reduktohet në profilizim dhe ikonografi fetare me tendencë të dominimit të saj duke u bërë model i politikës, kulturës e vet shtetit. Ndonëse, në gjithë hapësirat shqiptare, ende jemi në gjendje trazimi ne duhet të përgatitemi me gjakftohtësi për të pranuar vlerat historike dhe të bashkojmë vlerat e ndryshme brenda kombit shqiptar përkatësisht, në këtë stad, ndërtimit të shtetit.

Në betejën e fituar të lirisë së bashku me NATO-n, në betejën e themelimit të shtetit dhe profilizimit të saj modern-laik, feja dhe përfaqësuesit e saj, kanë hapësirën e duhur të zhvillojnë aktivitetin e tyre për besimtarët në bazë të bindjeve dhe nevojave personale të tyre. Çdo tendencë kapërcimi i cilës do prej tyre: katolike apo myslimane, s’është gjë tjetër vetëm se diversion (i brendshëm dhe i jashtëm) në shtetin dhe kombin shqiptar./Shekulli/

Ish-ambasador i Kosovës, sot zyrtar i AAK-së

 

Zef Prenka

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Zef Prenka

Zef Prenka

Autor i shkrimit

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen