Kanceri në prostatë, shenjat dhe faktorët e riskut

Rrezore | Rrezore | 29.12.13 | 13:49

KESHILLA – Kanceri i prostatës përfaqëson 15% të të gjithë tumoreve mashkullor dhe i dyti për vdekshmërinë e mashkullit pas kancerit të mushkërisë. Gjëndrra e prostatës ka madhësinë e nje gështenje dhe ndodhet poshtë fshikzës. Ajo mbështjell uretrën (kanalin e urinimit). Prostata prodhon lëngun prostatik që përzihet me atë seminal dhe ka për funksion të ruajë vitalitetin e spermatozoidëve. Kanceri i prostatës ndodh si shkak i shumimit të pakontrolluar të disa qelizave që ndodhen në brendësi të gjëndrrës. Te shumica e burrave (75% e burrave mbi 50 vjeç) me kalimin e moshës, qelizat e gjëndrrës fillojnë dhe shumohen shumë shpejt. Por, në shumicën e rasteve, bëhet fjalë për një zmadhim beninj, që quhet “ipertrofili” dhe mund të shëndërrohet në “adenomë”. Shqetësimet që kjo anomali shkakton janë: Nevoja për urinim urgjent; vështirësia për të filluar urinimin, në veçanti në mëngjes; zgjimi natën për të urinuar; si shkak i ngushtimit të uretrës, urinim më i pakët. Kemi të bëjmë me karçinomë, në ato raste ku qelizat çajnë kapsulën e gjëndrrës dhe mund të pushtojnë indet përreth, e më pas të përhapen edhe në organe të tjera, duke shkaktuar metastazë. Faktorët e rrezikut Mosha Çdo mashkull që ka mbushur moshën 45 vjeç duhet të bëjë kontrolle periodike sepse pas kësaj moshe zakonisht shfaqet tumori. Disa statistika tregojnë se në moshën 40 vjeç probabiliteti i shfaqjes së sëmundjes është 1 rast në 10.000 ndërsa nga 60-80 vjeç probabiliteti është 1 në 8. Të ushqyerit Është provuar se disa komponente të dietës janë shpesh përgjegjës të tumorit të prostatës. Bëhet fjalë për acidet yndyrore të tretshme, ose e thënë ndryshe, yndyrërat me origjinë shtazore dhe të mishit të kuq: Në qoftë se konsumohen shpesh dhe në sasi të mëdha rrisin mundësinë e shfaqjes së tumorit. Ndikimi negativ ndodh si shkak i rritjes së prodhimit të testosteronit dhe uljes së absorbimit të vitaminës A. Në të kundërtën, një dietë e pasur me perime të verdha dhe jeshile, vaj ulliri dhe fruta, falë aksionit të tyre antioksidant ndihmojnë në parandalimin e neoplazive prostatike. Trashëgimia Kanceri i prostatës mund të trashëgohet gjenetikisht. Nëse kanë qënë të prekur familjarë të tjerë nga këto sëmundje, nuk duhet të çuditemi nëse sëmundja trashëgohet. Meshkujt që kanë mutacion në gjenin BRCA1 ose 2 (i njëjti gjen përgjegjës për kancerin e gjirit) kanë një rrezik nga 2 deri në 5 herë më të lartë sesa meshkujt që nuk kanë mutacion në këto dy gjene. Kontrollet periodike Çdo vit, pas moshës 50 vjeç, çdo mashkull duhet të kontrollojë prostatën. Kontrolli bëhet në dy mënyra: 1. Eksplorimi rektal Kjo është mënyra më efikase e diagnostifikimit të sëmundjes sepse jep informacione shumë të vlefshme mbi madhësinë e prostatës. 2. Doza e PSA PSA-ja (antigjeni prostatik specifik) është një proteinë që prodhohet nga prostata dhe rritja e sasisë në gjak sinjalizon prezencën e llojeve të ndryshme të patologjive prostatike që mund të jenë beninje (ipertrofili prostatike, prostatit) ose malinje(tumori). Vlera normale e PSA-së në gjak duhet të jetë nga 0 deri në 4 nanogram për milimetër gjak. Në qoftë se sasia e PSA është më e madhe, duhet të qartësohemi me anë të biopsisë së një kampioni prostate të oservuar në mikroskop elektronik. Statistikisht, një në tre persona del me kancer të prostatës nga vlera e lartë e PSA-së . SHENJAT E KANCERIT 1- Nevoja për urinim urgjent 2- Vështirësia për të filluar urinimin, në veçanti në mëngjes 3- Zgjimi natën për të urinuar 4- Për shkak të ngushtimit të uretrës, ka urinim më të pakët FAKTORËT – Mosha – Ushqyerja – Trashëgimia gjenetike KUJDES USHQIMET Është provuar se yndyrërat me origjinë shtazore dhe të mishi i kuq, në qoftë se konsumohen shpesh dhe në sasi të mëdha, rrisin mundësinë e shfaqjes së tumorit, dhe shpesh herë janë përgjegjës për kancerin e prostatës Materiali është përgatitur nga Ardit Gjoka, student i Mjekësisë në Universitetin e Firences /dielli.al/

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Rrezorja

Portali rrezore.com është e destinuar për një publik të gjërë,të të gjitha shtresave dhe moshave,të gjitha kategorive shoqërore,politike e fetare,të gjitha strukturave profesionale,për një edukim dhe zhvillim të mirëfillt në frymën kombëtare dhe integruese.

Zur Werkzeugleiste springen