Radikalizmi i kryeministrit të Turqisë Rexhep Tajip Erdogan shqetësim për Sirinë dhe vendet rajonale!

OP-ED | admin | 07.01.14 | 18:34

Nga Asllan Dibrani

Qëndrimi i Turqisë mbi situatën në Siri i kryesuar nga Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan i dobët politikisht për çdo ditë, po i shkundet pozicioni politik. Trazira të përhershme nga e cila u konstatua edhe prezenca e grupeve kriminale, gjë qe po sfidon politika e Erdoganit me sinjale negative!
– Radikalët me një ideologji të grupeve terroriste operojnë drejtë destabilizimit të Sirisë të nxitur nga Kryeministri Erdogan ,siç duket nuk po i shkon sipas planit strategjik, mbi ideologjitë e tyre që të plotësojnë të gjitha objektivat e „Vëllazërisë myslimane për rrënimin e sistemit të presidenti al – Assad në Siri“.
Grupe të tilla të përkrahura të financuara dhe të organizuara nga Kryeministri i Turqisë , po krijojnë një gjendje terrori me degët e saj të organizatës të Al -Kaedës edhe në tjera vende islamike .
-Ndërkohë në anën tjetër të kontinentit, aty ku mbaron Ballkani , po krijon paqartësi, po me të njëjtin avaz duke krijuar kundërshtar edhe në Evropë. Stambolli një qytet i madh me mbi 15 milion banor , po përballet me pakënaqësi të përditshme , po politikë me ngjarje dramatike është duke e përcjell edhe kryeqytetin, Ankaranë qe u suspenduan dhe u arrestuan shume ministra e sidomos nga ministria ushtarake duke i akuzuar si përmbysës, apo puçist për rrënimin e sistemit të Kryeministrit Erdogan .Ky konsiderohet si „sulltan i qëndrueshëm dhe me një politikë të hekurt kundër atyre qe nuk janë në një mendje ideologjike me xhihadistët aktual qe çdo ditë po shihen në tërë botën.
Mbështetjen publike në rastin e ngjarjeve të Sirisë ,u panë hapur nga Erdogan si mbështetjes publik për grupet terroriste .Ka shumë arsye për këtë . Kjo nuk është diçka e re tek politikani me bindje islamike dhe qëndrime kundër te tjerëve qe s’janë te një feje me ta.
Partia e Erdogan i cili përfaqëson aktualisht edhe qeverinë , është përgjegjës për gjakun e dhjetëra të mijëra sirianëve . Qeveria dhe politika e Erdoganit po verifikohet për çdo ditë si përgjegjëse për prishjen e stabilitetit në të gjithë rajonin . E vërteta e njohur në Egjipt , Libi , Tunizi dhe kishte për të ndërhyrë në shumë vende të rajonit, pa e lëne të qetë as popullin shqiptare me grupet xhihadiste me theks te veçanet në Kosovë dhe Maqedoni . Në të njëjtën kohë të populli turk i Turqisë po reflektohen pakënaqësi nga lideri i tyre i mbrapsht, qe po e armiqëson me gjithë rajonin për qëndrimet e tij fetare si konservator , që infekton për çdo dite përkrahësit e tij me luftëra frontale deri ne gjakderdhje shpesh edhe me kërcime sulltanate nga koha mesjetare . Pra, ne shohim qëndrime kontradiktore në Turqinë zyrtare ,janë parë në dy mënyra . Njerëzit në një drejtim politik me qendre politike progresive , dhe qeveria e Erdogan me një politikë të pa krye drejt një humnere për ardhmërinë e Turqisë!.
E themi këtë sepse në gjithë botën shtetet demokratike po e luftojnë terrorizmin dhe grupet e armatosura radikale islamike qe po i nxisin edhe fëmijët e vegjël pa mëshirë te bëjnë vetëvrasje kamikaze siç ndodhi këto dite me vogëlushen 8 vjeçare ne trazirat arabe !

Sipas tyre , për t’i shërbyer Islamit , është thjesht për të shkatërruar të gjithë ata që i kundërshtojnë . duke shfaqur veprim të dhunshëm deri të prerja e kokës !
Prandaj , ata duan të krijojnë shtet , islamik me konceptin e vet edhe në Siri, po edhe ne vendet qe i konsiderojnë islamike. Por sigurisht , ato veprime radikale nuk përputhen, dhe as qe kanë të bëjnë asgjë me Islamin . Por qëllimi është për rryma antinjerëzore gjë që në kohët e fundit kanë shfaqje edhen në Kosovë e ma gjerë në trojet shqiptare. Ata në shumë vende të ndryshme të botës përpiqen ta zyrtarizojne xhihadin dhe rrymat ekstremiste dhunë e terror!

Në një mënyrë apo tjetër qeveria dhe populli i Sirisë nga e gjithë bota po përballet kundër grupeve terroriste , konkretisht grupet e xhihadit ndërkombëtare që shkojnë për dhunë plaçkë dhe terror .

Në grupe të tilla janë të përfshirë edhe grupe terroriste nga shqiptarët , që edhe të populli shqiptar dhe në Kosovë kanë krijuar një pasqyrë të keqe deri sa jemi në procesin e ndërtimit të Kosovës !

Prandaj një numër i terroristëve dhe mercenarëve shqiptar apo te përzier po vriten ne luftën e Sirisë. Verifikimi i tyre po e zbeh edhe politiken ndërkombëtare për Shqipërinë dhe Kosovën. Për Shqipërinë ishte edhe një shuplakë nga Bashkimi Evropian si pasojë e këtyre grupeve qe i kane dhënë një imazh të keq kombit shqiptar !.

Pasojat po i ndien populli shqiptar e jo grupet që shkojnë për pare te majme dhe presin e vrasin popullin sirian pa faj ne vendin e vet.
S’ka dyshim se në Siri forcat radikale terroristë hyjnë nga jashtë e sidomos përmes kufijve të Turqisë. Shumë prej këtyre grupeve terroriste në Siri në periudhën e ardhshme , do të jetë një rrezik për kufijtë e Turqisë dhe ka sinjale qe politika e Erdoganit do ti kthehet bumerang kundër Turqisë?Efektet do të jenë në të ardhmen e afërt dhe ndoshta Turqia duhet të paguajë,
radikalizmin e Erdoganit me pasoja rajonale po edhe vet Turqia siç po ndodh sot në Kosovë nga këto grupe.

Komente

Schreibe einen Kommentar

Deine E-Mail-Adresse wird nicht veröffentlicht. Erforderliche Felder sind mit * markiert

Zur Werkzeugleiste springen