Fjalime, kremtime dhe urime për 101 vjetorin e Ditës së Pavarësisë

Analiza & Komente | Rrezore | 28.11.13 | 12:14

Në 101 vjetorin e Ditës së Pavarësisë do të jenë së bashku krerët e shtetit presidenti Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.

Sot në orën 11:00 nisin në Vlorë festimet për 28 Nëntorin dhe tre krerët e shtetit do të marrin pjesë në ceremoninë e ngritjes së Flamurit dhe më pas në vendosjen e kurorave me lule te varri i Ismail Qemalit.

Aktivitetet do të vijojnë në teatrin “Petro Marko” ku kryeministri Rama do të ketë dhe një prononcim për mediet.

Në orën 12.00 në teatrin “Petro Marko do të bëhet prezantimi i projektit “Lungo Mare” si dhe do të shpallet konkursi ndërkombëtar për projektin e vijës bregdetare të qytetit të Vlorës.

Në orën 19.00 kreu i qeverisë do të marrë pjesë në pritjen e presidentit të Republikës.

Aktivitetet janë paraprirë nga mesazhe të shumta urimi. Me rastin e 101-vjetorit të Pavarësisë, Presidenti Nishani ka marrë mesazhe urimi nga presidenti i SHBA Barack Obama,. nga presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck, ai austriak, Heinz Fischer, i Izraelit, Shimon Peres, nga presidenti i Zvicrës, Ueli Maurer dhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar homologun shqiptar, Edi Rama për festën e 28 Nëntorit. /koha/

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen