Letër Mbretit tim

Diaspora, Këndi poetik | Xhenc Bezhi | 06.05.15 | 22:45

Xhenc Bezhi

 

LETËR MBRETIT TIM

At i Kombit,
Ti, i madhi Kastriot,
shumë të kërkova
në Lezhë
kësaj vere,
po mundi më shkoi kot:
Ti as n’Kala ishe,
as në Kishë
prandaj vendosa
këte letër me ta nisë.

 

Turqit, turqit, o At,
kanë ardhë prap.
Çadrat kanë ngritë
në Shkup e n’ Ulqin,
shatorret në Tiranë,
në Prishtinë,
si në “ baçe” të babës.

 

Kanë ardhë e na thonë
se Ti, Mbreti im,
nuk je sjellë mirë
e se,
kund me ngulë
s’i ke lanë;
aq mëni të kanë marrë
sa as “surratin”
s’duen me ta pa
n’saraje t’mbretucave
tanë.

 

Kanë ardhë e na thonë se
“Arnautë e turq
vëllazen kemi qenë
e gjaku s’ka si me u nda,
prandaj
gabim shkrue asht historia,
e duhet ripa”.

 

Asht koha me u kthye,
Mbreti im,
se na bjerrë jemi
e Stambollin me ua tregue
s’po dimë;
o kthehesh Ti,
o ata na zhbinë.

Gjergj Kastrioti- Skenderbeu

Xhenc Bezhi

Autor i shkrimit

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen