Kosova*, me UNMIK dhe pa flamur

Histori & Fakte | admin | 28.02.12 | 10:35

rrezore.com

Atmosfera politike e krijuar ditëve të fundit ,ka krijuar një situatë   politiko-strategjike të pa qëndrueshme dhe si e tillë nxitë një skenë të re të marrëdhënjeve Gjeopolitike në Ballkan.Kjo i referohet më së shumti trojeve ballkanike të populluara me shqiptarë,sepse edhe për kunder bashkëpunimit të mirë me SH.B.A-të ,shqiptarët janë –gjithnjë- të detyruar të sakrifikojnë ,si në pkëpamje politike ashtu edhe nga ato kombëtare në përgjithësi.Serbija,si okupatore shekullore e trojeve etnike shqiptare,po gëzon ende të drejtën për të mbajtë në bllok dhe për të pënguar zhvillimet  e rajonit .Kjo ,sikur i lehtëson punë,për të fituar në kohë dhe politikisht  përafrimin e saj në BE dhe strukturat e saja edhe atëherë kur në mënyrë të hapur dhe deklarativisht del se është pëngesë dhe do të mbetët e tillë edhe në të ardhmen, sa i përket marrdhënjeve me Kosovën.

Kemi shumë analistë politikë që e kanë vërejtë ketë fenomen të politikës moderne dhe në asnjë mënyrë nuk kemi siguruar që miqtë  tanë të ndihen të rehatshëm me pavarsinë që i ofruan Kosovës ,vetëm para katër vitesh.

Kompromiset e qeverisë tonë(edhe pa u pyetur Opozita bile),i dhanë të kuptojnë faktorit ndërkombëtarë se shqiptarët nuk kanë “kaqik” për tu ballafaqur  me një politikë  shoviniste të serbisë,që i kundërvihët direkt pavarsisë së Kosovës.Kjo e fuqizon dilemën e shumë vëndeve që e njohën Kosovën dhe shi për ketë ,ndërkombëtaret që të ndihen rehat,kërkojnë edhe më shumë që të lëshojë pe Kosova,sepse  thuhet se”kur s´ke  çka i bënë Gomarit ,i bie samarit”. Edhe Sh.B.A-të,duhet të mos kërkojnë gjithmonë kushte  të tilla që e zbehin pavarsinë e Kosovës të cilën vetë e mbrojtën deritani mjaft fuqishëm,sepse kjo për analistët politik, kuptohet si  njëfarë ndjenje e të qënurit pishman.Ndoshta i kanë edhe arsyet e veta ,sepse faktori ekzistues politikë në Kosovë ,nuk është në gjëndje të mbrojë atë që na e dhuruan ata.Pra, edhe opozita duket po aq e pa fuqishme sa,edhe e pa paisur me ndonjë program për shpëtimin e Pavarsisë,se po të ishte e kundërta ,atëherë sigurisht se pozita do të detyrohej të ikë sa më shpejtë në mënyrë që proçeset demokratike dhe makropolitike të avancoheshin.Mos lidhja e mirë e shteteve shqiptare mes veti(kjo vlenë edhe për qeverinë e Shqipërisë,por edhe për partitë opozitare në Maqedoni)ka lënë hapsirë që nga dialogu i “premtuar” si (jo ) politik,të merrën vëndime të rënda në infrastrukturën politikë të Kosovës ,duke e zbehur në skajshmeri pavarësinë .

Duke u nisur nga kjo gjëndje dhe nga ajo që është duke e pritur Kosovën,sepse pas marrjes së statusit të kandidatit për BE  të Serbisë,kjo e fundit e realizon një akcion të fuqishëm politik,për mes së cilës do të mundë ta bllokojë edhe më lehtë Kosovën dhe si diplomaci e vjetër,serbija do të mundohet edhe më shumë të minimizojë pavarsinë e Kosovës,që ne jemi vetëm duke e pranuar në fakt këtë veprim me arrogancë të tepruar të Sebisë.Kjo është mjaftë shqetsuese,dhe mundë të them se,do të jetë edhe fatale për të ardhmen e Kosovës,sepse vetëm një ditë pas marrveshjes që mbyllën me Serbinë,sot Brukseli ende ka dilema nëse duhet dhenë apo jo udhërrefyesin për liberalizimin e vizave,që indirekt kuptohet se ata po shqyrtojnë mundësinë e ofruar të Serbisë ,që nëpërmes saj të vlejë ky udhërrefyes,d.m.th. që edhe Kosovës ti njihet liberalizimi i vizave në kuadër të Serbisë,dhe për ketë lloj politike qeverija jonë as që ka nuhatur një gjë të tillë.E kur të shpallet bëhet vonë për gjithçka.

Edhe Shqipëria,pozitë dhe opozitë së bashku,kanë një përgjegjësi të madhe rreth kësaj gjëndje që po krijohet në Kosovë,nga se as edhe një herë nuk janë në gjëndje të ofrojnë leksione politike ,sepse ata kanë kuadro të shquara dhe mundë ta kishin bërë,por ku pshtillet lëmshi ,do të vërehët  së shpejti.

rrezore.com

Parndaj,popullit shqiptarë i duhet të mëndojë urgjentisht,që të gjejnë aktorë të politikës ditore dhe të punojë në alternativa politike dhe gjeopolitike,që në afatin më të shkurtë të mundhsëm të dalin me opcione të reja  politike duke e projektuar planin e bashkimit kombëtarë,duke mos pyetur shumë asnjë faktorë as të mbrendshëm dhe as të jashtëm,por të vihet në rresht të parë interesi  gjithëkombëtarë,duke bërë një bumerang politik që do ta trondiste edhe politikën e Brukselit (që dita ditës është në favor të Serbisë dhe politikës ambasadoriale të Sh,B.A-ve .që se fundit ka ndryshuar diskursin e favorshëm për shqiptarët,duke përafruar qendrimet e tyre me atë të BE-së dhe që nuk garantojnë asnjë marrëveshje të arritur nga bisedimet politike të fundit.

 

Shkruan :Z.P

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen