Afrikë e Jugut, bëhen nderimet e fundit për Nelson Mandelën-

Analiza & Komente | Rrezore | 15.12.13 | 10:38

Afrikë e Jugut, zhvillohen nderimet e fundit për Nelson Mandelën

– Trupi i Nelson Mandelës u kthye për herë të fundit në fshatin e paraardhësve të tij, ku do të varroset sot në kompleksin e familjes në Qunu. Mijëra vetë përshëndetën mbërritjen e arkivolit nga Mthatha në Qunu. Turma njerëzish kërcenin e këndonin në rrugë, duke pritur për orë të tëra për ceremoninë e lamtumirës.

Sizwe ishte tetë vjeç kur Mandela u lirua nga burgu 20 vjet më parë. Ai thotë se brezi i tij nuk do ta harrojë kurrë presidentin e parë me ngjyrë të vendit. „Sidmos për ne, të rinjtë, pasi ne marrim frymëzim prej tij në shumë drejtime. Edhe në këtë zonë ai ka bërë shumë për ne. Nëse nuk do të kishte luftuar Mandela për vendin, nuk mendoj se do të ishim këtu ku jemi sot”.

Luyanda Liberty Gcaza është i të njëjtit mendim. Ai po ndjek studimet universitare për biologji.
„Më parë ishte e vështirë të gjeje dikë si unë në Afrikën e Jugut, një zezak që ndiqte studimet universitare. Kjo ishte në një mënyrë meritë e Mandelës, pasi për të arsimi ishte faktori më i rëndësishëm. Ai thoshte që në mënyrë që të jemi të lirë, duhet të jemi të arsimuar”.

Nano Binase, nënë me dy fëmijë, priti për orë me radhë për t’i bërë nderimet e fundit Mandelës. Ajo do që fëmijët e saj të dëgjojnë për shembullin e Mandelës si njeri i thjeshtë dhe për bindjen e tij për vlerën e faljes, megjithë padrejtësitë e shumta: „Ai ka bërë një jetë shembullore. Ne duhet të ndjekim shembullin e tij”, transmeton Voa.

Para se trupi të mbërrinte në Qunu, Nelson Mandela u nderua nga udhëheqës të Partisë Kongresi Kombëtar Afrikan në një ceremoni përkujtimore pranë Johanesburgut.

Nipi i tij Mandla Mandela, i cili luan rolin e patriarkut të familjes, tha se gjyshi i tij 95 vjeçar ka punuar pa u lodhur për të përmirësuar jetët e të tjerëve, edhe pas largimit nga skena politike. Ai u përqëndrua në problemet sociale si infektimet me HIV/ SIDA dhe të ardhmen e fëmijëve në Afrikën e Jugut.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen