Një komb një atdhe,një Adem Jashari e Gj.Kastrioti-Skënderbe

OP-ED | Dedë Preqi | 01.12.13 | 00:09

-Nëntori i unisimit kombëtarë-
Nuk mund të mohohet fakti se nocioni „kombësi“, përfshinë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Qamërisë dhe Luginës së Preshevës, të cilët janë i njëjti popull, dhe kanë gjuhë të njëjtë, kulturë dhe histori të njëjtë. Shqiptarët sot, vetëm nëse shikohen me xhelozi nga dikush tjetër, përndryshe para syve të botës së qytetëruar janë pasqyra e ndërgjegjës së shoqërisë bashkëkohore, të cilët synojnë shumë shpejt integrimin e tyre në familjen evropiane. Prandaj, shqiptarët asnjëherë nuk ishin ata, të cilët mund ti quajmë mëkaterë, të cilët bënë keq, edhe pse ishin të shtrënguar të dëshmojnë lojalitetin e tyre, duke qenë përherë viktimë e pafajshme dhe pastaj, qështja e problemit nacional të tyre pikërisht si qështje e drejtë dhe parimore e një populli dhe e orientimit global të zhvillimit të një kombi, siq janë vet shqiptarët, si një bërthamë kompakte e një kombi të përhershëm dhe pa mbarim, si përmbyllje logjike, e cila do të pllakoste kapakun e kundërthënjëve sterile historike për shqiptarët në botën bashkëkohore, që do të bëhej bashkimi dhe integrimi më i mirë i këtij populli.
Pikërisht një orientim i tillë global, në qasjen mbi tejkalimin e zgjedhjes së problemit të shqiptarëve, pa dhunë dhe pa apsolutizim të komponentës kombëtare, si dhe me dialog të të gjitha forcave demokratike dhe aplikimin e vetvendosjes qytetare shqiptare si qështje demokratike, për një komb, për një atdhe, ngase populli shqiptarë ka të drejtë natyrore të përpiqet që ta gjejë dhe pushtojë lirinë e vet, poashtu dhe fatin e vet ta ketë në duart e veta njëherë e përgjithmonë sikur popujt tjerë të lirë të botës demokratike. Dukuritë e tilla janë të kuptueshme, por nuk janë të dëshirueshme nga të tjerët, që nuk ia dojnë të mirën këtij populli, por duke pasur parasysh përvojën e hidhur që na ka sjellë historia në këto hapësira, kjo hedh poshtë insinuatën djallëzore të shfaqur me aq hipokrizi ndaj popullit shqiptarë, në këtë mënyrë duhet të bëhët ndryshimi i përmbajtjeve të nacionëve, për ti mbrojtur më mirë të drejtat e tyre.
E gjithë kjo gjendje e trazuar në trojet shqiptare, të ndarë dhe të copëzuar me dhunë nga fuqitë e mëdha të kohës dhe perandoritë e pamëshirshme, tregon fytyrën e vërtetë dhe vetëvendosjen e shqiptarëve për tu bashkuar brenda një ombrelle të vetme dhe paqësore, kështu që të lehtësojë përpjekjet e kuptimshme për një zgjidhje të pranueshme edhe për një Evropë paqësore, të lirë, të bashkuar dhe demokratike. Konceptet tona dhe format e mendimit në kuadër të kësaj qështje nuk janë të reja, ato kanë filluar shumë më herët, por duke marrë parasysh ndryshimet e reja në Evropë, dhe faktin se synimet e së ardhmës së gjithë popujve të saj, mund të rrotullohen dhe sillen, vetëm rreth pikës qëndrore dhe rreth vetëvehtës, bashkimi i tyre, apo „bashkimi i shqiptarëve“, në një klimë të vetme, mënyra më e mirë, që duhet të afrojë popujt njëri me tjetrin, përndryshe do të kalojnë vite dhe shekuj dhe kurrën e kurrës nuk do të ndjehën të lirë shqiptarët e Luginës së Preshevës, as të Maqedonisë, të Kosovës, të Qamërisë dhe Shqipërisë, pa bashkimin e tyre, në një shtet unik.
Nëntori i unitetit kombëtarë
Nëntori gjithherë për shqiptarët është simbol i unitetit kombëtarë, i cili në vete ruan dëshmi të mëdha historike, duke filluar ndoshta edhe më herët, por 28 Nëntori i vitit 1443, shënon një datë të rëndësishme historike, kur Gjergj Kastrioti-Skënderbe, kthehet në qytetin e tij të lindjes në Krujë, i shoqëruar me bashkëluftëtarët e vet, i cili ngreh sërish mbi Kështjellën Legjendare, flamurin dhe shqiponjën dykrenare, me ç’rast e ka domëthënjën e një simbolike të unisimit kombëtarë. Si datë historike e nëntorit, është edhe data e 8-të, nëntorit 1462, ku lëshohet dokumenti i parë i gjuhës shqipe, Formula e Pagëzimit, të cilën qarkore të gjuhës shqipe e kishte shkruar kryeipeshkëvi i Dursit, Pal Engjulli, një bashkëpunëtor i afërt, mik dhe moshatar i Gjergj Kastriotit-Skënderbe. Më 14-22 nëntor të vitit 1908, në Manastir, shënohet Kuvendi mbarë shqipëtarë nga gjitha viset shqiptare dhe nga mërgata e gjerë, për shqyrtimin dhe trajtimin e Alfabetit dhe shkronjave shqipe, e cila ishte një meritë e çmuar e korifenjëve të Rilindjes tonë kombëtare.
Më 28 Nëntor 1912 në Vlorë, u shpall Pavarësia Shqiptare, në përbërje të 40 delegatëve, në krye të sëcilës ishte Ismail Qemaili, me ç’rast u ngritë flamuri kuq e zi, të cilin flamur e kishte valuar më herët Gjergj Kastrioti-Skënderbe, gjatë luftrave kundër osmane të asaj kohe.
Më 28 Nëntor të vitit 1944, shënohet dita e çlirimit të Shqipërisë nga nazi-fashistët, ku populli shqiptarë i bashkuar rreth Frontit Antifashist, u çlirue nga okupatorët fashist të kohës, dhe u renditë me fitimtartët e Luftës së Dytë Botërore, e cila luftë antifashiste kishte tri formacione; Komuniste, bolshevike dhe balliste e zogiste.
Dhe nëntori i vitit 1968, shënohet si Nëntori i Rezistencës popullore dhe studentore në Kosovë, ku ndodhën demostratat e fuqishme kundër regjimit serbo-sllav, që kishin për qëllim, të drejtat e shqiptarëve të realizohen, me ç’rast një numër i madh i tyre ra viktimë e këtij regjimi të egër, por kjo rezistencë bëri ndryshime të mëdha, duke e detyruar udhëheqjen jugosllave, ta legalizojë përdorimin e flamurit kombëtarë, dhe gjuha shqipe të bëhët gjuhë zyrtare, dhe në nëntor të këtij viti, Kuvendi i Kosovës, e miratoj ligjin për themelimin e Universitetit të Kosovës, i cili u jetësua në vitin 1970.
Nëntori i krenarisë kombëtare shënohet dhe 28 Nëntori 1955, ditëlindja e Komandantit Adem Jashari, në Prekaz të Drenicës, i cili ia ndryshojë rrjedhën historisë së Kosovës, dhe i dha shtytje të fuqishme mobilizimit të përgjithshëm popullor dhe UçK-së, për liri dhe pavarësinë e Kosovës. Adem Jashari ishte arkitekti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili ra heroikisht bashkë me 56 anëtarë të familjes së tij në vitin 1998, ballë përballë me bandën çetnike dhe fashiste jugosllave, duke mbrojtur pragun e shtëpisë dhe dinjitetin kombëtarë.
Më rëndësi të veqantë është edhe 28 Nëntori i vitit 1997, i cili shënon daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me çrast po varrosej mësuesi Halit Gecaj, i vrarë para nxënësve të vet nga policia dhe paramilitarët e forcave fashiste serbe, ata dualën publikisht, duke dëshmuar se në Kosovë ekziston një forcë çlirimtare, e cila i kundërvihët pa komprimis pushtuesit serbo-fashist.
Si një nëntor historik, duhet të shënohet edhe 28 Nëntori i vitit 2001, ardhja e Gjergj Kastriotit-Skënderbe, në Prtishtinë. Gjergj Kastrioti-Skënderbe, duke udhëtuar tokave arbërore, kishte bërë shumë vjet dhe shumë shekuj, dhe këtë herë kishte vendosë bashkë me vraqin e vet të arrijë një ditë, që të pushojë në trojet dardane, në kryeqytetin e Kosovës së pavarur, thua se dëshironte ti thonte diçka këtij populli, „Unë jam kudo që ju më kërkoni, dhe kudo të ju gjejë të bashkuar“.
Prandaj, me gjithë dhunën përmanente që përjetuan shqiptarët dhe politikën kundër tyre, ata nuk mundën ti nënshtrojnë ashtu si dëshiruan kundërshtarët dhe as ti mposhtin dhe as ti osmanizojnë e sllavizojnë, por me stoicizëm prometheik i përballuan me gjithë dëmët e shkakëtuara, shqiptarët ngadhënjyen mbi egërsinë e armiqëve pushtues, dhe nuk ka mbetur gjë tjetër, që shqiptarët të bashkohen në një shtet të vetëm, kur dy shtete të pavarura shqiptare ekzistojnë, dhe është i mundshëm të bëhët bashkimi kombëtarë i gjithë shqiptarëve në një shtet të përbashkët, si domosdoshmëri që rrjedh nga rrethanat historike dhe nevojë e unisimit gjithë kombëtarë, që kishte me qenë vyrtit shpirtëror demokratik i një populli, për të vepruar në UNITET KOMBËTARË, si e drejtë e një populli për vetëvendosje dhe e drejtë objektive, për të hapur shtigjet e lirisë dhe ardhmërisë së një populli, dhe një ditë më 28 nëntor të ardhshëm, gjithë shqiptarët e bashkuar të shpallin ditën e bashkimit gjithëkombëtarë.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen