Kosova dhe populli shqiptarë i beson amerikës

Diaspora | Dedë Preqi | 29.02.12 | 20:57

Më shumë u intereson mediave dhe opinionit se,si është e mundur, që pala kosovare të lëshojë pe ndaj pozicionit të Serbisë, ku gjithçka tentohet nga ana e saj,të grabisë tërë potencialin politik të Kosovës,pse jo, edhe të Evropës.

Por, se çka qëndron mbrapa kësaj (loje) marrëveshje, as vetë rivalët politik nuk dinë të sqarojnë,vetëm se,njëra palë dhe tjetra,mburren për triumfin e tyre politik.

Askush nuk e ka të qartë  se kjo marrëveshje është vetëm një dredhi e njërës palë,që konsiderohet e palës serbe, e cila përdoret si potez e lojës së fundit, për tu anëtarësuar sa më parë në BE,dhe kjo gjë po ju pëlqen shumë vendeve evropiane,të cilët tani po dihet se, ashtu e kështu e kanë një qëllim të njëanshëm në favor të Serbisë.

Mirëpo, është një djenjë e pa këndshme ,e cila po tensionohet edhe më shumë,si për opozitën serbe ,e cila po e kundërshton marrëveshjen që e ka bërë qeverija serbe me palën shqiptare,ashtu edhe për opozitën shqiptare, si „vetëvendosja“, duke e protestuar dhe shumë të tjerë, të cilët nuk janë të kënaqur me këtë lojë politike, të cilët e kundërshtojnë marrëveshjen e tillë, ku Kosova të përfaqësohet me një yll të vogë,apo fusnotë ,dhe me rezulutën 1244 .

Shumë analist e konsiderojnë këtë marrëveshje si humbje e Kosovës,e cila është ndërmjetësuar nga BE-ja, sepse Beogradi po e realizon me sukses diplomacinë e vet.

Ne e dim fare mirë se , çfarë përparime janë bërë sidomos kohëve të fundit në veriun e Mitrovicës, njëherit edhe kushtet e qytetarëve të Kosovës janë bërë dëshpëruese, tani ti shtohet edhe kjo brengë popullatës, e cila ka nevojë të fitojë vullnet dhe qetësi,që të angazhohet në lëmi të tjera të jetës së përditshme.

Politika serbe kuptohet me qëllimet e saja,që ka për Kosovën,e cila ka një politikë të holluar me shantazhe dhe stratëgji të errëta dhe përpjekja e saj për një përqarje të mbrendshme të Kosovës.

Kosova dhe populli shqiptarë i beson Amerikës, dhe aletëve të saj, të cilët zotërohen se,Pavarësija e Kosovës është e pa diskutueshme,dhe sipas Planit të Ahtisarit,duhet ndjekur bisedimet në mes Kosovës dhe Serbisë,për të arritur deri te caku i përbashkët në mes dy shtetëve të barabarta.

Pa angazhimin e Amerikës dhe faktorit ndërkombëtarë asgjë nuk mund të bëhët, Kosova do të përplasej sikur më herët nga armiqtë e saj.

Ngjarjen e fundit dikush nuk e quan marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë,por e quajnë një  element politik,që ndikon në destabilizimin e situatës ,veqanarisht në Kosovë,dhe për tia humbë vullnetin popullatës,me qëllim të shkakëtimit të ndonjë trazire të mundshme në fillim të pranverës.

Kryeministri i vendit z.Thaqi,thotë se kjo marrëveshje nuk tingëllon mirë,por ekziston e vërteta ,e cila shpejton proceset në favor të shtetit dhe integrimeve të saja.Kjo marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë,ka nxitë reagime edhe te politikanët shqiptarë të Shqipërisë,dhe të rajonit,të cilët nuk e kanë kundërshtuar marrëveshjen, por me një theks të veqantë duhet të potencohet edhe deklarata e sekretares amerikane z.Klinton,dhe shumë të tjerëve,të cilët e miratojnë marrëveshjen,prandaj,duke u bazuar në këta njerëz të mëdhenj të shumë vendeve me rëndësi ,ndoshta edhe të tjerët janë bazuar në këto deklarata, duke mos dhënë tjera sugjerime.

Por shtrohet pyetja, nëse Serbija e shtinë këmbën në Evropë ,duke mos realizuar kushtet të cilat duhet plotësuar ndaj Kosovës,atëherë kush do ta merrë përgjegjësinë ? Përgjegjën mund ta jep sëcili në mënyrën e vet,por pasojat kush do ti bartë ,e cila qështje nuk ka çmim për Kosovën ,andaj këtë veprim duhet ta mendojë mirë BE-ja,si ndërmjetësuese e kësaj marrëveshje.

Ashtu ,kështu shteti serb do të anëtarësohet në BE,sepse këto ditë janë shtuar zërat haptas në favor të saj,por ky shtet mendon të mos e lëshojë prej dore Kosovën,kurdoherë që vendi jonë i plotëson kushtet për tu anëtarësuar një ditë në BE, Serbija do të paraqet pengesë.

Populli shqiptarë i beson Amerikës dhe politikës amerikane ndaj Kosovës, e cila e ndihmoi në ditët më të rënda të saj,dhe sot e kësaj dite duke na përkrahur ,prandaj jemi të bindur se, shpresat e popullit shqiptarë të Kosovës janë të gjalla dhe realitet,për të arritë qëllimet dhe idealet e veta, për një Kosovë evropiane,e cila nuk do ti harrojë edhe martirët e kombit, që u flijuan për idealin më sublim ,për Kosovën dhe Pavarësinë e saj.

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në Rrezore.Opinionet, analizat dhe publicistika e tij, janë gjithmonë në koherencê me aktualitetin dhe gjendjen faktike!

More Posts - Website

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rreth autorit

Dedë Preqi

Dedë Preqi

Poet, shkrimtar, publicist etj. Dedë Preqi ka të botuara një bagazh me vëllime poetike për fëmijë dhe të rritur... Autor i shumë temave në R

Tema të ndryshme

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen